Lajmet

6 këshilla për kërkimin e punës që janë aq të thjeshta sa të gjithë i harrojnë

Published

on

Zakonisht punë-kërkuesit kur janë duke kërkuar punë fillojnë nga gjërat e mëdha, duke i lënë pas dore disa nga këshillat, të cilat megjithëse themelore nuk merren parasysh, mbase pikërisht për shkak të kësaj. Kështu që, le t’i zbërthejmë gjërat në një listë të shkurtër këshillash, të cilat ju ndihmojnë në krijimin e një strategjie të mirë, në mënyrë që të gjeni një punë, ose të paktën ta shkurtoni kohën e panevojshme dhe zhgënjimin.

Mos dilni jashtë punës

Kur aplikoni për një punë përmes një procesi të aplikimit të internet, patjetër që CV-ja juaj do të kontrollohet nga një sistem filtrues i aplikantëve dhe pastaj edhe nëpër sytë e rekruterëtve. Kështu që, ju takon që ta thjeshtësoni këtë proces. Kjo bëhet duke lexuar më vëmendje përshkrimin e punës. A po i përmendni aftësitë tuaja që përkojnë më atë që ajo kompani dhe pozitë është duke kërkuar?

Mos u kufizoni në aplikacionet online gjatë kërkimit të punës

Mos u ndalni në momentin kur aplikoni për atë pozitë, shkoni më tutje! Vazhdoni të kërkoni për njerëzit që punojnë në atë kompani dhe rekruterët!

Mos harroni se CV -ja juaj dhe profili i LinkedIn nuk duhet të jenë të palëvizshme

Trajtoni dokumentet e aplikimit si diçka të gjallë që ndryshon dhe rritet vazhdimisht, po ashtu edhe profilin tuaj në LinkedIn! Ato mund të duken pa frymë, mirëpo nëse nuk përshtaten, mos kini frikë t’i modifikoni dhe t’i ndryshoni termat kryesorë!

Nëse jeni një punëkërkues i fshehtë, mos harroni të çaktivizoni transmetimet e aktivitetit tuaj, kur bëni redaktime në profilin tuaj LinkedIn. Nëse shefi ose kolegët tuaj aktualë janë të lidhur me ju në LinkedIn, ata mund të dyshojnë për të gjitha ndryshimet e shpeshta.

Pranoni që kurrë nuk do të mërzitni askënd që t’ju punësojë

Fjalinë “bëhu këmbëngulës në gjetjen e punës!”, shumëkush e nënkupton si “bëhu i bezdisshëm!”. Kjo është e gabuar. Mund t’i keni mësuar të gjitha frazat e zakonshme përmendësh, por ato nuk do t’ju dallojnë nga turma e aplikuesve. Në vend të kësaj, jepini vetes lirinë të jeni i dashur dhe më ndryshe, gjithmonë brenda kornizave të profesionalitetit.

Nëse nuk jeni në LinkedIn, pothuajse nuk ekzistoni

Duke e marrë parasysh se pothuajse të gjithë rekruterët e përdorin LinkedIn si mjetin kryesor të kërkimit, kjo mundësi nuk duhet nënvlerësuar. Nëse jen profesionistë nuk duhet vetëm të jeni aty, por edhe ta përdorni në avantazhin tuaj të plotë. Po sikur një ditë një rekrutues të hyjë në LinkedIn duke kërkuar në gjeografinë tuaj, dikë më përvojën që keni ju dhe ju nuk jeni aty, do ta humbisni një rast të shkëlqyeshëm ndoshta.

Falënderimi juaj ka rëndësi

Merrni parasysh që të dërgoni letër falënderimi menjëherë pas intervistës. Kjo ju bën që të shiheni më në sy të mirë nga kandidatët dhe të dukeni më profesionalë./Akademi Pune

lajme

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Aktualitet

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

Lajmet

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Të kërkuara