Teknologji

5G është këtu dhe të gjithë iPhone-t e ri do të jenë të pajisur me të!

Published

on

Këtë të martë, Apple Inc pritet të prezantojë iPhone-t e ri dhe modelet e reja të orëve Apple të cilat do të kenë përditësime të vockla në paraqitje por analistët presin që këto pajisje popullore të luajnë një rol të pakrahasueshëm në tërheqjen e konsumatorëve ndaj planeve të reja 5G.

Vitin e shkuar, Apple nxori në treg iPhone 12, i cili kishte një pamje te re si dhe ishte pajisja e parë në treg që mund të lidhej me 5G. Këtë vit, analistët presin disa ndryshime modeste në aspektin mekanik dhe një fokus edhe më të thellë tek 5G-ja.

Sipas ekspertëve, iPhone 13 pritet të jetë një telefon i ri por nuk do të duket shumë ndryshe nga versioni i mëparshëm, iPhone 12. Mes ndryshimeve pritet të jetë Wi-Fi dhe procesorë më të shpejtë si dhe përditësime në cilësinë e videove si mjegullimi i sfondit etj.

Apple po i hedh në treg produktet e saj më të reja në një kohë kur në sfond kompania po haset me padi dhe shqetësime rreth keqpërdorimit të privatësisë si dhe parandalimin e konkurrencës së drejtë.

Këtë të hënë, kompania lëshojë disa përditësime emergjente për përdoruesit pasi ekspertë të sigurisë zbuluan një defekt që i lejonte disa viruse tepër invazive dhe përgjuese nga grupi izraelit NSO Group, të infektonin çdo lloj pajisjeje Apple me një klikim të vetëm.

Ndërkohë, javën e shkuar një gjyqtar federal i SHBA-së deklaroi vendimin se kompania Apple nuk ishte në fakt e angazhuar në praktika monopolizuese, por gjyqtarja i tha drejtuesve të kompanisë se ata duhet t’i lejonin krijuesit e aplikacioneve të komunikonin me konsumatorët dhe të reklamonin mënyra pagese përveç App Store, gjë që do t’i lejonte ata të ulnin koston e komisionit që i detyrohen Apple.

Apple ka pranuar të paguajë rreth $100 milionë dollarë në dëmshpërblime ndaj krijuesve të vegjël të aplikacioneve, por ata do ta apelojnë vendimin./euronews.al

Teknologji

Një nga kompjuterët më të rrallë në histori, Apple-1 shitet për 475 mijë dollarë

Published

on

Një nga kompjuterët më të rrallë dhe më ikonik në historinë e teknologjisë, modeli Apple-1, është shitur për një shumë marramendëse prej 475 mijë dollarësh amerikanë në një ankand të mbajtur në Boston.

Ky kompjuter është pjesë e grupit të parë prej vetëm 50 njësish, të prodhuara me dorë nga bashkëthemeluesit e Apple, Steve Jobs dhe Steve Wozniak, në vitin 1976.

Sot, ekzistojnë nëntë ekzemplarë funksionalë të këtij modeli, duke e bërë të rrallë dhe të kërkuar nga koleksionistët. Modeli i shitur, i njohur si “Byte Shop Apple-1”, përfshin një kabinetë prej druri të ngurtë dhe është në gjendje të plotë pune një faktor kyç që ndikoi në çmimin përfundimtar.

Fillimisht ishte vlerësuar se do të shitej për 300 mijë dollarë, por interesi i madh dhe gjendja e shkëlqyer e pajisjes bënë që ai të shitej shumë mbi këtë pritshmëri.

Kompjuteri i njohur si “Moore Apple-1” i përkiste June Blodgett Moore, e cila është njohur si gruaja e parë që ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Stanford.

Apple-1 erdhi në ankand me komponentët tastierën, interfejsin për kaseta dhe softuerin Apple BASIC.

Një video demonstruese e funksionimit të tij, e realizuar një ditë para ankandit, i shtoi vlerë të konsiderueshme ofertës.

Në kohën kur u lansua, Apple-1 shitej për 666.66 dollarë, ai përfaqëson pikë kthese në historinë e kompjuterëve personalë, konsiderohet si gurthemeli mbi të cilin u ndërtua perandoria e teknologjisë. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

Spotify surprizon përdoruesit me një risi të madhe

Published

on

Në selinë qendrore të Spotify duket se po ndodhin ndryshime të mëdha. Brenda më pak se një jave, kompania ka sjellë një tjetër lajm të mirë për përdoruesit.

Tani, dëgjuesit mund të zgjedhin dhe të dëgjojnë çdo këngë që duan, pa pagesë.

Ky ndryshim vjen pasi Spotify prezantoi përmirësime për shërbimin Premium dhe vendosi të ofrojë një avantazh të ri për përdoruesit e planit falas, pa rrezikuar humbjen e abonentëve.

Llogaritë me planin falas kanë mundësi të zgjedhin çdo këngë dhe ta dëgjojnë, një opsion që ishte i rezervuar vetëm për abonentët Premium.

Ky funksion do të jetë i disponueshëm globalisht duke filluar që sot. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google shkaktoi kaos, gati 77 për qind e faqeve u prekën

Published

on

Në mes të shtatorit 2025, Google pa paralajmërim hoqi parametrin e URL-së “&num=100”, i cili lejonte që në një faqe kërkimi të shfaqeshin 100 rezultate njëherësh.

Edhe pse duket ndryshim teknik i vogël, ky veprim shkaktoi trazira të mëdha në komunitetin SEO, ndikoi në funksionimin e mjeteve të ndjekjes së renditjes dhe deformoi të dhënat statistikore. Mendohet se ka ndikuar në rreth 77% të faqeve.

Parametri “&num=100” ishte baza e softuerëve që monitoronin pozicionet në Google, lejon skanimin e 100 rezultateve me kërkesë të vetme.

Pas heqjes së tij, mbledhja e të dhënave u bë dhjetë herë më komplekse:

Para: 1 kërkesë = 100 rezultate

aPas: 10 kërkesa = 100 rezultate

Kjo sjell më shumë kërkesa për serverat e Google, rritje të kostove infrastrukturore dhe më shumë kompleksitet në mbledhjen e të dhënave. Pasojat përfshijnë panelet e kontrollit të prishura, të dhëna të humbura për renditjen dhe raporte të paplota të SERP-it. Disa mjete kanë kufizuar ndjekjen në 20 rezultatet kryesore për të zbutur kostot e rritura, pritet që kosto të transmetohen tek përdoruesit përmes rritjes së çmimeve të abonimeve.

Efektet në Google Search Console (GSC)

Ndryshimi ka ndikuar edhe në të dhënat e GSC-së. Shumë pronarë faqesh kanë vënë re ulje të shikimeve në desktop, pozicioni mesatar i faqeve ka pësuar rritje, se botët që ndjekin renditjen nuk mund të regjistrojnë më shikime për pozicionet 11-100 në të njëjtën faqe. Përpara, parametrin aktiv mundësonte që edhe faqet në pozicione të largëta të regjistronin shikime, duke kontaminuar të dhënat e mëparshme.

Arsyet e ndryshimit:

Google nuk ka dhënë shpjegim, por ekspertët e SEO sugjerojnë disa motive: Vështirësimi i scraping-ut: pengon mbledhjen automatike të të dhënave nga SERP. Mbrojtja e infrastrukturës: ul ngarkesën e serverave. Kontrolli i të dhënave: inkurajon përdorimin GSC e API zyrtare.

Mbrojtja ndaj konkurrencës së AI: redukton mundësitë që mjete ose modelet AI të përdorin indeksin e Google për krijimin automatik të përgjigjeve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Apple konfirmon: iOS 26 mund të ndikojë në baterinë e iPhone

Published

on

Apple ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm lidhur me përditësimin e fundit të sistemit operativ, iOS 26.

Kompania pranon se instalimi i versionit më të ri mund të shkaktojë një rritje të përkohshme të konsumit të baterisë, diçka që përdoruesit e kanë vënë re pas çdo përditësimi të madh.

Arsyeja kryesore është se pas instalimit, shumë procese në sfond fillojnë të funksionojnë, si indeksimi i të dhënave, shkarkimi i burimeve shtesë për funksione të reja dhe përditësimi automatik i aplikacioneve.

Apple siguron përdoruesit se kjo është normale dhe se bateria do të kthehet në performancën e saj normale brenda disa ditësh, pasi këto procese përfundojnë.

Edhe pse funksionet e reja rrisin ngarkesën mbi procesorin, ndikimi në performancë dhe konsum energjie është minimal.

Kompania këshillon përdoruesit të mos shqetësohen për ngrohjen fillestare të pajisjes dhe shpejtësinë e shtuar të konsumit të baterisë.

Për ata që janë më skeptikë, Apple sugjeron të presin përditësimet e para me rregullime gabimesh para se të instalojnë versionin e ri të iOS. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara