Lajmet

Madrid: Fitore e rëndësishme e të djathtëve në zgjedhje, sinjal kundër kryeministrit të Spanjës

Published

on

Ditën e djeshme në rajonin e Madridit në Spanjë janë mbajtur zgjedhjet për Kuvendin dhe Qeverinë rajonale. Fituese ka dalë Partia Popullore (PP) e cila ka fituar pothuaj gjysmën e votave, duke marrë kështu 65 nga 136 deputetët e kuvendit të rajonit të Madridit.

Ajo që e bën këtë fitore të rëndësishme në aspektin politik lokal dhe rajonal është fakti që PP ka marrë më shumë vota dhe vende për Kuvendin e Madridit, se sa të gjithë partitë e majta së bashku.  Fitorja e PP është një sinjal i hapur kundër qeverisjes së majtë të Kryeministrit Spanjoll Pedro Sanchez, partia e së cilit shënoi humbje të konsiderueshme në këto zgjedhje në rajonin e kryeqytetit. Gjithashtu, në vigjilje të rezultatit zgjedhor, Pablo Iglesias kryetari i partisë PODEMOS, aleat ky kryesor i qeverisë së Sanchez, dha dorëheqjen nga çdo rol politik në Spanjë, megjithëse partia e tij pati rritje në zgjedhjet e Madridit.

Platforma kryesore e PP në Madrid ishte për lirimin e masave ndaj COVID-19, dhe në kundërshtim të hapur të politikave kombëtare të ndjekur nga qeveria e Sanchez. Motoja e PP në këto zgjedhje madje ishtë “Liri!”, një mesazh i cili ka tërhequr masivisht votuesit e Madridit në zgjedhje, të cilët sipas analistëve përveçse kanë votuar për PP, kanë votuar edhe për kauzën e lirimit të masave kundër pandemisë, të cilat i shohin si të padrejta dhe mbytëse për ekonominë.

Pas shpalljes së rezultatit, PP do të marrë mandatin për të formuar qeverinë rajonale në Madrid edhe për këtë nevojitet një koalicion për konstituimin e qeverisë. Deri më tani, ata që duken si partneri më i mundshëm edhe mbështetës publik i këtij koalicioni, është partia e së djathës ekstreme në Spanjë Vox, të cilët me 13 mandatet e fituara mund t’ia lejojnë PP të formojë qeverinë. Në këtë rast, qeveria e rajonit të Madridit do të kontrollohej nga një koalicion i së djathtës spanjolle, e cila gjatë dy viteve të fundit është kthyer në më shumë konservatore dhe agresive.

Rajoni i Madridit është rajoni më i prekur nga pandemia në Spanjë, prej të 17 rajoneve, momentalisht me një mesatare prej 343 rastesh për 100 mijë banorë, shumë më shumë se sa mesatarja kombëtare në Spanjë prej 214 raste për 100 mijë banorë. UBTNEWS

Lajmet

Sukses historik në Cannes: Filmi “Dua” i Blerta Bashollit pritet me duartrokitje në premierën botërore

Published

on

By

Kinematografia e Kosovës ka shënuar një tjetër arritje të madhe në arenën ndërkombëtare. Filmi më i ri i regjisores së njohur Blerta Basholli, “Dua”, ka pasur mbrëmë premierën e tij botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes, në kuadër të seksionit prestigjioz “Java e Kritikës”.

Filmi sjell para publikut botëror një rrëfim prekës dhe të fuqishëm për Kosovën e viteve të 90-ta. Përmes një gërshetimi të artit, kujtesës dhe ndjeshmërisë njerëzore, “Dua” pasqyron jetën e një gjenerate që u rrit dhe u përball me represionin e egër, frikën e përditshme dhe mungesën e lirisë, duke e shndërruar kështu historinë tonë kolektive në një dëshmi të fuqishme artistike.

Premiera e mbrëmshme u përcoll me një interesim të jashtëzakonshëm nga publiku dhe mori vlerësime mjaft pozitive nga kritika ndërkombëtare e filmit. Kjo pritje e ngrohtë konfirmon edhe një herë hovin dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka marrë filmi kosovar vitet e fundit.

Ky përfaqësim dinjitoz në festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë është një triumf i madh për regjisoren Blerta Basholli, ekipin e aktorëve dhe mbarë industrinë tonë të filmit.

 

 

Continue Reading

Lajmet

Komisionarja e BE-së Marta Kos sot për vizitë në Kosovë

Published

on

By

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, do të zhvillojë sot vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë që nga marrja e kësaj detyre në dhjetor të vitit 2024. Sipas agjendës, ajo do të pritet fillimisht në orën 10:00 nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe më pas, në orën 10:45, do të takojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Pas këtij takimi, Kurti dhe Kos do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

Kjo është vizita e parë e komisionares në Prishtinë, pasi ajo tashmë ka vizituar të gjitha shtetet e tjera që synojnë integrimin në BE. Një vizitë e ngjashme e paraparë për mesin e muajit mars u anulua, si rrjedhojë e vendimit të ish-presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Kjo vizitë vjen me një moment kritik për vendin. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paralajmëroi një ditë më parë se Kosova rrezikon të mbetet pa miliona euro nga Plani i BE-së për Rritje. Shkak për këtë është bllokada institucionale; për shkak të mungesës së një Kuvendi funksional nga procesi zgjedhor, vendi nuk mund të miratojë reformat e domosdoshme deri më 30 qershor 2026.

Gjatë takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku u shqyrtua ecuria e Agjendës së Reformave, Kurti saktësoi se dhjetë reforma kyçe skadojnë në fund të muajit të ardhshëm, duke shtuar se nëntë prej tyre tashmë llogariten të rrezikuara.

Ai vuri në dukje se projektligje jetike – si pakoja e reformës në drejtësi, ligji për ndihmën shtetërore, ai për kamatat e banesave, si dhe rregullat për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar – janë gati dhe do të mund të votoheshin që këtë muaj nëse institucioni legjislativ do të ishte aktiv. Pavarësisht kësaj sfide, kreu i qeverisë në detyrë kujtoi se Kosova ka qenë ndër vendet e para në rajon që ka përmbushur paraprakisht detyrimet e saj për këtë plan rritjeje.

 

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë

Published

on

By

Moti edhe sot do të mbajë i vranët dhe me intervale me diell në vendin tonë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga të lehta shiu, ndaj bëni mirë të merrni një ombrellë me vete.

Sa i përket temperaturave, ato minimale do të lëvizin mes 5 dhe 7°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë mes 17 dhe 20°C.

Do të fryjë një erë e lehtë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Australisë, Richard Rodgers

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin jorezident të Australisë për Kosovën, Richard Rodgers, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Gjatë këtij takimi, Konjufca shprehu mirënjohjen e tij për punën e ambasadorit, duke e falënderuar për angazhimin e vazhdueshëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë.

Të dy bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë e vendeve respektive për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të forcuar më tej lidhjet diplomatike dhe miqësore në të ardhmen.

Continue Reading

Të kërkuara