Lajmet

713 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit gjatë 2023-tës

Gori ka thënë se Ligji i Pagave ka shpërfaqur edhe më tej pakënaqësinë e këtij komuniteti.

Published

on

Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Nexhmije Gori, ka thënë se gjatë vitit 2023, Oda ka lëshuar 713 licenca për infermierë, certifikata që u shërbejnë atyre për punësim jashtë vendit.

E shkaktarë sipas saj janë të shumtë, duke filluar nga pagat e kushtet e punës. Ajo vlerëson se sistemi shëndetësor në Kosovë për një kohë shumë të afërt do të ballafaqohet me një krizë serioze të infermierëve. Sipas tyre, deri më tash nuk janë marrë seriozisht kërkesat dhe kushtet në të cilat punojnë stafi mjekësor.

Gori ka thënë se viti i kaluar është rekord i lëshimit të këtyre certifikatave, teksa gjatë vitit 2022 543 infermierë kanë kërkuar dëshmi të njëjtë, ndërsa viti 2021 ka pasur një rënie të numrit për shkak të pandemisë.

“Në bazë të statistikave të cilat ne i posedojmë, viti 2021 ka pasur një rënie, natyrisht në bazë të analizave është shkak edhe pandemia. Rritja ka qenë në vitin 2022 që ka filluar dukshëm dhe kanë kërkuar për licenca paplastifikim 543 infermierë nga gjithë Kosova. Ndërsa në vitin 2023 ky numër është rritur qind për qind, do të thotë deri me datën 25 të muajit dhjetor 2023 kanë kërkuar 713 licenca të pa plastifikuara, çka do të thotë këto licenca ata i kërkojnë për të migruar në vendet e rajonit dhe për të zhvilluar profesionin më tutje”, ka thënë Gori.

Gori ka thënë se Ligji i Pagave ka shpërfaqur edhe më tej pakënaqësinë e këtij komuniteti. Ajo përmend një sërë shkaktarësh që sipas saj i detyron infermierët të largohen nga Kosova.

“Shkaqet tashmë janë të ditura, kushtet financiare e sidomos me ligjin e fundit të pagave i cili ka qitur në pah shumë pakënaqësi, kërkesa, ankesa të komunitetit tim. Realisht një pagë çfarë ata paguhen sot në vendin tonë është e pa mundur për t’i mbuluar shpenzimet mujore e mos të them për ta mbajtur edhe familjen. E ku shumica prej neve si komunitet kemi edhe kredia edhe gjëra të tjera. Infrastruktura natyrisht shëndetësore në Kosovë mbetet për t’u dëshiruar, fluksi i madh i pacienteve në raport me infermieret dhe sigurisht ndonjëri nga ata kërkon një jetë më të mirë, me të sigurt. Tash tregu në rrethin po ju mundëson atyre përveç kushteve më të mira, pagë me të mirë, po ju mundëson banim e natyrisht edhe tërheqje të familjes”, ka thënë ajo.

Kryetarja e OIK-ut, liberalizimin e vizave e sheh si mundësi më të lehtë për të gjetur një vend pune në Evropë.  Thotë se kriza për mungesë të infermierëve është duke u thelluar.

“Në bazë të fluksit çfarë është edhe po shihet çdo ditë e më shumë, e mos të them tani edhe me liberalizimin e vizave që mundësi është edhe me e lehtë që ata të ndërrojnë vendbanimin është goxha numër i madh edhe krizë që përveç infermiereve edhe të rinjtë ta lëshojnë vendi tonë. Është për ta ardhur keq me të vërtet sepse ne kemi një rini mjaftë të përgatitur në këtë profesion dhe në një farë mënyre shtetet e rajonit po na marrin produktin e gatshëm, kur në vendin tonë kemi nevojë për ta dhe ky treg nuk po ofron mundësi sa duhet. Sigurisht që është një krizë edhe ajo vetëm po vjen duke u thelluar edhe më tepër”, u shpreh ajo.

Lajmet

Maria Corina Machado fiton Çmimin Nobel për Paqe 2025

Published

on

By

Liderja më me ndikim e opozitës në Venezuelë, Maria Corina Machado, është fituesja e Çmimit Nobel për Paqe 2025.

Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i akordojë çmimin Machado-s për “punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për përpjekjet e saj për të arritur një tranzicion të drejtë dhe paqësor nga diktatura drejt demokracisë”, shkruan TheGuardian.

Kryetari i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Jorgen Watne Frydnes, e lavdëroi Machadon si një “kampione të guximshme dhe të përkushtuar për paqe” e cila “mban zjarrin e demokracisë ndezur gjatë një errësire në rritje”.

Komiteti thotë se demokracia varet nga njerëzit që refuzojnë të qëndrojnë të heshtur.

Duke iu përgjigjur pyetjes për përpjekjen e lobimit nga Trumpi për të fituar çmimin, kreu i komitetit tha se komiteti merr mijëra letra çdo vit dhe merr vendimin e tij në një dhomë “plot me guxim dhe integritet”./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Mbappe i gatshëm të shkëlqejë edhe me Francën

Published

on

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka deklaruar se ndihet më i relaksuar dhe plotësisht i përshtatur me jetën në Madrid, ndërsa është gati të ndihmojë përfaqësuesen franceze në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në “Parc des Princes”, ylli i Real Madridit tha se është në formë të mirë dhe se problemi i vogël në kyçin e këmbës së djathtë tashmë ka kaluar.

“Trajneri dëshiron që unë të luaj. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem të madh,” tha Mbappe.

Sulmuesi francez shtoi se ambientimi në kryeqytetin spanjoll e ka ndihmuar të gjejë qetësinë dhe ekuilibrin që kërkonte.

“Kam pasur vite më të ndërlikuara, por në Madrid jam përshtatur mirë. Nuk është një kritikë ndaj Francës, por është e vërtetë që jam më i qetë atje. Stili i jetës është më pak kaotik se në Paris,” tha Mbappe.

Deschamps ndërkohë paralajmëroi skuadrën e tij të mos e nënvlerësojë Azerbajxhanin, kundërshtarin e radhës në “Parc des Princes”.

“Sigurisht që nuk janë ndër ekipet më të mira evropiane, por vijnë nga një barazim kundër Ukrainës. Shtatë nga lojtarët e tyre luajnë për Qarabag-un, që ka fituar dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve,” theksoi ai.

Franca kryeson grupin e saj me dy fitore nga dy ndeshje dhe do të përballet me Azerbajxhanin në Paris, përpara se të udhëtojë drejt Islandës tri ditë më vonë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vdes një grua në Dragash pas shpërthimit të bombolës së gazit

Published

on

Një grua ka humbur jetën në Dragash, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në shtëpinë e viktimës.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, derisa trupi i saj është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka mbetur pa shenja jete, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në dhomën e shtëpisë ku kishte qenë duke qëndruar. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Published

on

Paralajmërime për cunami janë lëshuar për disa vende pasi një tërmet me magnitudë 7.4 ballë goditi brigjet e Filipineve jugore.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 62 km në juglindje të qytetit Manay, në rajonin Mindanao, në një thellësi prej 22 km.

Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor me seli në SHBA tha se valë deri në 3 metra ishin të mundshme në rajon, me paralajmërimin që mbulonte edhe rajonet Sulawesi dhe Papua të Indonezisë.

Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se priste dëme dhe lëkundje pasuese.

Presidenti fiLipinas, Ferdinand Marcos, tha se autoritetet po vlerësonin situatën në terren.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ndihmës po përgatiten tashmë dhe do të nisin sapo të jetë e sigurt për ta bërë këtë. Po punojmë pa ndërprerje për të siguruar që ndihma të arrijë tek të gjithë ata që kanë nevojë. Le të vazhdojmë të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të lutemi për sigurinë e të gjithë bashkatdhetarëve tanë”, shtoi presidenti.

Ndryshe, tërmeti është ndër më të fuqishmit që kanë goditur “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit vitet e fundit, një zonë që ka më shumë se 800 tërmete çdo vit./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara