Kulturë

61 vjet nga vdekja e Fan Nolit

Published

on

Fan Stilian Noli, një nga figurat më të rëndësishme të historisë, kulturës dhe politikës shqiptare, u nda nga jeta në vitin 1965 në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Noli lindi në një fshat shqiptar në Trakë, pranë Edrenesë në Turqi. Gjatë jetës së tij ai zhvilloi një veprimtari të gjerë në fushën e kulturës dhe politikës shqiptare, duke studiuar në Universitetin e Harvardit për arte dhe duke punuar si mësues në Egjipt. Ai ishte gjithashtu aktiv në koloninë shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe u zgjodh deputet në legjislaturën e dytë të Shqipërisë në vitet 1921–1923.

Noli njihet edhe si ish-kryeministër i Shqipërisë pas ngjarjeve të vitit 1924, kur mori pushtetin pas kryengritjes kundër Ahmet Zogut. Marrëdhënia mes dy figurave u karakterizua nga përplasje të forta politike gjatë asaj periudhe.

Përveç politikës, Noli dha një kontribut të madh në letërsi dhe përkthim. Ai është autor i veprave të njohura si “Albumi” dhe “Historia e Skënderbeut”, ndërsa vepra e tij e parë ishte drama me tre akte “Israilitë dhe Filistinë”, botuar në Boston në vitin 1907.

Kontributi i tij në përkthim konsiderohet ndër më të rëndësishmit në letërsinë shqipe. Noli përktheu shumë autorë evropianë dhe amerikanë të shekullit XIX, duke sjellë në shqip një gjuhë të pasur dhe elegante. Së bashku me Faik Konicën, ai vlerësohet si një nga stilistët më të mëdhenj të dialektit toskë.

Ai mbetet një personalitet i shumëanshëm që la gjurmë të thella si poet, përkthyes, prift, historian dhe politikan.

Continue Reading

Lajmet

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit prezantohet sonte në festival ndërkombëtar

Published

on

Filmi artistik me metrazh të gjatë “Dua”, me skenar dhe regji të regjisores kosovare Blerta Basholli, do të prezantohet sonte në orën 20:30 në kuadër të një festivali ndërkombëtar të filmit, ku marrin pjesë produksione nga e gjithë bota.

Filmi ka tërhequr vëmendjen e skenës ndërkombëtare pasi është vlerësuar me Çmimin SACD Semaine de la Critique – Cannes 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, pas prezantimit në festival, “Dua” pritet të nisë së shpejti edhe shfaqjet në kinema.

I vendosur në Kosovën e viteve ’90, filmi trajton sfidat me të cilat u përball populli shqiptar gjatë asaj periudhe, përmes rrëfimit të protagonistes kryesore, Dua, e interpretuar nga aktorja Pinea Matoshi./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Baleti Kombëtar i Kosovës performon për herë të parë në Romë me “Carmina Burana”

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Carmina Burana” në Romë, Itali, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali dhe Accademia Nazionale di Danza di Roma.

Shfaqja, me koreografi nga Toni Candeloro, do të mbahet më 18 korrik në Teatro GrandeAccademia Nazionale di Danza.

Kjo shënon performancën e parë të Baletit Kombëtar të Kosovës në kryeqytetin italian, ku publikut do t’i prezantohet një nga veprat më të njohura të repertorit ndërkombëtar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kori “Okarina” përmbyll me sukses “Javën e Kulturës së Kosovës” në Berlin

Published

on

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka vlerësuar koncertin e Korit të Fëmijëve “Okarina” në Filarmoninë e Berlinit si një nga momentet më të veçanta të “Javës së Kulturës sëKosovës në Berlin 2026”.

Sipas tij, interpretimi i veprës “Baresha”, i shoqëruar me tingujt e çiftelisë, emocionoi publikun dhe dëshmoi vlerat artistike të muzikës shqiptare në një nga skenat më prestigjioze në botë.

Ajeti theksoi se koncerti përmbylli me sukses aktivitetet e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin 2026”, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm në promovimin e kulturës kosovare dhe forcimin e prezencës së saj në Gjermani dhe në arenën ndërkombëtare. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arapi Krasniqi ndau certifikatat për gjeneratën e re të udhërrëfyesve turistikë

Published

on

Në ambientet e Muzeut të Hidroelektranës, zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi, ndau certifikatat për gjeneratën e re të udhërrëfyesve turistikë të trajnuar në kuadër të programit GUIDEKS.

Programi, i realizuar në bashkëpunim ndërmjet GUIDEKS, Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, synon krijimin e një rrjeti profesionistësh që do të promovojnë kulturën, trashëgiminë dhe potencialin turistik të Kosovës.

Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, udhërrëfyesit e certifikuar do të kenë rol të rëndësishëm në prezantimin e vlerave kulturore dhe historike të vendit, duke u ofruar vizitorëve përvoja më cilësore dhe më profesionale.

Me këtë rast, ministria ka njoftuar edhe hapjen e thirrjes për regjistrimin e udhërrëfyesve turistikë, si hap drejt krijimit të regjistrit zyrtar të udhërrëfyesve në Republikën e Kosovës.

Regjistrimi është i obligueshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara