Lajmet

56 të zhdukur nga aksidenti në Greqi, mes tyre katër shqiptarë

Kështu deklaroi gazetari Xhensil Shkëmbi.

Published

on

Raportohet nga Greqia se 56 persona rezultojnë të zhdukur në aksidentin e ndodhur nga përplasja e trenave në afërsi të Larisas.

Tashmë misioni i kërkim-shpëtimit nuk është fiksuar në gjetjen e kufomave të plota, por për mbetje trupore apo sende personale në mënyrë që të bëhet identifikimi i viktimave. Deri më tani rezulton se mes tyre janë edhe katër shqiptarë.

“Kjo është dita e tretë e kërkim-shpëtimit, ditën e djeshme janë gjetur 14 kufoma duke e shtuar numrin nga 43 në 57 numrin total të viktimave. 48 persona momentalisht ndodhen në spital, kryesisht në spitalin universitar të Larisës. 6 prej tyre janë në intubim, ndërkohë 56 persona rezultojnë të humbur nga denoncimet e familjarëve të tyre. Nga ajo që burimet thonë nga vendi i ngjarjes është se 25 persona të cilët kanë qenë në vagonin e parë është e pamundur të gjenden kufomat e tyre pasi mendohet të jenë shkrirë”, tha gazetari Xhensil Shkëmbi.

Gazetari ka raportuar se në një intervistë me koordinatorin special të kërkim shpëtimit në vendin e ngjarjes, ky i fundit është shprehur se pritet të gjenden kufoma të tjera, por nuk dihet se sa do të jetë numri total i viktimave. Ndërkohë koordinatori special i kërkim-shpëtimit është shprehur se do të bëhet brenda ditës së sotme edhe rregullimi i infrastrukturës, në mënyrë që vagonët e dëmtuar të çmontohen, pra vendngjarja do të pastrohet.

“Kam qenë më komunikim të drejtpërdrejtë edhe me emergjencat civile helene, ata janë shprehur se nuk janë duke kërkuar më për tërësi kufomash, por kryesisht janë duke kërkuar për mbetje kufomash dhe për sende personale, në mënyrë që të bëhet identifikimi i viktimave. Deri më tani bëhet fjalë për 4 shqiptarë të zhdukur Evgjenia Micka, Denis Ruço, Pavlin Bozdo, Klaudia Lato kjo e fundit nuk e ka pasaportën shqiptare por është me prindër shqiptarë të cilët tashmë i kanë humbur shpresat se do e gjejnë”, tha Shkëmbi.

Ai ka raportuar gjithashtu se dy shqiptarë janë në gjendje të rëndë dhe janë duke luftuar për jetën, Roberto Drishti 25-vjeçar dhe Anisa Liuri 23-vjeçare, ndërkohë që Olta Kulla për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i thotë Sorensenit se ka “legjitimitet të ri” pas zgjedhjeve, i kërkon tërheqjen e letrës së Bërnabiqit e dorëzimin e Radoiçiqit

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është takuar sot me emisarin evropian për dialog, Peter Sørensen.

Rreth këtij, takimi ka dalë me detaje edhe zyra e tij për media.

“Në takimin e parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryeministri Kurti theksoi se rezultati zgjedhor ka prodhuar një legjitimitet të ri demokratik, i cili garanton parashikueshmëri politike dhe stabilitet institucional, duke forcuar më tej funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Ky legjitimitet i lartë, i dalë drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve, siguron përfaqësim të drejtë, kredibil dhe parimor të Kosovës në dialog. Sa i përket palës tjetër në dialog, Kryeministri vlerësoi se e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lidershipin në Serbi”, theksohet në njoftim.

Mes tjerash u bë e ditur se në takim, Kurti shprehu gatishmërinë e Kosovës për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe dialog konstruktiv në Bruksel.

Ai theksoi edhe “ rëndësinë thelbësore të tërheqjes së letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, të deponuar në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dorëzimit të kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, dhe nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit si garanci juridike dhe mirëbesim për rrugën përpara. Ai nënvizoi se me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Zbatimit të Ohrit, dialogu prodhon rezultate të qëndrueshme”.

Continue Reading

Të kërkuara