Kuriozitete

6+ orë në telefon? Ekspertët thonë: përballesh me më shumë probleme financiare

Published

on

Një studim i fundit sugjeron se personat që kalojnë më shumë se 6 orë në ditë në telefon janë më të prirur të përballen me vështirësi financiare, si të jetuarit nga një rrogë në tjetrën ose mungesa e kursimeve.

Ekspertët besojnë se kjo lidhet me të ashtuquajturën “zhvendosje kohe”, pra, orët e kaluara duke lëvizur nëpër rrjete sociale apo aplikacione zëvendësojnë kohën që mund të investohej në zhvillim profesional, edukim financiar apo ndërtimin e zakoneve të shëndetshme.

Në disa raste, përdorimi i tepërt i telefonit lidhet edhe me shpenzime impulsive apo ikje nga realiteti, çka e përkeqëson situatën financiare.

Megjithëse studimi nuk është ende i rishikuar shkencërisht, gjetjet mbështeten nga hulumtime të tjera që theksojnë se koha e pakontrolluar para ekranit mund të ndikojë negativisht në mirëqenien financiare dhe emocionale.

Kuriozitete

Testi treminutësh që mund ta zbulojë se cilët janë të rrezikuar nga Alzheimeri

Published

on

Testi i ri i trurit, që zgjat vetëm tre minuta, mund t’i identifikojë problemet e kujtesës të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit para se të përcaktohet diagnoza, duke rritur shpresat se mund t’i ndihmojë mjekët të dallojnë pacientët që mund të përfitojnë më herët nga trajtimet e reja, ka raportuar The Guardian.

Provat e para kanë treguar se testi, i njohur si “Fastball”, dallon te pacientët me çrregullim të lehtë të aftësive njohëse,  gjendje që prek kujtesën, të folurin ose të menduarit, por pa e penguar jetën e përditshme – se kush ka më shumë rrezik për të zhvilluar Alzheimer.

Studime me grupe më të mëdha janë duke u zhvilluar.

“Ky test na tregon se metoda e re pasive për matjen e kujtesës, e ndërtuar për diagnozën e Alzheimerit, mund të jetë e ndjeshme për individët me rrezik të lartë, por ende nuk janë diagnostikuar”, tha doktori George Stothart, neuroshkencëtar në Universitetin Bath.

Testi funksionon si elektroencefalogram. Përmes sensorëve të vendosur në kokë, regjistrohet aktiviteti elektrik i trurit ndërsa pjesëmarrësit shikojnë një sërë imazhesh që shfaqen me shpejtësi në ekran. Para testit, vullnetarëve u tregohen tetë figura, të cilat u kërkohet t’i emërtojnë, pa u thënë t’i kujtojnë. Më pas, çdo i pesti imazh është një nga ato që ata kanë parë më herët.

Rezultatet treguan se personat me MCI amnestik, që prek kujtesën për objekte, reaguan më dobët krahasuar me të rritur të shëndetshëm dhe ata me forma të tjera të MCI. Ky grup është disa herë më i rrezikuar të zhvillojë Alzheimer sesa pacientët me MCI jo-amnestik.

Testi nuk mund të tregojë me siguri se kush do të zhvillojë Alzheimer.

nëse gjetjet konfirmohen në studime më të mëdha, mund të bëhet mjet i vlefshëm për mjekët, ndihmon në përcaktimin se cilët pacientë janë në rrezik të lartë dhe mund të përfitojnë nga ilaçet e reja.

Të gjitha testimet janë kryer në shtëpitë e pjesëmarrësve,  gjë që, sipas Stothart, “është e rëndësishme për t’i bërë ato të qasshme dhe për të ulur ankthin e njerëzve”.

Profesori Vladimir Litvak, nga UCL’s Queen Square Institute of Neurology, e quajti “hap të hershëm drejt zhvillimit të testit me vlerë klinike”. Ai shtoi se hapi duhet të jetë vlerësimi i aftësisë së testit për të parashikuar si ndryshon gjendja e  pacientit me kalimin e kohës dhe si mund të ndihmojë në vendimet për trajtim.

Edhe doktoresha Julia Dudley nga organizata Alzheimer’s Research UK e mirëpriti zhvillimin.

“Është inkurajuese të shohim studime që eksplorojnë mënyra të reja për të zbuluar problemet e kujtesës. Trajtimet për Alzheimer po tregojnë se janë më efektive kur jepen në fazat e hershme të sëmundjes, diagnoza është thelbësore që njerëzit të përfitojnë”, ka thënë ajo.

Doudley ka shtuar se nevojiten studime më afatgjata dhe me grupe më të mëdha e më të ndryshme.

“Problemet e kujtesës mund të lidhen edhe me gjendje të tjera shëndetësore, jo vetëm me demencën. Kërkimet e ardhshme duhet të shqyrtojnë se si faktorë të tjerë mund të ndikojnë në rezultatet e testit të valëve të trurit dhe si mund të përdoren këto teste krahas mjeteve të tjera të diagnozës, si vlerësimet e aftësive njohëse dhe analizat e gjakut”, përfundoi doktoresha.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Papagalli ‘Xiaogui’ thyen rekordin botëror për njohjen më të shpejtë të ngjyrave

Published

on

Një papagall ka thyer rekordin botëror për njohjen e ngjyrave në kohë të shpejtë. Ai ka arritur që për kohë rekord t’i njoh 10 ngjyra.

Xiaogui, që i përket Qing Feng, ka kapur topat me ngjyra dhe i ka futur ato në shporta të vogla me ngjyrat përkatëse për 33.5 sekonda, duke fituar rekordin  botëror për njohjen më të shpejtë të ngjyrave nga një papagall.

Ai bëri një gabim gjatë vendosjes së topave, por e korrigjoi shumë shpejt.

Feng e ka adoptuar papagallin kur ishte bebe në vitin 2020, duke thënë se ka kohë që ai kishte shprehur dashurinë për të luajtur me ngjyra, për çka e ka shtyrë atë që ta trajnojë në mënyrë.

Continue Reading

Kuriozitete

A mund të udhëtojë ndërgjegjja jonë në kohë? Shkencëtarët thonë se “ndjesitë e barkut” janë kujtime nga e ardhmja

Published

on

Në tetorin e vitit 1989, një vajzë katërvjeçare u zgjua natën nga një telefonatë dhe një britmë. Ajo doli zbathur në korridorin e ftohtë dhe dëgjoi nënën e saj të thoshte me zë të thyer: “Ai vdiq në një aksident me makinë!”.

Vajza nuk mund të thoshte asgjë, vetëm kujtonte përqafimin e fundit me babanë para se ai të nisej me avion. Në atë çast, e kishte ndjerë se nuk do ta shihte më kurrë gjallë.

Kjo është një nga historitë që njerëzit tregojnë për paranjohjen (gut feeling), aftësinë për të ndier apo “parë” diçka para se të ndodhë.

Shkencëtarja Julia Mossbridge ka mbledhur me dhjetëra rrëfime të tilla, por edhe ajo që në fëmijëri ka pasur ëndrra që janë bërë realitet, nisi të mbante një ditar ëndrrash dhe zbuloi se disa prej tyre ishin parashikime të sakta.

Mossbridge beson se këto përvoja tregojnë se koha nuk është aq lineare sa na duket.

“Nuk është e vështirë të kuptosh paranjohjen,” tha ajo. “Është vetëm e vështirë të besosh nëse nuk e ke përjetuar vetë. Shkencëtarët ende nuk e kuptojnë si funksionon koha. Ne kemi frikë nga e panjohura, nga ideja që realiteti mund të mos jetë ashtu siç e shohim.”

Psikologë e neuroshkencëtarë përpiqen ta shpjegojnë fenomenin, që në gjuhën shkencore quhet perceptim jashtëshqisor. Është ndjenjë e brendshme, e fortë, që diçka do të ndodhë. Në kultura të lashta, shamanët e mistikët e përdornin si mjet për të kuptuar motin apo për të zbuluar rreziqet që vinin. Psikologu Dean Radin shpjegon se ndërgjegjja kapë informacion edhe jashtë rrjedhës së zakonshme të kohës.

Ai ka dekada që studion këtë fushë e thotë: “Në mekanikën kuantike, koha sillet ndryshe nga sa e përjetojmë ne çdo ditë. Mund të ketë diçka në ndërgjegjen tonë që është në gjendje të marrë informacione nga e shkuara ose nga e ardhmja.”

Radin bëri eksperiment interesant. Vullnetarët lidhen me aparate që masnin aktivitetin e trurit, në ekran shfaqeshin imazhe të rastësishme, pozitive (si lindje dielli), negative (si aksidente). Rezultatet treguan se truri i njerëzve “e ndiente” imazhin negativ, para se ta shihte.

Ky eksperiment është përsëritur e ka dhënë të njëjtat rezultate. Më 1995, CIA publikoi dokumente që e mbështesnin këtë fenomen.

Shkencëtarët mendojnë se kjo lidhet me ndërlidhjen kuantike, proces misterioz ku grimcat lidhen mes tyre dhe ndajnë informacion, edhe nëse ndodhen larg në hapësirë apo në kohë.

“Ndoshta truri lidhet me versionin e vet në të ardhmen,” thotë Radin. “Prandaj ndiejmë kujtime për gjëra që nuk kanë ndodhur ende.”

Një shpjegim i tillë do të sqaronte edhe fenomenin e déjà vu, atë ndjenjën e çuditshme se një moment e kemi përjetuar më parë.

Sipas Mossbridge dhe Radin, edhe pse mekanizmi i saktë nuk dihet ende, statistikat tregojnë qartë se paranjohja është reale.

Continue Reading

Kuriozitete

Një familje gjen kamën 3500-vjeçare prej bronzit në fshatin gjerman

Published

on

Gjatë një shëtitjeje nëpër pyll pranë fshatit Gudersleben në Turingia të Gjermanisë, një baba dhe dy djemtë e vegjël gjetën një kamë 3500-vjeçare të Epokës së Bronzit.

Maik Bohner nuk e kishte idenë se shëtitja familjare do të shndërrohej në një moment të rëndësishëm arkeologjik.

Kama me gjatësi 20 centimetra, e bërë prej bronzi, ka qenë e fshehur nëntokë për shekuj me radhë derisa reshjet e fundit e nxorën në sipërfaqe. Peizazhi gjeologjik i Turingisë, i njohur për përrenjtë nëntokësorë dhe lëvizjen aktive të tokës, luan rol kyç në zbulime të tilla.

Daniel Scherg, arkeolog nga Zyra Shtetërore e Turingisë për Ruajtjen e Monumenteve dhe Arkeologjinë në Weimar, tha se objekte të tilla nuk janë zbulime të përditshme dhe se të shohësh një kamë të Epokës së Bronzit të ruajtur kaq mirë është diçka e veçantë.

Sipas televizionit MDR, kama ka të ngjarë t’i përkiste një individi me status të lartë dhe mund të ketë pasur rëndësi ceremoniale, raporton KosovaPress. Fshati Gudersleben po përgatitet të festojë 1100-vjetorin, por kama vërteton se zona ishte aktive shumë kohë para se të fillonin të dhënat e shkruara.

“Ky zbulim vërteton se njerëzit jetonin këtu shumë më herët”, vuri në dukje Böhner, duke theksuar se si një objekt i vogël mund të riformojë kuptimin e një komuniteti për origjinën e tij.

Në Gjermani, është e paligjshme të gërmosh ose të mbash gjetje të tilla pa autorizim dhe familja Böhner veproi me përgjegjësi duke raportuar menjëherë kamën.

Kjo e fundit po i nënshtrohet ruajtjes dhe studimit të detajuar në Zyrën e Shtetit në Weimar dhe pas përfundimit të analizave ajo do të ekspozohet në muzeun lokal në Ellrich.

Continue Reading

Të kërkuara