Lajmet

72-vjetori i mësimit në gjuhën turke, Kurti: Duhet t’i mësojmë gjuhët e njëri-tjetrit

Ai ka uruar në gjuhën shqipe dhe turke 72-vjetorin.

Published

on

Dy ditë pas takimit në Ohër me presidentin serb, kryeministri Albin Kurti është paraqitur në shkollën fillore “Elena Gjika” në kryeqytet në shënim të përvjetorit të mësimit në gjuhën turke, por që nuk është prononcuar para gazetarëve për aneksin e zbatimit të planit evropian.

Kryeministri Kurti në shkollën “Elena Gjika”, të hënën është shprehur krenar që në Kosovë është kjo traditë e shumëgjuhësisë, ku nxënësve ju lejohet të mësojnë gjuhën e tyre amtare.

Kurti ka uruar në gjuhën shqipe dhe turke 72-vjetorin prej kur qytetarët e Kosovës patën mundësinë të mësojnë edhe në gjuhen turke.

“Jemi krenar për këtë traditë kaq të gjatë të shumëgjuhësisë në vendin tonë dhe për mundësinë që fëmijët në Kosovë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare… Ne planifikojmë të organizojmë aktivitete për mësimin për komunitetet e mbështetura në materiale mësimore dhe materiale tjera të cilat paraqesin domosdoshmëri për mbështetjen profesionale për shkollat ku ofrohen këto mundësi edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën e popullsisë shumicë. Këto shpresojmë që do të ndihmojnë që i gjithë materiali edhe i shtypur dhe digjital nevojitet për arsimin sa më cilësor nëpër shkollë dhe të gjitha shkollat e tjera të Kosovës të ketë qasje të lehtë dhe të shpejtë për të gjithë nxënësit. Do të ofrojmë mundësi për studentët që mësojnë gjuhet siç mund të jetë edhe gjuha turke për shqiptarët këtu në Prishtinë, sepse duhet t’i mësojmë gjuhet e njëri tjetrit, të kuptojmë më mirë e të bashkëpunojmë më shumë”, u shpreh Kurti.

Mes tjerash, kryeministri i vendit tha se edhe individët dhe shteti përfitojnë nga avantazhet në tregun ndërkombëtar në të cilin njerëzit kanë mundësi të komunikojnë me njëri tjetrin.

Ndërkaq, Kurti tha se para se të mësojnë gjuhën e tjetrit, duhet të jenë të sigurt në gjuhën amtare.

“Edhe individët edhe shteti përfitojnë nga avantazhet në tregun ndërkombëtar, si dhe solidaritet në nivel të Republikës, kur njerëzit kanë mundësinë të komunikojnë me njëri tjetrin. Por, para se të mësojmë gjuhët e njëri tjetrit, të gjithë e dimë se duhet të jemi të sigurt në gjuhën tonë dhe se arsimimi më i mirë është ai në gjuhën amtare…Ju e keni këtë mundësi dhe ne do ta mbrojmë të drejtën tuaj. Besojmë që do të mësoni shumë për të kontribuar për vetën tuaj, familjen tuaj, komunitetin, Kosovën, por edhe përtej kufijve. Së bashku po e festojmë faktin që në Kosovë ekzistojnë këto mundësi për arsimim në gjuhën anëtare, që inspiron fëmijët sa më shumë”, shtoi mes tjerash Kurti.

Edhe zëvendës-drejtoresha në këtë shkollë Agnesa Globoder, është shprehur e lumtur për mundësinë që nxenësit mund të mësojnë edhe në gjuhën e tyre amtare.

“Ne 72 vjet pa ndërprerje, që nga viti 1951 vijohet mësimi në Kosovë në gjuhën turke me batica dhe zbatica sipas periudhave por sërish me mbështetje, me punë të përkushtueshme, jemi këtu me një sukses të mirë. Kemi 19 mësimdhënës të komunitetit turk dhe 198 nxënës nga klasa para fillore deri në klasën e nëntë. Po ashtu mësimi në gjimnazin “Sami Frashëri” po vijojnë mësimin komuniteti turk, pastaj për studime jashtë vendit ose në Kosovë, i kanë të drejtat sipas kuotës që është caktuar për komunitete dhe vazhdojnë mësimin në Kosovë”, tha Globoder.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Lajmet

PDK vazhdon protestën para Qeverisë dhe i kërkon Deharit thirrjen e seancës konstituive

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të mbështetur edhe nga kolegët e Aleancës, kanë vazhduar sot bllokimin dhe protestën para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë revolte për moskonstituimin e Kuvendit.

Kësaj proteste sot i janë bashkuar edhe asamblistë e aktivistë të PDK-së nga Komuna e Ferizajt dhe Hani i Elezit, duke zgjeruar kështu pjesëmarrjen me struktura nga terreni.

Paralelisht me aksionin para Qeverisë, PDK i ka dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Deharit, që të thërrasë sot në orën 11:00 vazhdimin e seancës.

Përmes një shkrese të nënshkruar nga sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku, i është rikujtuar Deharit se roli i tij është i përcaktuar strictly nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, duke kërkuar që të mos pengohet më tej procesi i konstituimit të institucioneve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Published

on

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë raport me shkrim lidhur me veprimet e ndërmarra për rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, kërkesa është bërë më 28 gusht 2026, në bazë të kompetencave ligjore të Kryeprokurorit të Shtetit.

Kërkesa vjen pasi Gjykata Themelore në Pejë, më 24 gusht 2026, ka nxjerrë aktgjykim lirues ndaj personave të akuzuar për këtë rast.

Raporti i kërkuar pritet të përfshijë kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Themelore në Pejë gjatë trajtimit të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 14-vjeçarit në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 23:41, ku ka humbur jetën një 14-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti për të Mitur, njësitet e Policisë, hetuesit, krim-teknika dhe Mjekësia Ligjore kanë dalë menjëherë në vendngjarje për ekzaminime dhe marrjen e provave materiale.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i mituri 17 vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta të miturin 14 vjeçar, duke therur me thikë, i cili është hasur në vendin e ngjarjes dhe nga i njëjti është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për ta kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17 vjeçar, është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë”, njofton organit i ndjekjes.

Prokuroria Themelore në Prizren bëri të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Hajnat depërtojnë në një shtëpi në Vushtrri, vjedhin dy pushkë gjuetie dhe 82 fishekë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person në Vushtrri ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij përmes një dritareje dhe kanë vjedhur armë dhe municion.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 14:00, në rrugën “Murat Rashica”.

Sipas Policisë, nga shtëpia janë vjedhur dy pushkë gjuetie me leje dhe 82 fishekë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara