Në komunën e Gjilanit aktualisht janë 514 raste aktive me COVID-19. Arbër Ismajli, nënkryetar i Gjilanit, njoftoi se 74 persona janë në hospitalizim, 60 prej tyre në oksigjenoterapi.
Ismajli apeloi të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me COVID-19 në këtë komunë ka shkuar në 6 mijë e 173, 5 mijë e 524 janë shëruar, 134 kanë vdekur, kurse 135 mostra janë në pritje për rezultat./UBTNews
Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano thuhet se prej afro dy javësh është në gjendje kritike për jetën. Ish-kreu i Partisë Socialiste pësoi një arrest kardiorespirator çka i shkaktoi edhe dëmtime në tru.
Ish-kryeministri Nano ndodhet në reanimacion, në një spital privat në kryeqytet.
Ai ka pësuar një arrest kardio-respirator në ambientet e shtëpisë së tij, por ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve ka bërë të mundur kthimin e tij në jetë.
Dy vitet e fundit ish-kryeministri Nano i ka pasur të shpeshta kontrollet mjekësore në spitalin privat në Tiranë.
Më herët ai ka qenë i intubuar për shkak të një sëmundje kronike në mushkëri që mjekët e quajnë spok.
Pas rehabilitimit ai u rikthye në shtëpi, por sërish pati një problem shëndetësor duke iu nënshtruar një ndërhyrje ortopedike për shkak të thyerjes së një prej kockave të legenit.
73-vjeçari Fatos Nano u shkëput nga politika në vitin 2005.
Ai ka qenë kryeministër i vendit përgjatë viteve 1991, 1997-1998 dhe 2002-2005. Ai është themeluesi i Partisë Socialiste dhe kreu i parë i saj./S.K/EO/A2 CNN/
Pjesa më e madhe e provave të prezantuara nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, që dëshmojnë për krimet serbe të kryera në Kosovë, nuk janë pranuar në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë.
Kështu kanë vendosur gjyqtarët e rastit, duke theksuar se përgjithësisht këto dëshmi, janë komplet të parëndësishme për procesin ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit, që po zhvillohet në Hagë.
Cilat prova u rrëzuan dhe pse?
Mbrojtja e Jakup Krasniqit kishte dorëzuar materiale të shumta, dëshmi të shkruara, video-incizime të cilat sipas tyre, dëshmojnë se në Kosovë ka qenë gjendje kaosi, dhe shumë krime janë kryer në shenjë hakmarrjeje nga individë pas krimeve të Serbisë në zona të ndryshme.
Pas kërkesës së Jakup Krasniqit, Prokuroria e Hagës kërkoi që këto prova të krimeve serbe të refuzohen, dhe realisht pjesa më e madhe e tyre u refuzuan.
Prova me numrin 11 përmbante një material të BBC, ku kishte video-incizime të ndryshme që dëshmonin për krimet e Serbisë në Kosovë. Megjithatë, kjo për gjyqtarët e Speciales është e parëndësishme. Ata vendosën ta pranojnë një pjesë krejt të shkurtër të materialit, aty ku UÇK-ja iu ndihmonte hetimeve të mundshme, por jo edhe dëshmive për krimet e Serbisë.
“Duke iu kthyer Provës së Propozuar 11, Paneli vëren pretendimin e Mbrojtjes së Krasniqit se videoja lidhet, ndër të tjera, me pasojat e krimeve serbe të kryera kundër popullsisë shqiptare, natyrën mbrojtëse të organizatës së UÇK-së, pretendimet për përfshirjen e UÇK-së në zhdukjen dhe vdekjen e individëve, trupat e të cilëve u gjetën në rrethana të pashpjegueshme dhe aktet e mundshme të hakmarrjes nga popullsia civile. Pasi shqyrtoi Provën e Propozuar 11, Paneli vëren se pjesa e parë e videos lidhet kryesisht me krimet që dyshohet se janë kryer nga forcat serbe në Rahovec dhe përreth. Paneli kujton qëndrimin e tij se provat e krimeve të dyshuara të kryera nga forcat serbe janë përgjithësisht të parëndësishme për akuzat kundër të Akuzuarit. Paneli konsideron se Mbrojtja e Krasniqit nuk ka arritur të vërtetojë se pjesa e parë e videos është relevante për këtë çështje”, thuhet në këtë vendim.
Gjyqtarët e Hagës e refuzuan një tjetër prove të propozuar nga Jakup Krasniqi, e që lidhej me raportet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas gjyqtarëve, këto nuk janë relevante, ngjashëm siç konstatoi edhe për dëshmitë e krimeve serbe.
“Lidhur me Provën e Propozuar 15, Trupi Gjykues vëren parashtrimin e Mbrojtjes së Krasniqit se ajo lidhet me marrëdhënien midis LDK-së dhe UÇK-së, dhe sugjerimin se ato nuk ishin opozitë dhe kishin qëllime të përbashkëta. Pasi shqyrtoi Provën e Propozuar 15, Trupi Gjykues nuk e konsideron përmbajtjen e saj, siç përshkruhet aty, të jetë relevante për qëllimet e përbashkëta të pretenduara të UÇK-së dhe LDK-së në asnjë mënyrë relevante për këtë çështje. Trupi Gjykues vëren se, ndërsa një pjesë e Provës së Propozuar 15 përmend denoncimin e LDK-së për krimet e kryera nga forcat serbe, kjo pikë është kryesisht relevante për krimet e kryera nga forcat serbe, të cilat janë të parëndësishme përveç nëse lidhen ndryshe me akuzat kundër të Akuzuarit. Prandaj, Trupi Gjykues konstaton se Mbrojtja e Krasniqit nuk ka arritur të vërtetojë se Prova e Propozuar 15 është relevante për këtë çështje”, thuhet më tutje në këtë vendim.
Për këto prova, ditë më parë Prokuroria Speciale e Hagës kërkoi që të mos pranohen. Në anën tjetër, muaj më parë, Gjykata Speciale kishte pranuar prova që zyrtarisht iu takonin institucioneve të Beogradit zyrtar./S.K/EO/Nacionale/
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Korilë, Zveçan 17-20.10.2025 – NN. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./S.K/KP/
Në Shqipëri më 21 tetor të vitit 2011 u zhvillua për herë të parë një Maratonë Ndërkombëtare.
Rreth 3000 vrapues, mes të cilëve 800 maratonistë të ardhur nga 13 vende të botës iu bashkuan Maratonës Ndërkombëtare në Tiranë me pikë-nisje sheshin “Skënderbej”.
Pas vrapimit 42 km, keniani Elisha Kiprotich dhe moldavja Svetlana Shepeleva hyjnë në histori si fituesit e kësaj Maratone të parë ndërkombëtare e organizuar në Shqipëri./S.K/KP/