Kulturë

5 gjërat befasuese që i bëjnë njerëzit e suksesshëm

Ata nuk frikësohen të thonë “jo“.

Published

on

Çfarë i ndan ata të suksesshmit nga të tjerët? Ka faktorë të njohur si etika e punës, pasioni, inteligjenca dhe kuraja. Por ka gjithashtu shprehi më pak të dukshme të cilat u japin mundësi individëve të dallojnë veten nga shumica dhe të bëhen shumë të mirë në punën e tyre.

Më poshtë, Ekonomia Online ka përmbledhur pesë sjellje të zakonshme të njerëzve të suksesshëm:

Ata shmangin “lodhjen” e vendimeve

A e keni ditur se vullneti është burim i pafund? Është e vërtetë. Është si bombolë gazi.

Në mëngjes, bombolat tona të gazit janë plot. Por shumica prej nesh zgjohemi dhe menjëherë fillojmë të marrim vendime të vogla. Secili përdor një sasi të vogël të vullnetit, duke djegur gazin në bombolat tona dhe duke shpenzuar rezervat për pjesën tjetër të ditës.

Njerëzit e suksesshëm e kuptojnë se duke shpenzuar vullnetin e tyre për vendime të parëndësishme, ata kanë më pak fuqi për të marrë vendime të mira në gjërat që janë të rëndësishme në jetën dhe biznesin e tyre.

Kjo teori na ndihmon të kuptojmë se pse kryeshefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, nuk e ndërron kurrë uniformën e tij të një bluze të hirtë dhe një xhupi të zi dhe pse Tim Ferriss han të njëjtën gjë në mëngjes çdo ditë.

Ata nuk frikësohen të thonë “jo

Ne jemi mësuar që të kapim çdo mundësi. Ne supozojmë se duhet të themi “po” për gjithçka që shfaqet, duke menaxhuar prioritetet tona në të njëjtën kohë duke qenë lojtar i ekipit. Por në fakt është kjo ajo që shpesh na ndalon.

Miliarderi Warren Buffett ka thënë: “Dallimi në mes të njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve shumë të suksesshëm është që këta të dytit thonë ‘jo’ për pothuajse gjithçka’’.

Sa herë që thoni “jo” për një obligim jo prioritar, ju lironi kohën dhe energjinë për të shkuar pas asaj që me të vërtetë e doni.

Ata pranojnë mërzitjen

Njerëzit e suksesshëm në përgjithësi kanë burimet për aventura, udhëtime, për të provuar gjëra të reja dhe për të mësuar aftësi të reja.

Por në sy të të gjitha këtyre mundësive, shumica pranojnë mërzitjen. Pse? Kur vjen puna te zhvillimi personal dhe i biznesit, ata kuptojnë se rritja është shpesh rezultat i përmirësimeve të ngadalshme dhe graduale.

Fituesi i Lojërave Olimpike, Michael Phelps, nuk u bë notuesi më i shpejtë në botë gjatë natës. Por, ai pranoi seritë e përsëritura të ushtrimeve të cilat ushqyen mendjen dhe trupin e tij për sukses në pishinë.

Mjeshtërimi i një aftësie në mënyrë tipike kërkon rutinën. Shumë sportistë, artistë, ndërmarrës dhe udhëheqës biznesi të suksesshëm kanë pranuar mërzitjen e përsëritjeve për të mjeshtruar zanatin e tyre.

Ata nuk provojnë të përmirësojnë dobësitë e tyre

Ju e dini atë pyetjen e shpeshtë të intervistave të punës?

Është disi kështu: “Cila është dobësia juaj më e madhe, dhe a keni provuar ta përmirësoni atë?”

Shumica prej nesh kemi përgjigjen gati: “Ne përpiqemi të jemi më të fokusuar, më të durueshëm, komunikues më të mirë verbal” etj.

Njerëzit shumë të suksesshëm nuk mendojnë kështu. Ata shohin përmirësimin e dobësive të tyre si detyrë të marrë dhe fokusohen në drejtimin e energjisë së tyre në zona ku ata janë të mirë.

Autori dhe studiuesi Tom Rath ka thënë: “Nëse kaloni jetën duke provuar të jeni të mirë në gjithçka, nuk do të jeni të mirë në asgjë’’.

Ata zgjohen para se të lindë dielli

Çfarë kanë të përbashkët kryeshefët ekzekutivë dhe milionerët ndërmarrës? Ata zgjohen herët.

Udhëheqës biznesi e personalitete, nga Richard Branson te Margaret Thatcher dhe Howard Schultz, raportojnë se zgjohen para se dielli të lindë.

Përderisa shumica prej nesh jemi duke fjetur, ata meditojnë, bëjnë ushtrime, angazhohen në punë kreative dhe kanë një fillim produktiv të ditës.

Duket se Ben Franklin ka pasur të drejtë kur ka thënë: “Fjetja herët dhe zgjimi herët e bën një mashkull të shëndetshëm, të pasur dhe të zgjuar’’.

Continue Reading

Kulturë

45 vjet nga demonstratat e vitit 1981, përkujtohet roli i tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës

Published

on

Mbrëmë u mbajt Akademia Përkujtimore me rastin e 45-vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, ku u theksua rëndësia historike dhe politike e këtyre ngjarjeve në rrugëtimin e vendit drejt lirisë dhe shtetësisë.

