Lajmet

5 mijë e 791 të vrarë në Gaza

Në këtë numër përfshihen 2 mijë e 360 fëmijë.

Lajmet

Presidentja Osmani pret të dërguarin norvegjez për Ballkanin Perëndimor

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi sot një takim me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen.

Në qendër të bisedës ishin zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe roli i mbështetjes norvegjeze në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme të Norvegjisë në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, duke theksuar se kjo përkrahje ka qenë dhe mbetet thelbësore për avancimin e vendit drejt strukturave euroatlantike.

Ajo nënvizoi po ashtu rëndësinë që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt në Këshillin e Evropës dhe të ecë me hapa të sigurt në rrugën e integrimit.

Gjatë takimit u trajtuan edhe çështje të tjera me interes të përbashkët, ndërsa të dy palët riafirmuan vullnetin për të forcuar më tej partneritetin mes Kosovës dhe Norvegjisë.

Continue Reading

Lajmet

KQZ emëroi rreth 220 anëtarë të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur të martën, ka marrë vendim për emërimin e 216 anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Republikës së Kosovës, të cilët përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike.

Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, bëri të ditur se të gjithë anëtarët kanë kaluar procedurat ligjore për këtë proces.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ-të administrojnë zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi diskuton me përfaqësuesin norvegjez për dialogun me Serbinë

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen.

Krasniqi thotë se me Mathisen diskutoi mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.

Poashtu, kreu i PDK-së bën të ditur se emisarit norvegjez ia shprehu qëndrimet e partisë për bllokadën politike dhe nevojën urgjente për një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër të saj.

Një rajon stabil dhe në paqe është parakusht për progresin e qëndrueshëm dhe për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta si rajon për integrim të plotë në Bashkimin Evropian. PDK do të vazhdojë të jetë faktor konstruktiv dhe partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Continue Reading

Lajmet

Nisin punimet për depon e re të barnave në Kosovë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë përuruar të martën fillimin e punimeve për depon e re të barnave në Kosovë.

Kjo depo u tha se do të jetë moderne dhe sipas standardeve ndërkombëtare, që do të mundësojë ruajtjen e barnave dhe shpërndarjen sa më të mirë të tyre në të gjitha spitalet.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kostoja totale e këtij projekti do të jetë 1 milion e 770 mijë euro.

Barnat në Kosovë janë mbajtur, se s’mund të them janë ruajtur, në ambiente të pasigurta, të papërshtatshme dhe me rrjedhje uji. Ky objekt në Fushë Kosovë, pranë KQZ-së, do të mundësojë që barnat të ruhen sipas standardeve të larta ndërkombëtare. Hapësira, e cila shihet se është nën kulm dhe me mure, por ende e parregulluar nga brenda, ka një sipërfaqe prej mbi dy mijë metra katrorë dhe do t’i shtohet një aneks prej 500 metrash katrorë”, tha ai.

Ndërkaq, ministri në detyrë, Arben Vitia, tha se ky projekt është ndër më të rëndësishmit për shëndetësinë kosovare, pasi ka të bëjë me ruajtjen e barnave – një faktor që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimeve për pacientët.

Ky projekt është ndër më të rëndësishmit për shëndetësinë kosovare, pasi ka të bëjë me ruajtjen e barnave – që domosdoshmërish ndikon në cilësinë e shërbimeve për pacientët dhe qytetarët tanë. Për më shumë se 20 vjet, barnat janë ruajtur në ambiente aspak të përshtatshme për këtë qëllim. Ambienti aktual ka një sipërfaqe prej rreth një mijë metrash katrorë, e cila nuk është e përshtatshme për ruajtjen e barnave. Kjo depo e re do të jetë moderne; përveç kushteve teknike, do të instalohen edhe sisteme të ndryshme digjitale që do të mundësojnë menaxhimin dhe shpërndarjen sa më të mirë të barnave në spitalet dhe komunat e vendit”, tha Vitia.

Depoja e re do të ndërtohet në zonën industriale në Fushë Kosovë.

Continue Reading

Të kërkuara