Lajmet

80 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Kështu thuhet në njoftimin e Institutit.

Published

on

Në Kosovë aktualisht janë 80 raste aktive me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nga 177 testime dje kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 17 qytetarë.

Po ashtu janë hospitalizuar tre persona dhe një tjetër është shëruar.

Lajmet

Ramush Haradinaj pret në takim udhëheqësin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Z. Z. Gerard McGurk, udhëheqësin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Gjatë takimit, Haradinaj i uroi mirëseardhje Ambasadorit McGurk dhe i dëshiroi suksese në detyrën e tij të re.

Në fokus të bisedës ishte vazhdimi i bashkëpunimit me OSBE-në në funksion të forcimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Haradinaj kërkoi mbështetjen e mëtejshme të misionit, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të Aleancës për të bashkëpunuar ngushtë me OSBE-në.

Continue Reading

Aktualitet

Anija kozmike e Elon Musk shpërthen përsëri, këtë herë gjatë provës tokësore

Published

on

Starship 36, një nga anijet kozmike gjigante të SpaceX me të cilën Elon Musk aspiron – ndër të tjera – të “pushtojë” Marsin, shpërtheu të mërkurën vonë në mbrëmje gjatë një prove rutinë në qendrën e kompanisë në Starbase, Teksas.

Incidenti, i cili ndodhi pak para një prove statike të planifikuar, shkaktoi shkatërrimin e anijes kozmike dhe ndoshta dëmtime në infrastrukturën përreth, pa shkaktuar fatmirësisht lëndime.

Të mërkurën në mbrëmje, pak para orës 23:00 (ora lokale), SpaceX ishte në fazën e fundit për provën statike që është një fazë përgatitore për fluturimin e 10-të të Starship, kur ndodhi një shpërthim i fuqishëm në vendin e testimit Massey.

Sipas analistëve, shpërthimi ndodhi rreth 30 minuta pasi filloi ngarkimi i lëndës shtytëse dhe para se të aktivizohej testi statik, në të cilin motorët ndizen pa u nisur automjeti.

Kompania njoftoi se rreth vendit të ngjarjes ishte krijuar një zonë sigurie dhe siguroi se i gjithë personeli ishte i sigurt. “Nuk ka rreziqe për banorët e zonave përreth”, tha SpaceX, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg ndërsa procedurat e sigurisë janë në vazhdim.

Dy orë pas shpërthimit, zjarri në vend mbeti aktiv. Kamerat e NASASpaceflight transmetuan imazhe të drejtpërdrejta të flakëve dhe mobilizimin e forcave të zjarrfikësve.

Rreth 90 minuta pas shpërthimit, SpaceX lëshoi ​​një deklaratë zyrtare nëpërmjet X (ish Twitter):

“Të mërkurën, më 18 qershor, afërsisht në orën 23:00 sipas orës CT, Starship, duke u përgatitur për fluturimin e saj të 10-të provë, përjetoi një anomali serioze ndërsa ishte në shtratin e provës në Starbase. Një zonë sigurie u vendos dhe i gjithë personeli është i sigurt dhe i llogaritur. Ekipi ynë po punon për të menaxhuar në mënyrë të sigurt vendin, në koordinim me autoritetet lokale.”

Shkaku i shpërthimit dhe shkalla e dëmit nuk janë sqaruar ende, por incidenti vjen pas shpërthimeve të mëparshme gjatë fluturimeve të 7-ta, 8-ta dhe 9-ta provë të Starship në vitin 2024, duke përforcuar shqetësimet në lidhje me besueshmërinë e përgjithshme të programit.

Testi përfshinte anijen kozmike V2 Starship, e cila, sipas Elon Musk, ka një kapacitet më të madh karburanti, masë të reduktuar dhe besueshmëri të rritur.

Në të njëjtën kohë, SpaceX ka njoftuar se po përgatit versionin e tretë (V3), duke synuar të jetë në gjendje të lëshohet çdo javë në vitin 2026.

Continue Reading

Lajmet

​Shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt

Published

on

By

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, u theksua rëndësia e rrëfimeve të të mbijetuarve që ato të dëgjohen, të ndjehen dhe të përkrahen. Për këtë u tha se ‘trauma nuk ka skadencë ashtu siç nuk ka afat edhe kërkesa për drejtësi’.

Në kuadër të fushatës “trauma nuk ka afat”, nga drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti tha se pasojat e këtij krimi, më së miri Kosova arrin t’i shoh qe 25 vjet me radhë që nuk janë prezent vetëm për të mbijetuarit por edhe për familjet e tyre.

Tutje Rushiti tha se nuk duhet heshtur, të dëgjohen historitë e të reflektohet.

Pasojat afatgjate të këtij krimi, më së miri ne në Kosovë 25 vite me radhë arrijmë ti shohim që nuk janë prezent vetëm për të mbijetuarit, por fatkeqësisht janë prezent edhe tek fëmijët e tyre. Sot në kuadër të fushatës “Trauma nuk ka afat” qe po zhvillojmë së bashku me Ambasadën britanike ne Kosovë dhe me platformën bëhu zëri im kemi zgjedhur të mos heshtim më, kemi zgjedhur të dëgjojmë historitë e të mbijetuarve që të reflektojmë por njëkohësisht të veprojmë me hapa konkret, sepse të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës nuk shërohen me kohën, koha nuk shëron plagët, por drejtësia, përkujdesja dhe rehabilitimi.”, tha Rushiti.

Ndërsa, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves u shpreh se dhuna seksuale akoma përdoret si armë dhe strategji e qëllimshme e luftës.

Dhuna seksuale akoma përdoret si armë dhe strategji e qëllimshme e luftës. Sot është një mundësi që ta pranojmë dhe të luftojmë atë, por gjithashtu një ditë që të festojmë qëndrueshmërinë dhe t’i bëjmë thirrje drejtësisë. Është një ditë që të theksojmë besimin tonë se të mbijetuarit kurrë më nuk duhet të heshtën ose të injorohen, por të njohen, përkrahen dhe fuqizohen. Ju e njihni dhimbjen, por e njihni edhe forcën”, u shpreh Hargreaves.

E mbijetuara dytësore e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Venesa Sulimani tha se trauma e dhunës seksuale nuk është një histori por një trashëgimi, e cila sipas saj, qëndron në jetën e përditshme të të mbijetuarve.

Kur flasim për dhunën seksuale të lidhur me konfliktin, biseda shpesh mbetet e kapur pas historisë — çfarë ndodhi, kur dhe ku. Por trauma, trauma nuk është histori, është trashëgimi. jo nuk qëndron e mbyllur në të kaluarën. Ajo qëndron, jehon dhe shfaqet në jetën e përditshme të të mbijetuarve. Ajo zë vend në trupat e tyre, në familjet e tyre dhe në brezat që vijnë”, tha Sulimani.

Në Ditën Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt pati edhe homazhe në parkun “Heroinat” në Prishtinë.

Continue Reading

Lajmet

Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut

Published

on

By

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj situatës politike në vend, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e institucioneve.

Ajo tha se kjo gjendje është pasojë e mungesës së përgjegjësisë dhe ambicieve personale, duke theksuar se Kosova po paguan çmimin e kësaj sjelljeje politike.

“Kosova është marrë peng nga kokëfortësia, kryeneçësia, papërgjegjësia e Albin Kurtit dhe VV-së. Nuk ka fije logjike që institucionet e Kosovës të mos konstituohen në mënyrë që të jemi në gjendje të adresojmë sfida të shumta, hallet e shumta të qytetarëve, për shkak të kryeneçësisë së Kurtit dhe ambicjes së Haxhiut. Kosova është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se sa secili prej nesh”, tha Çitaku.

Continue Reading

Të kërkuara