Në këtë aktivitet përkujtimor u vlerësua se demonstratat e vitit 1981 përbëjnë një ndër momentet kyçe në historinë moderne të Kosovës, duke shënuar fillimin e një lëvizjeje të organizuar për të drejta politike dhe kombëtare.

Akademia mblodhi përfaqësues institucionalë, pjesëmarrës të asaj kohe dhe studiues, të cilët rikujtuan zhvillimet që çuan në organizimin e protestave. U theksua se demonstratat, të cilat nisën si protesta studentore në Universitetin e Prishtinës, u shndërruan shpejt në një lëvizje të gjerë qytetare me kërkesa të qarta politike.

Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, si dhe ish-kryeministri Bajram Kosumi.

Të pranishëm ishin gjithashtu përfaqësues të shoqatave të të burgosurve politikë dhe personalitete të tjera publike, të cilët theksuan rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të trashëgimisë së rezistencës për brezat e ardhshëm.

Continue Reading

Kulturë

Shqiptarët “pushtojnë” NBA-n, valle dhe muzikë tradicionale në parketin e Chicago Bulls

Published

on

By

Një moment i veçantë dhe plot krenari për komunitetin shqiptar është shënuar në një nga arenat më të mëdha të basketbollit në botë, gjatë një ndeshjeje të NBA.

Para përballjes mes Chicago Bulls dhe Phoenix SunsUnited Center, ansambli i komunitetit shqiptar në Illinois dhuroi një performancë mbresëlënëse me këngë dhe valle tradicionale.

Tingujt e muzikës shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët të veshur me kostume kombëtare sollën energji dhe emocion në parket. Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë në skenën e NBA-së.

Kjo natë e dedikuar komunitetit shqiptar dëshmoi edhe një herë se kultura shqiptare nuk njeh kufij  nga Shqipëria dhe Kosova deri në zemër të Chicago.

Momenti i veçantë tashmë po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar para botës bukurinë dhe pasurinë e traditave shqiptare.

Continue Reading

Kulturë

Premiera globale e filmit të ri të Malick më 26 maj

Published

on

Regjisori amerikan Terrence Malick pritet të rikthehet në skenën ndërkombëtare me filmin e tij të ri “The Way of the Wind”, i cili do të ketë premierë globale në Netflix më 26 maj.

Projekti, i cili ka qenë në montazh për rreth shtatë vite, konsiderohet ndër më ambiciozët dhe më personalët në karrierën e tij. Filmi sjell një portret shpirtëror të jetës së Jezusit, ndërsa ka qëndruar për një kohë të gjatë larg vëmendjes së publikut, duke rritur pritshmëritë për rikthimin e regjisorit.

Në reflektimet e tij, Malick thekson se arti nuk njeh kufij dhe se një imazh arrin te publiku pavarësisht vendndodhjes. Ai pranon rëndësinë e kinemave si hapësira të veçanta, por nënvizon edhe përvojën intime që ofron ekrani personal.

Vendimi për publikimin e filmit drejtpërdrejt në Netflix ka befasuar industrinë, duke shënuar një hap ndryshe për një autor të lidhur tradicionalisht me kinemanë.

“The Way of the Wind” pritet të jetë një tjetër kapitull i rëndësishëm në krijimtarinë e Malick, duke vijuar eksplorimin e temave shpirtërore dhe estetike që e karakterizojnë stilin e tij.

Continue Reading

Kulturë

Italia blen kryeveprën e Rilindjes për 12.6 milionë euro

Published

on

Italia ka ndërmarrë një tjetër hap të rëndësishëm në mbrojtjen e trashëgimisë së saj kulturore, duke blerë një vepër të çmuar të periudhës së Rilindjes për 12.6 milionë euro.

Bëhet fjalë për pikturën fetare “Ecce Uomo” të artistit Antonello da Messina, e cila ishte nxjerrë në ankand në New York. Vepra paraqet Jezusin me kurorë gjembash dhe një litar në qafë, në momentin kur Pontius Pilate ia dorëzon turmës për kryqëzim.

Piktura vlerësohet jo vetëm për rëndësinë e saj artistike, por edhe për historinë e veçantë që mbart. Ajo është përdorur për lutje private për vite me radhë dhe është ruajtur në një çantë lëkure, çka ka shkaktuar dëmtime në anën tjetër të panelit, ku paraqitet figura e Shën Jeronimit.

Kjo blerje vjen pak kohë pasi Italia investoi rreth 30 milionë euro për një portret të rrallë nga Caravaggio, një nga shpenzimet më të mëdha shtetërore për një vepër arti.

Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, ka theksuar se ky është vetëm fillimi i një strategjie më të gjerë për të rikthyer në Itali vepra me rëndësi të veçantë dhe për t’i bërë ato të aksesueshme për publikun.

“Ecce Uomo” pritet të ekspozohet fillimisht në Muzeun Kombëtar të Abruzzos, përpara se të prezantohet edhe në institucione të tjera kulturore në të gjithë vendin.

Continue Reading

Të kërkuara