Në bazë të hulumtimeve janë disa ushqime që përshpejtojnë regjimin e humbjes së peshës.
Ju do të provoni receta të shijshme për të arritur trupin që ëndërroni.
Ja disa rekomandime që mund të bëni:
Tërshërë me gjalpë kikiriku
Tërshëra mund të themi se është drithi më i shëndetshëm në planet. Nuk ka gluten dhe përbëhet nga një shumëllojshmëri vitaminash. Treten shpejt dhe ulin kolesterolin dhe nivelin e sheqerit në gjak. Ndërsa gjalpi i kikirikut është bazë bimore dhe ka proteina. Nuk ka shumë karbohidrate dhe i përket familjes së yndyrave të shëndosha. Gjithashtu gjalpin e kikirikut mund ta konsumojnë njerëzit me diabet të tipit 2.
Karota dhe salcë tahini
Karotat janë të shëndetshme, sepse përbëhen nga fibra, niseshte, dhe sheqerna të thjeshtë. Janë një burim i shkëlqyer vitaminash, ndërsa salca tahini është e pasur me vitamina. Ka bazë bimore, është burim i proteinave dhe është një mundësi shumë e mirë për vegjetarianët. Këto dy ushqime nxisin uljen e peshës.
Spinaq, mollë dhe xhenxhefil
Spinaqi ka fibra, vitamina C dhe K, që ndihmojnë në tretje më të mirë. Gjithashtu zvogëlon stresin dhe mban nën kontroll presionin e gjakut. Molla ka 85% ujë, dhe është e ulët në kalori. Nxit humbjen e peshës, është e pasur në fibra dhe ndihmon në zvogëlimin e oreksit. Ndërsa xhenxhefili përbëhet nga antioksidues dhe anti-infalamator. Ndihmon edhe në zbrazjen e stomakut.
Fiq dhe arra braziliane
Fiqtë janë ideal për një vakt të shëndetshëm, sepse nuk kanë shumë kalori, luftojnë kapsllëkun dhe të mbajnë të ngopur. Ndërsa arrat braziliane kanë fibra natyrale, dhe ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Janë të pasur në antiosidantë dhe rrisin imunitetin.
Ananas dhe lime
Ananasi ndihmon në humbjen e peshës, ka fibra natyrale dhe lehtëson procesin e tretjes, ndërsa lime redukton peshën dhe mban nën kontroll konsumin e ushqimeve. Gjithashtu, ndihmon në djegien e dhjamit në trup./neps
Ekspertët shprehin se larja e orizit bën një ndryshim të dukshëm, sidomos tek orizi kokërr gjatë.
Shpëlarja largon papastërtitë e grumbulluara gjatë paketimit dhe, më e rëndësishmja, eliminon niseshten që mbulon sipërfaqen e kokrrës dhe shkakton ngjitjen e tij.
Për shpëlarjen mund të përdoret një enë qelqi ose një kullesë. Në fillim, uji i larjes do të duket i turbullt, por pas disa shpëlarjesh ai do të bëhet i pastër. Ky proces ndihmon që pilafi të jetë i lirë dhe kokrrat të mos ngjiten me njëra-tjetrën.
Megjithatë, ky rregull nuk vlen për gatime si rizoto me perime ose mish, ku orizi duhet të jetë më i qullët dhe kremoz.
Kremoziteti i rizotos mbështetet pikërisht në niseshten e sipërfaqes së kokrrës.
Ekspertët theksojnë se në disa paketime, orizi mund të përzihet me shtresë pluhuri për të parandaluar lagështinë.
Ky pluhur zakonisht nuk është i dëmshëm, por nuk është i dëshirueshëm në gatim.
Ekziston edhe një debat se larja e orizit largon disa ushqyes. Megjithatë, orizi i bardhë është i përpunuar dhe i pastruar nga shumica e nutrientëve, prandaj larja nuk ka një ndikim të madh në këtë aspekt. /A.Z/UBT News/
Edhe pse avokado ka mbërritur më vonë në tregun tonë krahasuar me Evropën dhe pjesë tjera të botës, ai është bërë shpejt një nga frutat më të çmuara për shëndetin.
Ky frut i mrekullueshëm mund të ndihmojë në rivendosjen e ekuilibrit hormonal, humbjen e peshës dhe mbrojtjen kundër kancerit.
Përmirëson shëndetin e zemrës
Ndihmon në balancimin e lipideve në gjak falë acideve yndyrore të shëndetshme që përmban. Një avokado mesatare përmban 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% poli të ngopura dhe 16% të ngopura. Konsumi i rregullt përmirëson qarkullimin e gjakut e ndihmon në pastrimin e arterieve dhe venave.
Lëkurë dhe flokë të shëndetshëm
Vitamina dhe acidet Omega-3 tek avokado mbajnë lëkurën të shëndetshme, ndihmojnë në balancimin e nivelit të sebumit. Avokado është hidratues i shkëlqyer për skalpin dhe flokët, ndërsa luteina që përmban mbron dhe forcon shikimin.
Parandalon kancerin
Sipas një studimi të publikuar në Journal of Nutrition and Cancer, fitokimikët në avokado kanë efekt të fuqishëm dhe ndihmojnë në mbështetje të trajtimeve për pacientët me kancer të gojës. Po ashtu, antioksidantët karotenoidë të avokados mund të pengojnë rritjen e qelizave kancerogjene të lëkurës.
Ndihmon në humbjen e peshës
Dietat e varfra në karbohidrate, por të pasura me yndyrna të shëndetshme, përshpejtojnë rënien nga pesha. Për këtë arsye, avokado është një shtesë ideale në regjimet dobësuese.
Balancimi i hormoneve
Acidet yndyrore esenciale që gjenden tek avokado ndihmojnë natyrshëm në balancimin e çrregullimeve hormonale dhe ndikojnë pozitivisht në funksionin riprodhues dhe atë njohës. /A.Z/UBT News/
Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por ekspertët sugjerojnë se disa çajra bimorë janë një alternativë më e shëndetshme për të stimuluar tretjen, për të eliminuar lëngjet e tepërta dhe për të përshpejtuar metabolizmin.
Në mëngjes, trupi është më i gatshëm për pastrim natyral, ndaj pirja e çajit të duhur mund të ndihmojë në detoksifikim dhe në uljen e fryrjes.
Çaji jeshil
I pasur me antioksidantë dhe përbërësin EGCG, ndihmon në zbërthimin e yndyrës e rrit metabolizmin. Ai ofron energji pa rritur sheqerin në gjak, ka efekt të lehtë diuretik. Pirja në mëngjes, me stomak bosh ose pas një mëngjesi të lehtë, ndihmon trupin të përthithë më mirë substancat aktive.
Çaji i xhenxhefilit
Xhenxhefili stimulon tretjen, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe përshpejton metabolizmin. Një filxhan në mëngjes zvogëlon ndjenjën e oreksit, duke ndihmuar në kontrollin e peshës. Përgatitet më mirë me rrënjë të freskët, ujë të nxehtë dhe, sipas dëshirës, limon ose mjaltë.
Këto dy çajra janë mënyra të thjeshta për të mbështetur trupin në pastrim dhe për të filluar ditën me më shumë energji.
Megjithatë, duhet kujdes: çaji jeshil përmban kafeinë, ndërsa xhenxhefili mund të mos përshtatet për ata me stomak të ndjeshëm. Nëse keni probleme shëndetësore, konsultohuni me mjekun para konsumimit. /A.Z/UBT News/
Një studim japonez tregon se edhe konsumimi i moderuar i djathit një herë në javë mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit të trurit dhe të ulë rrezikun e demencës, sipas news-medical.net.
Demenca është një problem shëndetësor në rritje, që pritet të prekë mbi 150 milionë njerëz deri në 2050.
Pavarësisht përparimeve mjekësore, trajtimet mbeten të kufizuara, duke bërë dietën një faktor të rëndësishëm mbrojtës.
Djathi përmban komponime bioaktive si vitamina K2, peptide dhe probiotikë, që mbrojnë qelizat nervore përmes veprimit antiinflamator dhe metabolik.
Studimi përdori të dhëna nga Studimi Gerontologjik i Japonisë (JAGES) 2019 dhe gjeti se personat mbi 65 vjeç që konsumonin djathë të paktën një herë në javë kishin 21-24% rrezik më të ulët të demencës dhe një ndryshim prej rreth 7,7 ditësh në kohën mesatare të mbijetesës krahasuar me të tjerët.
Rezultatet sugjerojnë se edhe zakonet e thjeshta dietike, si konsumimi i moderuar i djathit, mbështesin shëndetin kognitiv gjatë plakjes. /A.Z/UBT News/