Lajmet

7,500 familje kosovare do të marrin ndihmë nga BE dhe UNDP

Published

on

Projekti i Ndihmës Humanitare i financuar nga BE-ja (HAP) i zbatuar nga UNDP do të përforcojë Qendrat për Punë Sociale në të gjithë Kosovën me 40 punonjës socialë vullnetarë të KB për 12 muajt e ardhshëm si dhe do të mbështesë 7,500 familje në nevojë që jetojnë në varfëri të skajshme me produkte ushqimore, higjienike dhe sende të tjera thelbësore për gjashtë muajt e ardhshëm.

Sipas komunikatës ministrore, ky aksion i përbashkët është mbajtur në prani të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati , Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesit Special të BE-së Tomáš Szunyog, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së Maria Suokko, si dhe përfaqësueseve te tjerë te institucioneve të BE-së, UNDP-së, UNV-së dhe Kosovës.

Skema e praktikës me pagesë për punonjësit socialë të sapo diplomuar, psikologët dhe sociologët – si Vullnetarë të Komunitetit të Kombeve të Bashkuara – do të sigurojë një lehtësim të menjëhershëm, duke forcuar kapacitetet e Qendrave për Punë Sociale (QPS). Kjo do të jetë gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për praktikantët për të fituar përvojë profesionale. Këta 40 Vullnetarë të KB, nga të cilët 36 janë gra dhe 7 nga komunitetet jo-shumicë, janë përzgjedhur dhe kanë filluar punën e tyre 12 mujore në fund të Prillit në QPS në të gjithë Kosovën.

Me këtë rast, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, theksoi se duke u bazuar edhe në planin qeveritar Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është e angazhuar për hartimin dhe zbatimin e politikave sociale që synojnë mbështetjen e grupeve të cenueshme dhe punësimin e të rinjve. Ai gjithashtu theksoi se identifikimi i familjeve që plotësojnë kushtet është kryer përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Qendrat për Punë Sociale në të 38 komunat e Kosovës.

“Pandemia ka vështirësuar sistemin e mbrojtjes sociale të Kosovës. Kriza ka goditur veçanërisht rëndë ata që tashmë po përpiqen të sigurojnë jetesën. Tani kemi një mundësi unike, me mbështetjen e BE-së, për t’u dhënë një lehtësim atyre qe gjenden në situata më të cenueshme – si në drejtim të sigurimit të ndihmës së përkohshme, ashtu edhe në forcimin e kapaciteteve të Qendrave të Punës Sociale”, shtoi ministri Murati./UBTNews

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet një person i zhdukur në Ferizaj

Published

on

By

Në Ferizaj është raportuar zhdukja e një personi, i cili është larguar nga strehimorja ku po qëndronte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor rreth orës 08:00.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar shënimi zyrtar dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pesë rastet të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjes në disa qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë është raportuar se një viktimë grua është kanosur verbalisht nga një i dyshuar burrë, i cili tashmë ndodhet në kërkim policor.

Në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje, një viktimë grua është sulmuar nga një i dyshuar mashkull, i cili me vendim të prokurorit është liruar pasi ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu në Prishtinë është regjistruar edhe një rast tjetër i dhunës në familje ndaj një viktime grua, ku pas intervistimit të palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Viti është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy personave. I dyshuari, me rekomandim të specialistit dhe vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim mjekësor nën mbikëqyrje të policisë.

Ndërsa në Klinë, njësitë policore kanë arrestuar dhe dërguar në mbajtje një të dyshuar burrë për veprat penale kanosje dhe dhunë në familje ndaj një viktime burrë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari në Podujevë për vrasje në tentativë

Published

on

By

Në Podujevë është arrestuar një person si i dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri, por i njëjti nuk kishte qëlluar, ndërsa në vendin e ngjarjes organet e rendit kanë gjetur një gëzhojë.

Ndërsa pas mbledhjes së provave materiale, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, deri sa janë kryer edhe kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, por që nuk është gjetur diçka e dyshuar. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara