Sport

50 vjet nga dueli më i famshëm në histori Muhammad Ali-George Foreman!

Published

on

Në sportin e boksit, dueli më i famshëm mbetet ai mes Muhammad Ali dhe George Foreman, një ngjarje që shënoi histori dhe ndikoi thellë në kulturën popullore. Edhe pas 50 vjetësh nga ajo përballje legjendare, emocionet e 30 tetorit 1974 në Kinshasa janë ende të freskëta në memorien e adhuruesve të këtij sporti.

Kjo ndeshje jo vetëm që përfaqëson një përballje fizike, por gjithashtu shënoi një moment të rëndësishëm në historinë sociale dhe politike të kohës. Një e katërta e popullsisë globale, rreth një miliard njerëz, ndoqën këtë përballje, e cila ka frymëzuar libra dhe filma, përfshirë dokumentarin fitues të Oscar-it “When We Were Kings”.

Dueli, i njohur si “Rumble in the Jungle” (Përleshja në Xhungël), ishte një ngjarje magjike që kapërceu përmasat e sportit. Atmosfera që rrethonte ndeshjen ishte elektrizuese, ndërsa dy legjendat e ringut, Ali dhe Foreman, përfaqësonin dy stile të ndryshme boksesh: njeriu me grusht prej çeliku përballë kampionit që “kërcente si një flutur dhe thonte si bletë”.

Muhammad Ali, i njohur si “Më i madhi”, u rikthye në fronin e botës me këtë fitore, duke e forcuar statusin e tij si një nga sportistët më të njohur dhe të respektuar të të gjitha kohërave. Ndërkohë, George Foreman përjetoi një krizë të thellë pas humbjes, e cila e çoi atë në një periudhë reflektimi dhe pothuajse e detyroi të largohej nga boksimi.

Inteligjenca dhe dinakëria e Aliut mbizotëruan mbi forcën brutale të Foremanit, duke e bërë këtë duel një përballje që tejkaloi sportin dhe u shndërrua në një simbol të shpresës, guximit dhe qëndresës. 50 vjet pas asaj nate historike, kujtimi i “Rumble in the Jungle” vazhdon të frymëzojë breza të tërë dhe të kujtojë forcën e shpirtit njerëzor në përballje me sfida të mëdha./UBTNews/

Sport

Lutfi Dalipi vazhdon të shkëlqejë në futbollin zviceran

Published

on

By

Pas paraqitjes mbresëlënëse ndaj Lausanne-Sport, futbollisti nga Presheva është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës.

Dalipi ishte ndër më të dalluarit në barazimin 2:2, ku arriti të realizojë edhe një gol. Për paraqitjen e tij, platforma “Sofascore” e vlerësoi me notën 8.9, duke e renditur në mesin e 11 futbollistëve më të mirë të javës.

23-vjeçari po kalon një sezon të shkëlqyer, me gjashtë gola të shënuar dhe nëntë asistime të dhuruara në elitën e futbollit zviceran.

Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubet e mëdha evropiane. RB Leipzig, Hoffenheim dhe Eintracht Frankfurt thuhet se janë të interesuara për shërbimet e tij dhe kanë nisur lëvizjet për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës.

Ndërkohë, Dalipi, i cili së fundmi vendosi të përfaqësojë Kosovën, pritet të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda nga muaji mars, kur nisin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2028”.

D.L

Continue Reading

Sport

Rezultate interesante në Superligën A te meshkujt dhe femrat

Published

on

By

Ndeshjet e fundjavës në volejbollin kosovar, në kuadër të Superligës A, si te meshkujt ashtu edhe te femrat, kanë përfunduar me disa përballje interesante dhe rezultate të rëndësishme.

Te meshkujt, Ferizaj ka shënuar fitore të pastër 3:0 ndaj Pejës, ndërsa Skënderbeu ka triumfuar në udhëtim ndaj Forcës me rezultat 3:1.

Fitore ka regjistruar edhe Ulpiana, e cila e ka mposhtur ekipin e Therandës me rezultat 3:1. Ndërkohë, Drita ka fituar një përballje mjaft të luftuar ndaj Lubotenit, duke triumfuar 3:2.

Te femrat, Fushë Kosova ka shënuar fitore 3:0 në përballjen ndaj Prishtina Elite, ndërsa Ferizaj ka mposhtur AAB Prishtina 75 me rezultat 3:1.

Fitore bindëse ka regjistruar edhe Drita, e cila ka triumfuar 3:0 ndaj Gjinocit.

Kështu, ndeshjet e fundjavës në Superligën A të volejbollit kosovar janë karakterizuar nga rivaliteti dhe përballjet interesante në të dyja konkurrencat.

D.L

Continue Reading

Sport

Basketbolli kosovar: Ylli, Bora, Trepça dhe Peja shënojnë fitore

Published

on

By

Ndeshjet e fundjavës në basketbollin kosovar kanë përfunduar me katër fitore, ku skuadrat fituese kanë treguar paraqitje bindëse në parket.

Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 92:79, ndërsa Bora ka shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Rahovecit, me rezultat 91:64.

Fitore ka regjistruar edhe Trepça, e cila e ka mposhtur Bashkimin me rezultat 61:50.

Ndërkohë, Peja ka dalë fituese në përballjen ndaj Vllaznimit, duke triumfuar me rezultat 88:80.

Kështu, katër përballjet e zhvilluara janë mbyllur me fitoret e Golden Eagle Yllit, Borës, Trepçës dhe Pejës.

D.L

Continue Reading

Sport

Spalletti me superlativa për Zhegrovën: Ka një prekje gjeniale dhe këmbë të majtë shkatërruese

Published

on

By

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka vlerësuar lart cilësitë e futbollistit kosovar, Edon Zhegrova, duke e cilësuar atë si një lojtar të jashtëzakonshëm, me aftësi të rralla individuale.

Zhegrova ishte ndër protagonistët e fitores 4:0 të Juventusit ndaj Venezias, në një ndeshje ku asistoi dhe për herë të parë luajti të gjitha 90 minutat.

Pas përfundimit të takimit, Spalletti nuk i kurseu komplimentet për përfaqësuesin e Kosovës, duke theksuar aftësinë e tij për të krijuar situata të paparashikueshme në fushë.

“Zhegrova është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ndonjëherë bën gjëra që as vetë nuk mund ta shpjegojë se si ia del t’i realizojë. Ka një prekje gjeniale dhe një këmbë të majtë shkatërruese. Kur gjithçka duket e mbyllur, ai gjen diçka krejtësisht të paparashikueshme”, deklaroi Spalletti.

Megjithatë, tekniku italian vuri në pah edhe disa aspekte ku pret përmirësim nga Zhegrova, veçanërisht në vazhdimësinë dhe përqendrimin gjatë lojës.

Sipas tij, humbjet e topit në momente të caktuara mund ta ekspozojnë skuadrën ndaj kundërsulmeve, ndaj kërkon më shumë qëndrueshmëri nga sulmuesi kosovar.

Ndërkohë, Juventusi gjatë mesjavës do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Evropës, ku Zhegrova nuk do të jetë pjesë e skuadrës, pasi nuk është i përfshirë në listën e lojtarëve të regjistruar për këtë garë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara