Lajmet

78 vite nga themelimi i UNICEF

Published

on

UNICEF, shkurtesa në anglisht për United National International Children´s Emergency Fund (Fondi i Emergjencës i Kombeve të Bashkuara për Fëmijet) është themeluar pikërisht më 11 dhjetor në vitin 1946.

Fillimisht për të lehtësuar pasojat e luftës. Tani merret me mirëqenien e fëmijëve në vendet ne zhvillim.

UNICEF ka marrë mandatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të mbrojë të drejtat e fëmijëve, të ndihmojë për përmbushjen e nevojave të tyre bazë dhe zgjerojë mundësinë e tyre për të arritur potencialin tyre të plotë, duke zbutur kështu një nga problemet sociale më të rënda të ditëve të sotme.

Qendra kryesore është në qytetin e New Yorkut, derisa UNICEF-i përmes programeve të shumta është aktiv edhe në Kosovë e Shqipëri.

 

 

Lajmet

Kurti shkruan për raportin e Transparency International për Përceptimin e Korrupsionit: Jemi ngritur 10 vende

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në profilin e tij në “facebook” për publikimin e raportit të Transaprency International sa i përket perceptimit të korrupsionit në Kosovë.

Sipas këtij raporti, Kosova është ngritur për 10 vende.

Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vijon të japë rezultat e të marrë njohje e vlerësime ndërkombëtarisht. Ky është rankimi më i mirë (73/180) dhe vlerësimi më i lartë (44/100) ndonjëherë për vendin tonë në këtë indeks ndërkombëtar.

Me luftim të korrupsionit fiton shteti e qytetarët, e bashkë me të edhe imazhi i vendit tonë i cili çdo herë e më shumë po përmirësohet, e Republika përherë e më shumë po lartësohet”, ka shkruar Kurti.

Continue Reading

Lajmet

Mbi 20 qendra të votimit në disa komuna kanë mbetur pa përfunduar numërimi i votave nga KQZ

Published

on

By

Komisioni Qendror i Kosovës (KQZ) ende nuk ka përfunduar 100 për qind numërimin e rezultateve preliminare online. Edhe 21 qendra të votimit në disa komuna të Kosovës ende nuk ka përfunduar ky proces. Megjithatë sipas KQZ-së deri në orën 19:10, (mbrëm kur ishte rezultati i fundit) ishin numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533.

Sipas KQZ-së në sistemin online, Komuna e Gjilanit ka edhe tetë qendra të vendvotimit pa numëruar, Komuna e Leposaviqit nuk ka përfunduar edhe tri Qendra të vendvotimeve. Podujevë ka edhe ka edhe një qendër të votimit pa numëruar, Komuna e Mitrovicës ka po ashtu edhe një Qendër të Votimit pa numëruar. Po ashtu Peja edhe një qendre të votimit pa numëruar. tim

Edhe Komuna e Deçanit nuk ka përfunduar ende, ka edhe një Qendër të votimit pa numëruar.

Prizreni edhe dy Qendra të votimit nuk ka numëruar, e Shtërpcës edhe një Qendër të votimit e ka të pa numëruar. Po ashu edhe në Pejë ka mbetur edhe një Qendër e votimit pa numëruar, si dhe në komunën e Klinës kanë mbetur pa edhe dy Qendra të votimit pa numëruar.

KQZ ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me partitë Guxo dhe Alternativa me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.16 për qind ose 184 mijë e 040, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.60 për qind ose 146 mijë e 147 vota.

AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.46 për qind ose 61 mijë e 968 vota.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.

Në zgjedhjet e parlamentare të vitit 2021, Vetëvendosje ka pasur 438 mijë e 335 vota, PDK-ja 148 mijë e 285 vota, LDK-ja 110 mijë e 985 vota dhe AAK 62 mijë e 111 vota.

Të dielën në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, për herë të parë si të rregullta, pas shpalljes së pavarësisë.

Continue Reading

Bota

Gruaja e burgosur në Suedi për mbajtjen e jazidëve si skllevër

Published

on

Një gjykatë suedeze ka dënuar një grua me 12 vjet burg për mbajtjen e grave dhe fëmijëve jazidi si skllevër në Siri, si pjesë e një fushate gjenocidale të Shtetit Islamik (ISIL) kundër pakicës jazidi.

Gruaja, Lina Ishaq, u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të rënda lufte. Ajo mbajti nëntë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, të mbyllur dhe si skllevër për pesë muaj, duke i detyruar të kryenin punë të ndryshme. Ky dënim është një nga hapat e parë në drejtësi për krimet që ISIL ka kryer kundër komunitetit jazidi, i cili ka vuajtur një fushatë brutale të persekutimit dhe skllavërimit seksual./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Vonesa në numërimin e votave, KQZ kritikohet për dështim dhe shkelje ligjore

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillimisht kishte planifikuar që numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe rikonfirmimi për subjektet politike të niste sot në Qendrat Komunale të Numërimit në gjithë vendin, por kjo nuk ndodhi.

Ky numërim sot po nis nga ora 16:00 vetëm në 4 komunat e Kosovës, saktësisht në Prishtinë, Lipjan, Obiliq e Partesh, ndërsa 34 komunat tjerë numërimi pritet të nis nesër.

E vonesat për fillimin e numërimit të votave të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet në Qendrat Komunale të Numërimit po konsiderohet dështim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe shkelje e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme nga ky institucion.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani u shpreh se vonesat për fillimin e numërimit të votave në QKN kanë ndodhur për çështje teknike.

Ai insiston që gjithçka nga ky proces numërimi do të publikohet në platformën online të KQZ-së.

Sot ka pasur që të filloj procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, mirëpo kjo është shtyrë për disa orë për shkaqe teknike dhe logjistike meqenëse jemi duke krijuar gjithë stafin e nevojshëm për të qenë prezent në Qendra Komunale të Numërimit. Kemi bërë të gjitha përgatitjet si KQZ që ky proces të filloj nga ora 16:00 në disa komuna të Kosovës bëhet fjalë për Prishtinën, Obiliqin, Lipjanin dhe Parteshin ku sot nga ora 16:00 do të filloj procesi i numërimit i votave të subjekteve politike dhe kandidatëve. Nuk do të filloj në të gjitha qendrat e përcaktuara komunale për shkak të sigurisë që po na nevojitet neve si KQZ për shkak të pengesave dhe problemeve që kemi pasur gjatë ditës së zgjedhjeve me platformën të cilën si KQZ e përdorë për tabelimin e rezultateve të tjerat do të nisin nga nesër me mëngjes sepse kemi ftuar gjithë akterët tjerë nga qendrat komunale të tjera që nuk fillon numërimi të vijnë që të shohin. Ne po insistojmë dhe jemi të sigurt që do të vazhdojmë me platformën elektronike dhe gjithçka të tablohet në formë të tillë”, u shpreh Elshani.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së siguron qytetarët dhe subjektet politike se votat janë të sigurta dhe nuk janë prekur.

Dua të siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës dhe subjektet politike që votat nuk janë prekur e as nuk preken, janë ato për të cilat ka vendosur qytetari i Kosovës. Por, ajo çka po rrezikohet sot është transmetimi dhe publikimi i këtyre rezultateve për opinionin publik”, theksoi ai.

Por, sipas Institut Demokratik të Kosovës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dështuar të filloi me kohë numërimin e votave në Qendrat Komunale të Numërimit, ashtu siç e parasheh ligji.

Vullnet Bugaqku nga KDI thotë se ky dështim po e minon besimin e publikut në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Fatkeqësisht KQZ dështoi të filloi me kohë që ta respektoj ligjin dhe që të jetë madje transparente në kuptimin që të tregoj para publikut se pse po ndodh kjo vonesë e fillimit të numërimit të votave të kandidatëve. Dhe ne vlerësojmë që ky lloj dështimi e cenon ose minon besimin e publikut në punën dhe aktivitetin e këtij Komisioni.. Esenciale është fakti që ka dështuar serveri për t’i futur të dhënat e kandidatëve dhe fletëvotimeve në server dhe numërimi i votave të kandidatëve është shqetësues fakti që me gjithë buxhetin e lartë që ka KQZ dhe me gjithë përgatitjet që i ka pasur diku 6 muaj apo 1 vit më herët caktimi i lartë i buxhetit që është bërë për administrimin e suksesshëm të këtyre zgjedhjeve nuk pati sukses. Arsyet janë me gjasë krejt për shkak të mungesës së funksionimit të serverëve, por megjithatë mendoj që KQZ është dashur t’i testoj me kohë këto gjëra dhe sot mos të jemi në një situatë kur dy ditë pas përfundimit pothuajse të numërimit të votave të subjekteve politike ende nuk ka filluar numërimi i votave të kandidatëve”, theksoi ai.

Bugaqku thekson se vonesat në nisjen e këtij procesi mund ta zvarrisë dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit.

Kjo mund të ketë pasoja në certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, në vonesën e certifikimit të rezultateve dhe në vonesën e krijimit të institucioneve…Ka me pas njëfarë lloj humbje të besimit sa i përket mënyrës së besimit të këtij numërimi”, theksoi ai.

Me ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme numërimi i votave të kandidatëve për deputet do të numërohet në Qendrat Komunale të Numërimit të cilat janë në secilën komunë të Kosovës. Ky proces në proceset e kaluara zgjedhor ka ndodhur në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Më 9 shkurt pas përfundimit të procesit të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati telashe me platformën elektronike të saj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.15 për qind ose 184 mijë e 40 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.59 për qind ose 146 mijë 241 vota.

AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.47 për qind ose 62 mijë e 66 vota.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan vetëm 40.59% me të drejtë vote.

Continue Reading

Të kërkuara