Google prezantoi 6 veçori të reja të cilat po vinë këtë verë përpara debutimit të Android 12. Këto veçori do të rrisin përdorshmërinë, të keni mundësi të shpreheni më mirë, e madje edhe tu shpëtojnë jetën nëse një tërmet godet pranë jush.
Shumica e veçorive do të jenë të disponueshme vetëm për pajisjet Android 6.0+ dhe disa prej tyre do të ofrohen në variantet beta, me një version publik drejt Verës.
Mesazhet Yll dhe Sugjerim kontektuale të emoji-ve
Për ta bërë më të lehtë gjetjen e mesazheve të rëndësishme, Google do të shtojë opsionin për të vendosur një yll për një mesazh në aplikacionin Messages. Kështu do të mund të rivizitoni një mesazhe pa pasur nevojë të shfletoni gjithë bisedën.
Për të vendosur një yll në një mesazh duhet mbajtur shtypur mbi mesazhin e më pas opsionin e yllit.
Google gjithashtu do të përmirësojë më tutje veçorinë Emoji Kitchen në Gboard duke shtuar sugjerime në bazë të kontekstit. Me Emoji Kitchen mund të shkrini bashkë dy emoji për tu shprehur më mirë. Tani bazuar në mesazhin që keni shkruar do të merrni sugjerime për shkrirjen e emojive.
Veçori e paralajmërimit në rast tërmeti do të zgjerohet në disa vende të botës si Tuqia, Filipinet, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani. Kompania fillimisht po e lançon këtë funksion në zona me rrezik të lartë tërmeti.
Në Prill filloi ta ofronte për Zelandën e Re dhe Greqinë. Me këtë opsion, telefoni Android përdor akselerometrin për tu shndërruar në një sizmometër. Më pas grumbullon informacion nga telefonët e tjerë Android në atë zonë për të mësuar nëse ka një anomali ose jo.
Android Auto bëhet më inteligjent
Google do të shtojë më shumë opsione përshtatjeje në Android Auto. Kështu mund të përshtatni ndërfaqen nga telefoni juaj ose të aktivizoni dark mode manualisht.
Aplikacionet media marrin tabe të reja për ta bërë të lehtë shfletimin. Gjithashtu edhe një buton A në Z në shiritin e shfletimit së bashku me opsionin “back to top.”
Së fundi kategori të reja aplikacionesh do të ofrohen në Android Auto si Ev Charging, Parking apo aplikacione navigimi.
Kërceni brenda aplikacioneve duke përdorur zërin
Përdoruesit mund të shfrytëzojnë komandën “Hey Google” në Android për të shkuar në hapësira specifike të aplikacionit. Ka shumë aplikacione Android që ofrojnë mbështetje për këto komanda zanore.
Disa prej tyre mund ti shikoni duke thënë komandën “Hey Google, shortcuts.”
Është fundi i rrugëtimit për Skype, pasi shënohet “dalja zyrtare” nga përdorimi e platformës legjendare të komunikimit.
Përdoruesit ekzistues të Skype mund të “migrojnë” në Microsoft Teams (falas) me kredencialet e tyre të Skype, kontaktet dhe historikun e bisedave që transferohen automatikisht në platformën e re.
Gjithashtu, përdoruesit e Skype mund të eksportojnë të dhënat e tyre deri në janar 2026, pas së cilës ato do të fshihen përgjithmonë.
Arsyetimi zyrtar i Microsoft për mbylljen e Skype është “përmirësimi i ofertave tona falas të komunikimit për konsumatorët në mënyrë që të mund të përshtatemi më lehtë me nevojat e klientëve”.
Që nga fillimet e tij modeste në vitin 2003 dhe disa blerje të mëdha, përfshirë atë nga Microsoft në vitin 2011, Skype ishte një nga platformat më me ndikim të zërit mbi IP (VoIP) gjatë dy dekadave të fundit.
Bill Gates thotë se brenda rreth dhjetë vitesh, inteligjenca artificiale do të marrë përsipër “shumicën e gjërave”, duke e reduktuar javën e punës në vetëm dy ditë dhe duke e kthyer pjesën tjetër të javës në kohë të lirë.
Ai shpjegoi se shoqëria do të duhet të rishqyrtojë mënyrën se si do ta kalojë këtë kohë të re të lirë, duke theksuar se AI mund të sigurojë mjekë dhe mësues të besueshëm, duke i dhënë fund mungesave në sektorët e mjekësisë dhe arsimit.
Gates e përshkruan këtë ndryshim si një “luks të bollëkut”, ku robotët e drejtuar nga AI marrin përsipër edhe punët fizike, duke u lënë njerëzve hapësirë për të ndjekur qëllime më të thella dhe për të diskutuar mënyrën se si do të ndahen përfitimet e një fundjave pesë-ditore
Rrjeti i njohur social ka shtuar mjet që do t’u mundësojë përdoruesve të mbrojnë llogarinë e tyre.
Edhe pse e ardhmja e TikTok-ut është ende e pasigurt, aplikacioni vazhdon të marrë funksione dhe përmirësime të reja.
Funksioni më i ri quhet Security Checkup dhe ka rol në mbrojtjen e llogarisë së përdoruesit.
Mjeti mund të gjendet duke shkuar në Settingsand privacy > Security & permissions në aplikacionin TikTok.
Ideja pas funksionit Security Checkup është që përdoruesve t’u lehtësohen veprimet siç janë lidhja e numrit të telefonit dhe adresës së emailit për të siguruar një metodë shtesë të kyçjes, më pas aktivizimi i verifikimit me dy faktorë, konfigurimi i çelësit të aksesit dhe aktivizimi i mundësive biometrike për identifikimin, siç është njohja e fytyrës.
Përveç kësaj, përdoruesit tani mund të shohin cilët pajisje janë kyçur në llogarinë e tyre, dhe është e mundur të ndaloni qasjen për çdo pajisje që nuk e njihni ose që nuk e përdorni më.
Për më tepër, TikTok do të shënojë dhe raportojë çdo sjellje të pazakontë që detekton në llogarinë e përdoruesit.