Lajmet

7 vendet sekrete ku nuk mund të shkojë askush!

Published

on

1. Mezhgorye është një qytet i themeluar në vitin 1979 në Rusi. Aty besohet se po zhvillohet një projekt i rëndësishëm, por nuk dihet se çfarë. Përveç qytetarëve askush nuk mund të shkelë aty pa një leje nga autoritetet.

2. Arkivat e Vatikanit: Për to është folur dhe shkruar shumë. Arkivat e Vatikanit janë aq të shumta sa dhe të vjetra. Thuhet se në këto arkiva ka dokumente me një gjatësi prej 84 kilometrash dhe 35 mijë volumesh. Të rrallë janë ata që mund të futen dhe vetëm me lejen e Papës.

3. Klubi 33: Është një klub privat ku anëtarët kanë ekskluzivitet dhe askush nuk mund të hyjë. Gjendet në Disneyland, Kaliforni.

4. Zona 51: Është e vendosur në shkretëtirën e Nevadës dhe është 133 km larg Las Vegasit: Për të janë bërë libra dhe filma. Ajo shfrytëzohet për zhvillimin e testimin e armëve dhe mjeteve ajrore.

5.Sanktuari i Ise: Është një ndër vendet më të shenjta në botë dhe ndodhet në Japoni. Ai është dedikuar perëndeshës së diellit, Amaterasu. Ai ndërtohet, prishet, dhe rindërtohet çdo 20 vjet si një koncept i rilindjes ku besojnë japonezët. Aty mund të hyjnë vetëm priftërinjtë dhe ata që i përkasin familjes perandorake japoneze.

6. Dhoma 39 në Korenë e Veriut: Dhoma e fshehtë 39 u krijua nga Kim Il-sung (gjyshi i Jong-un) në fundin e viteve 1970, dhe mendohet që tani fiton më shumë se 2 miliardë dollarë në vit duke falsifikuar “supermonedha” amerikane, prodhuar dhe trafikuar drogë si heroina dhe metamfetamina, shitur cigare dhe ilaçe të falsifikuara, si dhe përmes mashtrimeve të skemave të sigurimeve. Veprimtaria kriminale në shkallë të gjerë është një pjesë integrale e ekonomisë së Koresë së Veriut. “Jo vetëm paguan”, thotë politologu David Asher, “por edhe i shkon për shtat strategjisë së tyre për të dëmtuar interesat perëndimore”. Ai shton: “Në një kuptim, Dhoma 39 është si një bankë investimesh. Ofron paratë për gjërat që ka nevojë Kimi”.

7. RAF Menwith Hill: Është një bazë e avioacionit britanik e vendosur në Harrogate. Ajo sjell mbështetje inteligjence dhe komunikacioni për ushtritë britanike dhe amerikane./dritare.net

Lajmet

Kryeministri Rama përsërit ftesën për dialog në ditën e 18-të të protestave

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur sot ftesën e tij drejtuar protestuesve për të hyrë në dialog. Në ditën e 18-të të tubimeve para godinës së Kryeministrisë, ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet tryeza e betonit e vendosur për përfaqësuesit e protestës.

Pavarësisht një rënieje në numrin e pjesëmarrësve gjatë ditëve të fundit, tubimet po vazhdojnë me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit. Nga ana e tij, Rama ka bërë të ditur se mbetet i hapur për të diskutuar kërkesat, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga organizatorët e protestës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për keqpërdorim të besimit

Published

on

By

Njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një 36-vjeçar të kërkuar nga drejtësia.

Personi me inicialet V. R. kërkohej për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”, për të cilën është dënuar me një vit burgim.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në përputhje me vendimin e gjykatës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart

Published

on

By

Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart, i shquar për rolet e tij ikonike si Kapiten Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe Profesor Charles Xavier në sagën “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Njoftimi u bë i ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku u konfirmua se ai u ndaj nga jeta të mërkurën, më 28 tetor, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupat Lewy.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Stewart u ndaj nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Sunny, si dhe familjarët e miqtë e ngushtë. Përveç karrierës së tij të bujshme në kinematografi dhe televizion, ai u vlerësua lart si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës teatrale, fitues i dy çmimeve “Laurence Olivier” dhe një çmimi “Grammy”, ndërsa në vitin 2010 u dekorua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II.

Karriera e tij e pasur përfshin dekada pune në teatër dhe film, ndërsa roli i tij i fundit i xhiruar do të shfaqet në filmin “Avengers: Doomsday”. Ndarja e tij nga jeta ka nxitur reagime të shumta dhe ngushëllime nga koleget, industria e artit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /The Guardian/

 

Continue Reading

Lajmet

Liverpooli refuzon ofertën e Bayernit prej 60 milionë funtesh për Rio Ngumohan

Published

on

By

Liverpooli ka shprehur vendosmëri të plotë për të mos lejuar largimin e talentit të tij, Rio Ngumoha, pavarësisht interesimit të madh nga Bayern Munichu. Sipas raportimeve nga gazetari i The Telegraph, Sam Dean, gjiganti gjerman ishte i gatshëm të ofronte rreth 60 milionë funte për shërbimet e futbollistit.

Klubi anglez ka refuzuar çdo mundësi për hapjen e negociatave, duke e konsideruar Ngumohan si një pjesë kyçe të projektit të tij afatgjatë. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, por Liverpooli po punon për t’i blinduar shërbimet e tij.

Aktualisht, përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime me drejtuesit e klubit nga “Anfield” për nënshkrimin e një kontrate të re. Kjo marrëveshje do të pasqyronte statusin e tij në rritje dhe do t’i mbyllte përfundimisht dyert për interesimin nga skuadrat e tjera.

/D.L/

Continue Reading

Të kërkuara