Lajmet

8 të mirat që i ndodhin trupit tuaj nëse hani hudhra çdo ditë

Janë disa vlera që ka hudhra.

Published

on

Të gjithë i kemi provuar hudhrat. Dikush i ha më shumë, e dikush më pak. Por a e dini se vlerat e këtij ushqimi nuk kufizohen vetëm e mbrojtuara ndaj gripit?

Më poshtë Neps, do ju rendisë 8 përfitime të pabesueshme që trupi juaj merr, nëse konsumoni rregullisht hudhra:

Ju do të bëheni më tërheqës
Hudhra i bën meshkujt më tërheqës. Megjithatë, gjithmonë është thënë se era e hudhrës dekurajon çdo dëshirë për të komunikuar. Por studimet e fundit tregojnë se kjo është gabim. I vetmi kufizim është se një mashkull duhet të hajë 2 thelpi hudhra, 12 orë përpara një takimi, për të bërë përshtypje tek një grua. Eshtë e vështirë për shkencëtarët të shpjegojnë këtë fenomen.

Sistemi juaj imunitar do të përmirësohet
Shkencëtarët kanë konfirmuar edhe një herë se duhet të hamë hudhra rregullisht për të mos u sëmurur gjatë dimrit. Kjo sepse përmban grumbull vitaminash, vajra të dobishme dhe aminoacide. Për më tepër, ajo ka allicin, një përbërës organik që vret bakteret dhe kërpudhat.

Një shënim i rëndësishëm: Hudhra duhet të jetë e freskët për t’ju mbrojtur nga sëmundjet.

Presioni i gjakut do të stabilizohet
Shto hudhër në dietën tënde nëse vuan nga presioni i lartë i gjakut. Ajo zgjeron enët dhe zvogëlon presionin arterial. Dhimbjet e kokës, si dhe ngarkesa në zemër, do të zhduken së bashku me presionin e lartë të gjakut. Për të kuruar hipertensionin, duhet të hani 4 thelpi të hudhrave çdo ditë. Për më tepër, hudhra zvogëlon nivelin e ‘kolesterolit të keq’ në gjak me 10-15%. Çfarë do të thotë kjo? Rreziku i marrjes së sëmundjeve të zemrës ose goditjes së sëmundjes zvogëlohet me gati dyfish. Megjithatë, mbani mend se kjo metodë nuk mund të përdoret si terapi e vetme dhe duhet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se ta përdorni për këtë qëllim.

Memoria juaj do të përmirësohet
Hudhra përmban një mori komponentësh që parandalojnë plakjen e trurit dhe nuk kushton shumë. Njerëzit e moshuar që e konsumojnë zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit, ndërsa të rinjtë mund të përmirësojnë kujtesën e tyre dhe të rrisin produktivitetin e trurit. Ajo çka duhet të bëni është të hani hudhra në baza të rregullta.

Qëndrueshmëria juaj do të rritet
Hudhra e bën zemrën dhe muskujt të punojnë më efektivisht. Nëse merreni me sport, atëherë konsumi i këtij produkti do të përmirësojë rezultatet tuaja. Në Greqinë e Lashtë, kur askush nuk dinte për doping, sportistët olimpikë  ushqeheshin me hudhër, gjë që i bëri ata të vraponin dhe të kryenin qëllimin e vënë më mirë se konkurrentët e tyre. Për më tepër, hudhra ishte e dobishme edhe për njerëzit që nuk ishin të lidhur me sportin, sepse redukton lodhjen dhe rrit produktivitetin.

Lëkura dhe flokët tuaja do të përmirësohen gjithashtu

Flokët: Hudhra nxit rritjen e flokëve duke i bërë ato më të gjata dhe më të trasha.
Lëkura. Fibroblastet (qelizat përgjegjëse për rinovimin e lëkurës) kanë një reagim pozitiv ndaj hudhërës. 2 thelpi të ngrëna çdo ditë janë të mjaftueshme për të zhvilluar prodhimin e kolagjenit natyror dhe elastinën.
Mbrojtja nga dielli. Komponentët që përmban hudhra mbrojnë nga plakja. Rrezet e diellit nuk do ta thajnë lëkurën nëse konsumoni më shumë hudhra.

Dhimbjet e dhëmbit do të reduktohen
Për shkak të vetive të tij antibakteriale dhe antimykotike, hudhra është e mirë për zgavrën e gojës. Ajo vret mikrobet e dëmshme dhe shëron mishrat e skuqur. Për më tepër, zvogëlon rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve. Prandaj, nëse filloni të hani hudhra rregullisht, nuk do të keni nevojë të shihni stomatologun tuaj shumë shpesh.

Do filloni të humbni peshë
Si rezultat i reaksioneve komplekse kimike, hudhra shkatërron depozitat yndyrore. Hudhra bllokon shtimin e peshës kur ndodh një dietë e papërshtatshme dhe e pabalancuar. Djeg kaloritë e tepërta që hyjnë në trup. Natyrisht, funksionon vetëm nëse hani sasinë e duhur të hudhrave./neps.al

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara