Shëndeti

6 bimët barishtore për mjeshtërit e kuzhinës

Published

on

Bimët barishtore mund të shtojnë një shije të veçantë në çdo pjatë. Janë si qershia mbi tortë – jo të nevojshme me patjetër, por sigurisht që kanë rëndësinë e tyre për një shije më të sofistikuar. Nëse doni të krijoni një mini-kopsht me këto barishte, ja një guidë me 6 bimë që duhet t’i keni me patjetër.

Borzilok

Si mund të mungojë borziloku për peston e famshme italiane? Përpos kësaj, mund ta vendosni në shumë gatime, si sanduiçe, sallatë, domate, mocarela dhe vaj ulliri. Mos e ndani as nga makaronat dhe picat.

6 bimët barishtore që duhet t’i përdorë kushdo që

Majdanozi

Aroma e majdazonit është e butë dhe shkon pothuajse me gjithçka. Kjo bimë shton ngjyrë dhe aromë qoftë si zbukurim, ashtu edhe kur e copëtoni dhe e hidhni sipër. Majdanozi shkon me peshkun e pjekur në skarë, biftek ose patatet e pjekura.

6 bimët barishtore që duhet t’i përdorë kushdo që

Koriandër

Aroma e koriandrës është pak më e mprehtë se ajo e majdanozit, ndonëse ngjasojnë në pamje. Shkon shumë mirë me salcat, gatimet e zjera dhe sallatat. Mund ta përdorni edhe me gatimet me peshk dhe pulë.

6 bimët barishtore që duhet t’i përdorë kushdo që

Kopra

Gjethet e imta të koprës japin një aromë të freskët dhe është e përsosur për prodhimet e detit, veçanërisht salmonin. Mund ta përzieni me krem djathi ose kos të ftohtë për më shumë shije. Kombinojeni me sallatë me kastravecë dhe patete.

6 bimët barishtore që duhet t’i përdorë kushdo që

Rozmarina

Rozmarina është një nga bimët më aromatike dhe i jep një tjetër shije mishit të qengjit, salcave të domates dhe disa lloje bukësh si fokaçe.

6 bimët barishtore që duhet t’i përdorë kushdo që

Nenexhik

Nenexhikun mund ta shtoni në pije, përfshirë çaj ose limonadë, ose kokteje si mojito apo lëngje të freskëta. Kur vjen puna te ushqimi, nenexhiku shkon me mishin e qengjit, por mund të përzihet në një larmi sallatash.

6 bimët barishtore që duhet t’i përdorë kushdo që

Continue Reading

Shëndeti

Një lugë mjaltë para gjumit mund të parandalojë gërhitjen

Published

on

Mund të duket e pabesueshme, por një lugë mjaltë nga kuzhina, para se të flini, mund të jetë çelësi për të reduktuar a eliminuar gërhitjen.

Ky “superushqim” i artë ofron një zgjidhje natyrale dhe efektive për ata që kanë vështirësi me gjumin për shkak të gërhitjes së vetes apo të partnerit.

Mjalti, përveçse një ëmbëlsirë e natyrshme, posedon veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antimikrobiale që ndihmojnë në reduktimin e gërhitjes.

Si ndihmon mjalti?

Mjalti vepron si një qetësues për fytin, duke ulur irritimin dhe zvogëluar dridhjet që shkaktojnë zhurmën e gërhitjes. Kur fyti është më i relaksuar e më pak i inflamuar, rrugët e frymëmarrjes qëndrojnë më të hapura – duke reduktuar ndjeshëm mundësinë për të gërhitur.

Përveç qetësimit të fytit, vetitë anti-inflamatore të mjaltit ndihmojnë në lehtësimin e bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe zvogëlimin e ënjtjes së grykës.

Mjafton një lugë mjaltë e pastër para gjumit ose e tretur në një filxhan ujë të ngrohtë, çaj kamomili apo çaj xhenxhefili.

Kjo praktikë e thjeshtë mund të bëhet pjesë e një rutine të qetë dhe relaksuese mbrëmjeje, duke përmirësuar cilësinë e gjumit.

Përfitimet e tjera shëndetësore të mjaltit:

Lehtëson kollën dhe fytin e irrituar;

Përshpejton shërimin e djegieve dhe plagëve;

Ul tensionin e gjakut;

Forcon sistemin imunitar;

Është i pasur me antioksidantë, veçanërisht mjalti me ngjyrë më të errët, që ndihmon në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Continue Reading

Shëndeti

Vetëm pesë minuta ushtrime të shpejta mund ta përmirësojnë shëndetin e trurit

Published

on

Studimi i ri nga Universiteti i Australisë Jugore ka treguar se edhe pak minuta aktivitet fizik me intensitet të lartë, si ecja e shpejtë apo vrapi i lehtë, mund të sjellin përfitime të mëdha për shëndetin e trurit tek të moshuarit.

Pikat kryesore të studimit:

Ushtrimet në formë mesatare deri në të fuqishme përmirësojnë shpejtësinë e përpunimit të mendimeve, kujtesën afatshkurtër dhe funksionet ekzekutive.

Edhe vetëm 5 minuta aktivitet në ditë mjaftojnë për të parë ndryshime pozitive në tru. Më pak aktivitet shoqërohet me rënie të aftësive njohëse, prandaj mënyra se si e kalojmë ditën ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor.

“Aktivitetet që rrisin ritmin e zemrës e frymëmarrjen, si ushtrimet aerobike, ndikojnë në mënyrën se si truri mendon, planifikon e mban mend informacionin”, tha Maddison Mellow, studiuesja kryesore nga Universiteti i Australisë Jugore.

Studimi u realizua në bashkëpunim me Institutin e Kërkimeve “AdventHealth” në SHBA dhe ka analizuar të dhënat e 585 të moshuarve (65–80 vjeç) nga studimi IGNITE, duke matur kohën që kalojnë në gjumë, ulur, në lëvizje të lehta dhe në ushtrime më intensive gjatë një dite të plotë.

“Nga asnjë aktivitet fizik i fuqishëm, tek vetëm 5 minuta në ditë, ndikimi në tru ishte i jashtëzakonshëm”, shtoi Mellow.

Çfarë ndodh në tru kur njerëzit bëjnë ushtrime?

Studimi ka zbuluar se aktiviteti fizik me intensitet të lartë përmirëson:

Shpejtësinë e përpunimit të informacionit (si shpejtësia për të menduar),
Funksionin ekzekutiv (si planifikimi, fokusimi dhe shumëfishimi i detyrave),-Kujtesën afatshkurtër (ruajtja e informacionit për një kohë të shkurtër).

Nga ana tjetër, mungesa e këtij lloj aktiviteti lidhej me rezultate më të dobëta në këto fusha.

“Ka vetëm 24 orë në ditë, dhe mënyra si i ndajmë mes gjumit, qëndrimit ulur dhe lëvizjes, ndikon drejtpërdrejt në tru”, ka thënë doktoresha Audrey Collins, bashkautore e studimit.

Pse kjo është e rëndësishme?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri më 2030 një në gjashtë njerëz në botë do të jetë mbi 60 vjeç.

Prandaj, përfshirja e aktivitetit fizik në jetën e përditshme është një nga mënyrat më të thjeshta dhe efektive për të ruajtur funksionet mendore teksa njerëzit plaken.

“Të rrisësh aktivitetin fizik është një nga investimet më të mira për trurin dhe mirëqenien afatgjatë. Edhe pak, vetëm 5 minuta në ditë, mund të bëjnë ndryshimin”, ka theksuar Collins.

Continue Reading

Shëndeti

Këta shtatë artikuj janë shpëtim, ndalin thartirën menjëherë!

Published

on

Në vazhdim të këtij teksti lexoni se çfarë duhet të hani dhe të pini nëse keni probleme me thartirën në lukth.

Djegësira shkakton ndjenjën e shijes së hidhur në fyt, përcëllime dhe djegie, presion e dhembje në pjesën e sipërme të stomakut dhe pas eshtrave të kraharorit, mirëpo shfaqet edhe për shkak të refluksit të thartirës së lukthit.

Këto vështirësi janë të lidhura me ushqimin e pashëndetshëm, prandaj për ta mbrojtur shëndetin e lukthit, është i nevojshëm ushqimi i balancuar, t

Çaj xhenxhefili

Zieni në ujë xhenxhefilin të pastruar e të grirë në copa të madhësisë së gishtit të madh të dorës. Lëreni të qëndrojë afro dhjetë minuta dhe pastaj e pini.

Bananet

Përmban sasi minimale thartire, andaj mbron dhe qetëson stomakun e irrituar.

Qumësht bajameje

Kjo alternativë e shëndetshme e qumështit të lopës apo të dhisë ndihmon në neutralizimin e thartirës në lukth. Në qumështin e bajameve tundni smothie në të cilin do të shtoni dredhëza, banane dhe spinaq.

Fjolla tërshëre

Lukthi i irrituar kërkon ushqim të pasur me fibra, si fjollat e tërshërës. Mëngjesin filloni me një pjatë fjollash tërshëre që ju japin gjithë energjinë e nevojshme për aktivitetet ditore, mirëpo njëkohësisht do të zvogëlojnë djegësirën.

Maraja

Në ujë të vluar qitni dy lugë fara maraje. Lini të qëndrojnë gjysmë ore, shtoni një lugë të vogël mjaltë dhe e pini.

Kefiri dhe aloe vera

Ky kombinim qetëson sistemin e tretjes, por njëherësh është edhe shumë i shijshëm. Një lugë lëng aloe vere përzieni me kefir dhe e pini për kafjall.

Perimet me fletë të gjelbra

Hani sa më shumë perime me fletë të gjelbra siç janë brokoli, selinoja dhe lulelakra, që përmbajnë thartirë e ndihmojnë në luftën kundër thartirës.

Continue Reading

Shëndeti

Ushqimet e shumëpërpunuara mund të lidhen me vdekjet e hershme

Published

on

Një studim i ri ndërkombëtar ka sugjeruar se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të shumëpërpunuara rrit rrezikun për vdekje të hershme. Studimi u zhvillua në tetë shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ka raportuar BBC.

Çfarë janë ushqimet e shumëpërpunuara?

Janë produkte industriale që përmbajnë më shumë se pesë përbërës, shumë prej të cilëve nuk gjenden në gatimet shtëpiake, si aditivë, ëmbëltues artificialë, ngjyrues apo kimikate që përmirësojnë teksturën apo pamjen.

Disa prej këtyre ushqimeve përfshijnë: Biskota, kekë dhe ëmbëlsira të gatshme, ushqime të skuqura si patatinat, pijet e gazuara, drithërat e përpunuara për mëngjes që përmbajnë sheqer, chicken nugets, suxhukë dhe salsiçe, bukë e margarinë të prodhuara në fabrikë dhe jogurte me fruta a lëngje të ëmbëlsuara.

Çfarë tregon studimi?

Hulumtuesit kanë analizuar të dhëna nga dieta dhe vdekshmëria në vende të ndryshme: Australia, Brazili, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Meksika, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja. Ata kanë vlerësuar se në Mbretëri të Bashkuar dhe SHBA, ku ushqimet e përpunuara përbëjnë më shumë se gjysmën e kalorive ditore, rreth 14% e vdekjeve të hershme mund të lidhen me këto ushqime.

Në vende si Brazili apo Kolumbia, ku konsumimi është më i ulët (më pak se 20% e kalorive), ky numër bie në 4%. Në SHBA, në vitin 2018, u llogaritën rreth 124,000 vdekje të hershme të lidhura me ushqimet e shumë përpunuara. Në Mbretërinë e Bashkuar, gati 18,000.

A është faji i përpunimit?

Ekspertët theksojnë se ky lloj studimi nuk mund të vërtetojë shkaktarët direkt. Dieta, aktiviteti fizik, stili i jetesës dhe faktorët ekonomikë ndikojnë gjithashtu në shëndet. Doktori Eduardo Nilson, autor kryesor i studimit, ka theksuar se ndikimi negativ i ushqimeve të shumëpërpunua mund të vijë nga mënyra se si përpunohen industrialisht, përfshirë aditivët si aromat artificiale, ëmbëltuesit dhe emulgatorët.

Megjithatë, disa studiues janë skeptikë. Profesori Kevin McConway nga Open University ka thënë se modeli matematikor i përdorur mbështetet në shumë supozime dhe nuk mund të provojë drejtpërdrejt se vetëm ushqimet e shumëpërpunuara janë përgjegjëse për këto efekte.

Doktoresha Nerys Astbury nga Universiteti i Oksfordit ka shtuar se ka kohë që dihet se dieta të pasura me yndyrë, sheqer dhe kalori rrisin rrezikun për sëmundje kronike. Dhe shumica e ushqimeve të shumëpërpunuara janë pikërisht të tilla.

Doktori Stephen Burgess nga Universiteti i Kembrixhit ka thënë se ndonëse nuk mund të vërtetohet një shkak i drejtpërdrejtë, kur shumë studime në kultura të ndryshme arrijnë në të njëjtat përfundime, nuk mund të injorohet më ndikimi i këtyre ushqimeve.

Çfarë thotë industria ushqimore?

Federata e Ushqimeve dhe Pijeve në Britani ka reaguar duke thënë se termi “shumëpërpunuar” stigmatizon produkte si jogurti, buka apo salcat e gatshme, të cilat janë pjesë e një diete të balancuar. Ata kanë theksuar se të gjithë aditivët janë të kontrolluar dhe të sigurt nga Agjencia e Standardeve Ushqimore.

Continue Reading

Të kërkuara