Lajmet

733 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Published

on

Në komunën e Gjilanit janë aktualisht 733 raste aktive me COVID-19, 106 prej tyre në hospitalizim.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Gjilanit, Selami Xhemaili ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjilan janë testuar 17 mijë e 388 mostra, prej të cilave rezultuan 4 mijë e 936 raste pozitive me COVID-19, 4 mijë e 80 persona janë shëruar, 123 persona kanë vdekur, raste aktive janë 733, të hospitalizuar me COVID janë 106 persona dhe 93 mostra në pritje për rezultat./UBTNews

Lajmet

Konstituimi i Kuvendit mbetet i bllokuar, seanca e radhës të mërkurën

Published

on

By

Edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka sjellë rezultat. Në vazhdimin e seancës së mbajtur të hënën, nuk u arritën votat e nevojshme për formimin e komisionit që do të organizonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Nga votimi morën pjesë 52 deputetë, të gjithë në favor, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Seanca e ardhshme pritet të mbahet të mërkurën në orën 10:00.

Continue Reading

Lajmet

Gjermania njofton 10 milionë euro shtesë për OBSH-në

Published

on

By

Gjermania ka rritur ndihmën e saj për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me 10 milionë euro (11,2 milionë dollarë) në përgjigje të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga organizata, njoftoi dje ministrja e Shëndetësisë Nina Warken, në Gjenevë.

Gjermania kishte kontribuar tashmë 2 milionë euro shtesë në fillim të prillit. Me kontributet e shtuara, qeveria gjermane synon të mbështesë organizatën me qendër në Gjenevë – pas largimit të SHBA-së, kontribuesit të saj më të madh.

Tërheqja e Uashingtonit, e urdhëruar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2026.

Warken, duke folur gjatë një takimi me drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë, tha se ishte e rëndësishme që organizata të avanconte procesin e saj të reformës dhe të përqendrohet në detyrat e saj kryesore.

Këto përfshijnë monitorimin global të shëndetit, përgatitjen për pandemi, kontrollin e sëmundjeve dhe aksesin e barabartë në kujdesin mjekësor.

Warken ndodhet sot në Gjenevë për hapjen e asamblesë vjetore të OBSH-së, gjatë së cilës pritet të miratohet një marrëveshje e finalizuar për pandeminë.

Gjermania tashmë e ka mbështetur OBSH-në me afërsisht 290 milionë euro gjatë 2-vjeçarit 2024-2025, sipas shifrave të ministrisë.

Marrëveshja e re për pandeminë i angazhon vendet të forcojnë sistemet e tyre shëndetësore dhe të monitorojnë mbretërinë shtazore. Shpërthimet e sëmundjeve duhet të zbulohen shpejt dhe të parandalohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Marrëveshja synon gjithashtu të rregullojë prokurimin e pajisjeve mbrojtëse dhe shpërndarjen e vaksinave. Marrëveshja ende duhet të ratifikohet nga vendet pjesëmarrëse./atsh

Continue Reading

Lajmet

Limaj: Kosova ka nevojë për qeveri funksionale dhe projekte konkrete

Published

on

By

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar para mediave se ngërçi aktual politik në Kosovë mund të tejkalohet vetëm përmes dialogut dhe marrëveshjeve ndërmjet partive politike. Ai theksoi nevojën për përgjegjësi nga të gjitha palët për të dalë nga kjo situatë.

Limaj tha se aktualisht nuk ka aktorë të rinj politikë në skenë dhe se forcat politike që janë tani duhet të gjejnë rrugën përmes bisedimeve.

“Secili duhet t’i thërras ndërgjegjes që kjo situatë të përfundojë. Kosova ka shumë punë përpara, vendi ka nevojë për qeveri funksionale, projekte dhe përparim,” shtoi ai.

Ai vuri në dukje se Nisma Socialdemokrate është e gatshme të japë kontributin e saj, por për momentin nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare për të dhënë propozime në lidhje me procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Përgjegjësia kryesore mbetet në duart e forcave më të mëdha politike,” përfundoi Limaj.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Ofrojmë mbështetje për deputetet Selimi ose Bogujevci

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk pret ndryshime në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit pa një marrëveshje paraprake mes partive.

Ai ka bërë të ditur se AAK-ja është e gatshme të mbështesë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përmendur emrat e deputeteve Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci.

Haradinaj tha se kjo është një shenjë favori nga ana e AAK-së dhe beson se kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të reflektojë për këtë ofertë.

“Përderisa nuk ka marrëveshje, situata mbetet e njëjtë. Shpresojmë të kemi kohë për të propozuar kandidatin, në këtë rast Selimin ose Bogujevcin, dhe jemi të gatshëm t’i votojmë. Kemi ofruar këtë favor edhe si opozitë, dhe mendoj se është një ofertë e mirë që Kurti duhet ta marrë parasysh,” tha Haradinaj.

Continue Reading

Të kërkuara