Lajmet

59% e shqiptarëve, dakord me Ballkanin e Hapur

Rama: Është në interes edhe të Kosovës, por unë nuk jam udhëheqës i saj.

Published

on

Mbi 303 mijë persona, ose 59% e të pyeturve, janë shprehur pro nismës “Ballkani i Hapur”, sipas së cilës vendet e rajonit do të rrisin bashkëpunimin e tyre në kuadër të lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit. Sipas rezultateve të publikuara në anketën e zhvilluar në kuadër të Këshillimit Kombëtar, vetëm 26% e të pyeturve janë shprehur kundër kësaj nisme.

“Është mbështetje shumë e fortë. Mos harroni që lufta që nisi Rusia ndaj Ukrainës ka pasur një impakt psikologjik, edhe për shkak të pozicionit të Serbisë. Unë nuk kam pritur luftën për të marrë vesh çfarë është politika e jashtme e Serbisë, marrëdhëniet e saj me Rusinë…”, tha kryeministri Rama.

“Shqipëria, Ballkanin e Hapur nuk e bën për Serbinë, por për veten e vet. Mbron interesat tona. Natyrisht edhe Serbia mbron interesat e veta. Ballkani i Hapur është nismë interesash konverguese, jo diverguese. Çdo konvergjencë i shërben paqes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik dhe social. Kur flasim për paqe, paqja bëhet me ata që ke pasur probleme…”, shtoi Rama. “Ballkani i hapur është në interes edhe të Kosovës, por unë jam udhëheqës i Shqipërisë dhe nuk dua t’i jap këshilla të pakërkuara Kosovës”.

Continue Reading

Vendi

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Prizren

Published

on

By

Një rast i tentim vrasjes është raportuar mbrëmjen e së shtunës në Prizren, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Rexhep Kabashi”.

I dyshuari, burrë, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka therur viktimën pas një konflikti.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor në spital, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Aeroportin “Adem Jashari” për kanosje

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Adem Jashari.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:20, pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave, ku i dyshuari, dyshohet se ka kanosur një tjetër burrë.

Gjatë intervenimit, policia ka sekuestruar nga i dyshuari një pistoletë me leje dhe 45 fishekë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet më tej.

Continue Reading

Vendi

Javë me mot të qëndrueshëm në Kosovë, fundjava sjell reshje lokale shiu

Published

on

By

Gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me periudha të gjata me diell dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë, ku maksimalet do të sillen nga 22 deri në 29 gradë Celsius.

Ditët e para të javës, nga e hëna deri të mërkurën, parashihen më të ngrohta dhe me më shumë kthjellime. Në disa zona malore mund të ketë shtim të vranësirave, por pa reshje të theksuara.

Ndërkaq, nga e enjtja moti pritet të ndryshojë gradualisht, me vranësira më të dendura dhe mundësi për reshje lokale shiu të shoqëruara herë pas here edhe me shkarkime elektrike. Edhe dita e premte pritet të sjellë mot më të paqëndrueshëm, me intervale dielli dhe riga të izoluara shiu në disa pjesë të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e Fakultetit Juridik në UBT përfitojnë përvojë praktike përmes vizitës në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Published

on

By

Studentët e Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Menaxhimit të Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT kanë realizuar një vizitë studimore në Gjykata Themelore në Prishtinë, në kuadër të lëndës “E Drejta Kontraktore”, nën shoqërimin e Prof. Egzona Osmanaj.

Kjo vizitë u organizua me qëllim të ndërlidhjes së njohurive teorike me praktikën profesionale, duke u ofruar studentëve mundësinë që të ndjekin nga afër zhvillimin e procedurave civile dhe funksionimin e sistemit gjyqësor në praktikë.

Gjatë qëndrimit në gjykatë, studentët ndoqën katër seanca gjyqësore civile, prej të cilave dy janë zhvilluar pranë gjyqtares Rrezarta Ajeti dhe dy të tjera pranë gjyqtarit Durim Balaj. Përmes këtij aktiviteti, ata patën rastin të kuptojnë më mirë procedurat civile, komunikimin profesional në sallën e gjykimit dhe mënyrën e trajtimit të rasteve konkrete.

UBT vazhdon të promovojë mësimin praktik dhe përfshirjen aktive të studentëve në aktivitete profesionale, duke krijuar ura bashkëpunimi me institucione vendore dhe duke i përgatitur studentët për sfidat reale të profesionit.

Vizitat studimore dhe aktivitetet e tilla janë pjesë e qasjes moderne të UBT-së ndaj arsimit, ku teoria dhe praktika zhvillohen paralelisht për të ndërtuar profesionistë të përgatitur për tregun e punës dhe institucionet vendore e ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara