Lajmet

Osmani: Nëse ushtria serbe kalon kufirin me Kosovën, do të përballet me ushtarët amerikanë

Osmani: Ne nuk jemi vetëm dhe Serbia e di mirë këtë.

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është intervistuar nga një media kroate, ku ka deklaruar se nëse ushtria serbe provon të kalojë kufirin me Kosovën do të përballen me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Komandantja Supreme e FSK-së është pyetur nëse ka frikë nga konfliktet e armatosura tani kur ushtria serbe po armatoset, Osmani është përgjigjur se nuk e di se çfarë ka në mendje Serbia por që nëse provojnë të kalojnë kufirin me Kosovën ata do të takohen me ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është e qartë se ushtria serbe e sheh Rusinë si aleatin e saj kryesor për sa i përket bashkëpunimit ushtarak, por edhe të politikës së asaj ekonomie. Ata e tregojnë atë hapur. Ndërsa vendet në rajon, të tilla si ne ose Kroacia, zhvilluan stërvitjen “Defender Europe 21” së bashku me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, Serbia organizoi stërvitje ushtarake me Rusinë në të njëjtën kohë. Ishte i vetmi vend në rajon që nuk ishte i pranishëm në stërvitjen “Defender Europe 21” të udhëhequr nga ShBA-ja. Kohët e fundit mund të shohim se si ata organizojnë stërvitje ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë, gjë që tregon orientimin e tyre. Nuk jam i sigurt se çfarë kanë në mendje kur bëhet fjalë për retorikën që ata përdorin, por di një gjë shumë mirë: nëse kalojnë kufirin me Kosovën ata do të takohen me ushtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO-s. Ne nuk jemi vetëm dhe Serbia e di mirë këtë! Ata u përpoqën ta bënin atë një herë në 1999. Nuk mendoj se ata do të dëshirojnë të provojnë përsëri”, ka thënë Osmani për express.hr, transmeton Gazeta Express.

Osmani ka folur edhe për dialogun me Serbinë që po udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Presidentja e vendit tha se Kosova është e qartë se çfarë pret nga finalja e dialogut dhe ajo është njohja e ndërsjellë.

“Kryeministri Kurti prezantoi pikëpamjet e Kosovës kur bëhet fjalë për bashkëpunimin rajonal. Arritja e paqes së qëndrueshme përmes drejtësisë lidhet gjithashtu me problemet e të drejtave të pakicave dhe ndriçimin e fatit të personave të zhdukur. Këto ishin temat e takimit fillestar, prezantues. Ne do të shohim se si do të zhvillohen gjërat më 25 korrik. Unë mendoj se është shumë herët për të gjykuar procesin dhe për të nxjerrë një përfundim të qartë dhe përfundimtar. Por ne jemi shumë të qartë për pritjet tona dhe ato janë identike me ato të theksuara në letrën e dërguar nga Presidenti Joe Biden. Ajo përcakton qartë se ky proces duhet të ketë për qëllim njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne presim”, ka thënë Osmani për median kroate.

Continue Reading

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara