

Lajmet
56 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
Published
4 years agoon
By
Betim Gashi56 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Nga Spitali i Pejës thonë se gjashtë pacientë janë respirator, 43 pacientë në oksigjenoterapi, ndërsa 14 pacientë në gjendje më të rëndë./UBTNews
Lajmet
Gërvalla: Jemi larg takimeve trilaterale në dialog
Published
34 seconds agoon
May 23, 2025By
UBTnews
Kryetarja e partisë Guxo, Donika Gërvalla, ka thënë se kriza aktuale politike në Kosovë është e papranueshme dhe duhet gjetur zgjidhje e menjëhershme. Ajo akuzoi partitë që deri tani ishin në opozitë se po bllokojnë konstituimin e Kuvendit. Sipas saj, betejat politike nuk duhet bërë për Kuvendin mirëpo për formimin e qeverisë.
Gërvalla pas dështimit për herë të njëzet të konstituimit të Kuvendit, tha se kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj nuk mund të kërkojë pozicionin e kryeparlamentarit dhe se për një gjë të tillë pajtohen të gjithë partnerët e koalicionit, LVV-Guxo-Alternativa.
“Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme. Mirëpo për të gjetur zgjidhje kërkon reagim racional nga deputetët e opozitës të cilët bllokojnë Kuvendin. Duke bllokuar Kuvendin bllokojnë edhe mundësinë e tyre për të ushtruar kontrollin e Kuvendit mbi institucionet e pavarura të Kosovës. Kjo qasje bllokuese të ndalet pasi beteja politike bëhet për zgjedhje të qeverisë. Ajo nuk bëhet për një temë e cila është e vetëkuptueshme. Kushtetuta ia njeh të drejtën ekskluzive për propozim fituesit të zgjedhjeve. Është seanca e dhjetë që jemi duke votuar për procedurë”, tha ajo.
Sipas saj, ata janë të gatshëm për koalicion me Limajn, nëse ai është i gatshëm për bashkëpunim parimor.
“Çështjen e kërkesës për kryeparlamentar e kemi diskutuar. Por pozicioni i deputetëve të partisë Guxo nuk ka qenë i ndryshëm nga LVV-ja dhe Alternativa. Të gjithë jemi të njëmendje që një parti që ka tre deputetë në Kuvend nuk mund të kërkojë pozicionin e dytë në shtet. Zgjidhjet dhe marrëveshjet duhet të jenë parimore. Nëse Limaj është i gatshëm për një bashkëpunim parimor në kuadër të institucioneve atëherë ne jemi të treguar të gatshëm për bashkëpunim”, theksoi Gërvalla.
Sa i përket deklarimeve të deputetes nga komunitetit boshnjak, Duda Balje se individë nga Maqedonia e Veriut i kanë ofruar asaj postin e profesoreshës në Universitetin e Tetovës në këmbim të votës për koalicionin LVV-Guxo-Alternativa, ajo tha se nuk ka informacione për një gjë të tillë.
Ajo i bëri thirrje deputetes Balje por edhe deputetin nga komuniteti goran, Adem Hoxha që të heqin dorë siç tha ajo nga qasja bllokuese për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Gërvalla e cila është edhe ushtruese e detyrës së Ministres së Punëve të Jashtme, foli edhe për porositë e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Kaja Kallas, e cila po qëndro për vizitë zyrtare në Kosovë.
Duke folur për dialogun me Serbinë, ajo tha se i njëjti nuk është ndërpre asnjëherë, derisa tha se takimet trilaterale nuk mund të ndodhin derisa Serbia të dëshmon përkushtimin e saj në këtë proces.
Ajo bëri thirrje për ekstradim të Milan Radoiçiq në Kosovë, derisa tha se s’ka asnjë mirëkuptim për të gjithë ata që kërkojnë që Kosova të bëjë lëvizje në dialog, ndërkaq s’ka asnjë konsekuencë për Serbinë.
“Rikthimi në dialog nuk është i nevojshme. Dialogu nuk e kemi ndërpre asnjëherë. Sorensen ka qenë në Kosovë e Serbi. Ka pasur biseda të vazhdueshme me zotëri Bislimi. Nëse ajo thotë rikthimi në dialog ndoshta e ka fjalën për takime trilaterale. Mirëpo jemi larg asaj, Serbia duhet të dëshmojë përkushtimin e saj në dialog, jo vetëm për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit por edhe ekstradimin e Radoiçiqit. Në vazhdimësi Vuçiq iu jep premtime se do të arrestojë Radoiçiqi, mirëpo shkuan shkuan muaj e muaj dhe vit dhe s’ka lëvizje. Nuk kam asnjë pikë mirëkuptim për të gjithë ata që kërkojnë që Kosova të bëjë lëvizje të mëtejme nëse s’janë të gatshëm të angazhohen që një kriminel si Radoiçiq të shëtitet i lirë në Serbi dhe s’ka asnjë konsekuencë për Serbinë”, përfundoi ajo.
Lajmet
Protestë para Kuvendit: Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve
Published
6 minutes agoon
May 23, 2025By
UBTnews
Në shenjë pakënaqësie rreth mos konstituimit të Kuvendit dhe ndikimit të kësaj bllokade në mbrojtjen e fëmijëve, Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, organizoi një aktivitet simbolik “Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve”.
Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se kjo bllokadë po shkakton stagnime në reforma dhe procese të ndryshme të mbrojtjes së fëmijëve, derisa përmend politikat sociale.
Ajo tha se disa projektligje kanë mbetur të pa miratuara siç është ai për ndihmën e asistencës sociale, i cili pritet të ndikojë në reduktimin e varfërisë së fëmijëve dhe fuqizimin e familjes.
Kelmendi u bëri thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe të ngrisin përgjegjësinë e tyre institucionale përballë nevojave, vështirësive dhe realitetit të rëndë të fëmijëve në Kosovë.
“Jemi në këtë aktivitet ndërgjegjësues për të shprehur pakënaqësinë tonë për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe ndikimin që kjo bllokadë ka në proceset e mbrojtjes së fëmijëve. Kjo bllokadë po shkakton stagnime në refroma dhe procese të ndryshme të mbrojtjes së fëmijëve. Jemi këtu bashkë me organizata anëtare për të bërë thirrje drejt deputetëve që të reflektojnë dhe të ngrisin përgjegjësinë e tyre institucionale përballë nevojave, vështirësive dhe realitetit të rëndë të fëmijëve në Kosovë. Procese të shumta janë stagnuar sa i përket mbrojtjes së fëmijëve. Duke filluar me politikat sociale për mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve. Një mori projektligjesh kanë mbetur të pa miratuara. Projektligji për të drejtat, njohjet, vlerësimin dhe përfitimet dhe shërbimet për personat me aftësi të kufizuar, i cili pritet të ndikojë në rritjen dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve për të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara”, tha Kelmendi.
Drejtoresha e KOMF-it, Donjeta Kelmendi tha se krahas fushës sociale, si pasojë e bllokadës në kuvend, stagnime ka po ashtu edhe në fushën e shëndetësisë.
Ndër të tjera, ajo përmendi Projektligjin për shëndetin mendor si dhe atë për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjet.
Kelmendi theksoi se pa Kuvend të konstituar nuk mund të ketë as investime në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.
“Krahas fushës sociale, stagnime ka po ashtu edhe në fushën e shëndetësisë. Një mori e ligjeve kanë mbetur të pa miratuara. Projektligji për shëndetësi, Projektligji për shëndetin mendor, Projektligji për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjet. Pa kuvend të konstituar nuk mund të kemi edhe investime në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Shërbimet sociale në vazhdimësi përballen me krizë të financimit sikurse sektori publik ashtu edhe joqeveritar dhe projektligji për financat e pushtetit lokal po ashtu procesi rreth miratimit të tij ka stagnuar. Ky projektligj parasheh krijimin e një grandi të veçantë për shërbime sociale”, tha Kelmendi.
Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e njëzet. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 25 maj në orën 11:00.

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokraitke të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se po mban peng Kosovën.
Pas dështimit për herë të njëzet të konstituimit të Kuvendit, deputetja tha se si parti kanë ofruar alternativat për zgjidhjen e ngërçit politik, mirëpo për shkak të siç tha kryeneçësisë së Kurtit nuk po tejkalohet situata.
“Ne jemi të gatshëm në çdo moment që të hapim rrugë. Kemi ofruar alternativat tona mirëpo Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Bëjmë thirrje për reflektim që të ecim tutje”, tha ajo.
Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm.
Lajmet
Njëzet përpjekje të dështuara për ta bërë Kuvendin e Kosovës
Published
2 hours agoon
May 23, 2025By
UBTnews
Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e njëzet. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 25 maj në orën 11:00.
Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan 53 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim.
Në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë.
“53 deputetë kanë votuar për, kundër asnjë, asnjë abstenim, atëherë shihemi me 25 maj në ora 11:00”, tha ai.
Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm.

Gërvalla: Jemi larg takimeve trilaterale në dialog

Zyrtare, Reali i jep lamtumirën Ancelottit

Protestë para Kuvendit: Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve

Ndarja me Sophie Turner, Joe Jonas: Ideja e ribashkimit më dukej e frikshme

Çitaku: Kurti po e mban peng Kosovën

Bisedimet bërthamore SHBA- Iran hyjnë në fazën kritike

Situatë kritike: Rreth 130 kamionë me ndihma humanitare hyjnë në Gaza

Njëzet përpjekje të dështuara për ta bërë Kuvendin e Kosovës

Haradinaj: Mund ta votojmë edhe Glauk Konjufcën për kryetar Kuvendi
Të kërkuara
-
Lajmet1 month ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesorët Besnik Skenderi, Safet Zejnullahu, Diamanta Skenderi dhe Ferid Selimi publikojnë punimin shkencor mbi AI në arsim
-
Kulturë2 months ago
Shkëlqeu me rolin e tij në ‘Kontesha Arduini’, intervistë me Mirsad Ferati