Lajmet

6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve

Published

on

Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për subvencionimin e bizneseve që janë afektuar nga mbyllja dy javëshe për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme tha se përmes këtij vendimi do të mbulohet 50 përqind e qirasë dhe pagës në sektorët që janë prekur nga mbyllja.

Krahas kësaj, ekzekutivi ka ndarë edhe rreth 5 milionë euro për sektorin e shëndetësisë dhe zyrtarët policorë të angazhuar në përballjen me pandeminë COVID-19.

Qeveria ndau edhe rreth 3 milionë euro me qëllim të mbulimit të kostos së shtesave për skemat sociale dhe pensionale për muajt prill, maj dhe qershor.

Lajmet

​Ndërpritet greva pas lëshimit të mjeteve financiare për RTK-në

Published

on

By

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së SPERTK njofton për ndërprerjen e grevës pas zhbllokimit të situatës me buxhetin e RTK-së dhe krijimin e mundësisë për adresimin e çështjeve të mbetura, që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e transmetuesit publik.

Pas protestave dhe grevës katërditore të zhvilluara nga punëtorët e RTK-së, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjetet për pagat e punonjësve të RTK-së, raporton KosovaPress.

Sindikata thotë se punëtorët e RTK-së gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kanë pasur komunikim adekuat nga ata që paguhen për sigurimin e stabilitetit të institucionit dhe pagesën e pagave, gjë që ka qenë për keqardhje dhe ka rënduar situatën, duke krijuar pasiguri dhe shqetësim të panevojshëm.

Për më tepër, sindikata falënderon Qeverinë dhe kryeministrin në detyrë për ndërmarrjen e hapave që çuan në zhbllokimin e situatës me buxhetin, si një veprim i domosdoshëm për stabilitetin e institucionit dhe ruajtjen e misionit të RTK-së si transmetues publik.

SPERTK përkujton se nëse gjatë janarit 2026 hasim sërish në situata të tilla, greva mund të rikthehet menjëherë dhe në çdo formë të nevojshme./KP

Continue Reading

Lajmet

​Thirrje për qytetarët lidhur me qendrat e votimit: Kontrolloni adresën zyrtare të vendbanimit

Published

on

By

Duke pasur parasysh në disa raste ankesat dhe vërejtjet e paraqitura publikisht nga qytetarët gjatë Zgjedhjeve Lokale lidhur me Qendrat e Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të kontrollojnë adresën e tyre zyrtare të vendbanimit në platformën E-Kosova (Adresa > Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit).

Qytetarët njoftohen se adresa zyrtare që u figuron në E-Kosova, tregon njëkohësisht komunën në të cilën janë caktuar të votojnë në zgjedhje, raporton KosovaPress.

KQZ u bën thirrje votuesve të cilët kanë pasur ankesa ose pakënaqësi në zgjedhjet e kaluara lidhur me Qendrën e Votimit se: nëse dëshironi të votoni në komunën ku realisht jetoni dhe në Qendrën e Votimit më të përshtatshme, duhet patjetër ta përditësoni adresën tuaj zyrtare të vendbanimit.

Ndryshimet të cilat do të bëhen nga 26 nëntor deri më 6 dhjetor, do të reflektohen në platformën elektronike të KQZ-së https://qv.kqz-ks.org pas kësaj periudhe./KP

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi merr pjesë në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë dhe prezantoi në Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025, një ngjarje e rëndësishme e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me WB6 CIF, e cila bëri bashkë figura të rëndësishme të ekonomisë, institucioneve ndërkombëtare dhe sektorit akademik nga i gjithë rajoni.

Rektori Hajrizi ishte pjesë e diskutimeve rreth “EU integration opportunities”, paneli i cili trajtoi temat kyçe të integrimit ekonomik rajonal dhe afrimit me tregun e përbashkët evropian, me fokus të veçantë në mundësitë për bizneset dhe institucionet që të bëhen pjesë e zinxhirëve të vlerës së BE-së.

Gjatë prezantimit të tij, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë e arsimit të lartë, inovacionit dhe kërkimit shkencor si shtylla kryesore për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor. Ai prezantoi rolin e UBT-së në krijimin e ekosistemeve të inovacionit, zhvillimin e kompetencave të avancuara digjitale dhe nxitjen e ndërmarrësisë, duke theksuar se institucionet e arsimit të lartë janë ndër akterët kryesorë që mund të përshpejtojnë integrimin e rajonit në tregun evropian.

Rektori Hajrizi gjithashtu nënvizoi se transformimi digjital, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe bashkëpunimi ndër-sektorial janë elemente kyçe që do t’i mundësojnë rajonit të jetë konkurrues në ekonominë moderne dhe të shfrytëzojë maksimalisht programet dhe iniciativat e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Continue Reading

Lajmet

Kurti ndan 250 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës, 500 mijë nëse fiton ndaj Sllovakisë, e 1 milion nëse kualifikohet për Kupën e Botës

Published

on

By

Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, janë ndarë 250 mijë euro shpërblim për Kombëtaren e Kosovës, e nga ku kryeministri në detyrë Albin Kurti premtoi se do të ndahen 500 mijë nëse fiton ndaj Sllovakisë dhe 1 milion nëse kualifikohen në Kupën e Botës.

Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesin ton në futboll për djemtë me të cilët jemi krenar në çdo ndeshje, për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimeve në Kupën e Botës 2026, kalimin në fazën e ‘play off’, me vendim të Qeverisë sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjnë me plot vetëbesim. Besimin tonë në ta po e shprehim me zotimet tona për ta. Së pari në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim me vlerë prej 500 mijë euro dhe në rast së kualifikimit në Kupën e Botës zotohemi edhe për 1 milion euro të tjera shpërblim“/EO

Continue Reading

Të kërkuara