Shëndet

5 dhimbje që nuk duhen injoruar kurrë

Published

on

Kur bëhet fjalë për urgjenca shëndetësore, mjekët shohin gjithçka. Janë ata që njerëzit i drejtohen me shpejtësi kur diçka serioze shkon keq.

Por, çfarë quhet vërtet “serioze”?

Dhimbja është subjektive dhe nuk ka rregull të përgjithshëm që vlen për të gjithë. Disa lloje dhimbjesh janë sinjale alarmi që s’duhen injoruar. Më mirë të dëgjosh që s’ke asgjë, sesa të pendohesh që nuk ke shkuar tek mjeku në kohë.

Ja cilat janë dhimbjet që kërkojnë vëmendje mjekësore menjëherë:

Dhimbje e papritur që nuk largohet – Nëse një dhimbje shfaqet papritur e nuk ikën, është sinjal që s’duhet neglizhuar. Sado e vogël të duket, nëse është e pazakontë dhe e fortë, konsultohu me mjekun. Në fund të ditës, është më mirë të jesh i kujdesshëm sesa të pendohesh.

Dhimbje në gjoks – Kur flasim për dhimbje gjoksi, shumicës i shkon mendja te sulmi në zemër. Një dhimbje e papritur në këtë zonë, sidomos nëse nuk e ke ndier më parë, është një arsye e mirë për të shkuar tek mjeku menjëherë. Dhimbja mund të sinjalizojë edhe probleme tjera serioze, si mpiksje gjaku në mushkëri apo shqyerje e një ene të madhe të gjakut. Pra, është një dhimbje që nuk duhet marrë lehtë.

Dhimbje në pulpë e shoqëruar me skuqje – Nëse ndien dhimbje në pulpë dhe ajo është e skuqur apo e fryrë, është shenjë e një tromboze të venave të thella. Kjo është gjendje e rrezikshme që çon në komplikacione serioze, sidomos nëse ke qëndruar shtrirë për një kohë të gjatë pas një operacioni ose pas një fluturimi të gjatë.

Dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës, që ndihet si këputje – Mund të ndodhin për arsye të ndryshme, por dhimbja e fortë në pjesën e sipërme, që duket sikur po të “këput” nga brenda, është shenjë e një problemi serioz me aortën, enën më të madhe të gjakut në trup.

Dhimbje të caktuara në pjesën e poshtme të barkut – Barku është një nga zonat më të ndërlikuara kur bëhet fjalë për dhimbje. Dhimbja në njërën anë të barkut ose në shpinë, e shoqëruar me temperaturë, tregon infeksion në veshka. Nëse ke edhe përzierje apo të vjella, mund të jetë apendesiti. Në çdo rast, këto lloj dhimbjesh nuk duhen injoruar. Nëse ndien ndonjë nga këto dhimbje, mos prit të shohësh “si do shkojë”. Është më mirë të konsultohesh me një profesionist shëndetësor sesa të rrezikosh shëndetin tënd. /UBT News/

Shëndet

A e rrezikon vrapimi shëndetin e nyjeve?

Published

on

Qoftë që po stërviteni për një garë vrapimi apo thjesht dëshironi të ruani formën fizike, shumë njerëz ndihen të pasigurt se mos ushtrimet ndikojnë negativisht në shëndetin e nyjeve.

Kjo frikë është e zakonshme, sidomos duke pasur parasysh se dhimbjet e nyjeve janë një ndër problemet më të shpeshta që shfaqen me kalimin e moshës.

Sipas statistikave, mbi 25 për qind e meshkujve rrezikojnë të zhvillojnë artrit, ndaj shumë prej tyre shmangin aktivitetin fizik nga frika se mund ta përshpejtojnë këtë proces.

Një studim i Lawrence Berkeley National Laboratory zbuluoi se vrapuesit janë më pak të prirë të zhvillojnë dhimbje në nyje krahasuar me ata që nuk ushtrojnë. Vrapimi i rregullt, madje edhe në disa maratona në vit, nuk dëmton nyjet, përkundrazi, ndihmon në ruajtjen e tyre.

Sipas hulumtuesve, mbipesha është faktori më i madh që ndikon negativisht në nyje. Studimi ka treguar një lidhje të qartë mes zvogëlimit të dhimbjeve dhe kalorive të djegura gjatë aktivitetit fizik.

Eksperti Dr. Frederik Fuchs rekomandon të zgjidhni vrapimin e lehtë, të bëni ushtrime zgjatjeje dhe, sa të jetë e mundur, të vraponi në ambiente natyrore, si në park, në vend të treadmill-it.

Ai thekson rëndësinë e vitaminës D, e cila ndihmon në rregullimin e niveleve të kalciumit, mineral thelbësor për shëndetin e kockave.

Mungesa e tyre çon në osteoporozë, ndaj ekspozimi i moderuar në diell është i domosdoshëm për mirëqenien e trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ja pse duhet të pini qumësht me çokollatë pas stërvitjes

Published

on

Një studim i ri e ka konfirmuar se qumështi i çokollatës është i dobishëm dhe i preferushëm pasi t’i keni kryer ushtrimet në palestër.

Sipas hulumtimit nga Shaid Sadoughi University në Yazd të Iranit, ky produkt jo vetëm që mundëson të ushtrohet për gjashtë minuta më shumë se sa kur konsumohen pijet sportive, por po ashtu e përmirëson pulsin dhe nivelet e acidit laktik që shkaktojnë ngërçe.

Qumështi i çokollatës përmban karbohidrate, proteina dhe yndyrë, dhe ujë e elektrolite, të gjitha këto qenësore kur vjen puna te rikuperimi pas ushtrimeve.

Hulumtuesit i analizuan 12 studime nga të cilat 150 pjesëmarrës kishin pirë qumësht me çokollatë, pasi i kishin kompletuar testet e ushtrimeve si vrapimi dhe çiklizmi.

Ata më pas kishin gjetur që qumështi me çokollatë ishte barabartë efikas sa pijet tjera, ndonëse hulumtuesit kanë thënë se nevojiten edhe studime të mëtutjeshme që të ndërmerren për të ardhur në përfundime definitive. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Vendi

Fillon shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave për pacientet në Klinikën e Onkologjisë.

Ata kanë njoftuar se shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës, dhe se shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00

“Ka filluar shpërndarja e protezave të gjirit dhe sytjenave në Klinikën e Onkologjisë. Shpërndarja po bëhet në zyrën e fizioterapeutës së klinikës. Këto proteza dhe sytjena janë dhuruar në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, si shenjë mbështetjeje për gratë që kanë kaluar përvoja me kancerin e gjirit. Donacioni është bërë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në bashkëpunim me Shoqatën ‘Jeta Vita’”. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë pune, nga e hënë në të premte, nga ora 8:00 deri në ora 10:00!”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./S.K/EO/

Continue Reading

Shëndet

Pasojat e rënda të përdorimit të barnave për diabetin dhe humbjen e peshës

Published

on

Përdorimi i barnave që përshkruhen për diabetin e tipit 2 dhe kontrollin e peshës trupore të njohura si agonistë të GLP-1, mund të ndikojë në saktësinë e interpretimeve të imazheve onkologjike PET-CT, duke shkaktuar ekzaminime të panevojshme, vlerësim të pasaktë të stadit të kancerit dhe madje ndryshime në drejtimin e trajtimit.

Këto barna ndikojnë në metabolizmin e glukozës, lëvizshmërinë e stomakut dhe tonusin simpatik, gjë çon në modele atipike të përthithjes gjatë ekzaminimeve me fluordezoksiglukozë (FDG PET-CT).

Ky lloj skanimi përdoret për zbulimin e lezioneve malinje aktive, përfshirë kancerin e mushkërive, kolorektalin, limfomën, melanomën, kancerin e gjirit dhe vezoreve. Ai luan rol kyç në përcaktimin e stadit të kancerit dhe monitorimin e përgjigjes ndaj terapisë.

Pacientëve u rekomandohet të shmangin aktivitetin fizik apo masazhin 48 orë para skanimit, të mos konsumojnë karbohidrate 24 orë më parë dhe të mos hanë as pinë (përveç ujit dhe barnave) gjashtë orë para ekzaminimit. Para testit, pacientit i injektohet sasi kontrasti radioaktiv, ai shpërndahet në trup e ndihmon kamerën PET të identifikojë qelizat me përdorim të lartë të glukozës, siç janë qelizat tumorale.

Një studim i prezantuar në kongresin e 38-të të Shoqatës Evropiane për Mjekësi Bërthamore tregoi se përdorimi i agonistëve GLP-1 shkakton rritje të përthithjes së kontrastit në muskujt skeletikë, në miokard dhe në indin dhjamor kafe – elemente që mund të interpretohen gabimisht si kancer apo sëmundje inflamatore.

“Vërejtëm modele të pazakonta përthithjeje që mund të ngatërrohen me patologji nëse nuk merret parasysh historia e përdorimit të barnave të pacientit,” tha Dr. Peter Strouhal, specialist i mjekësisë bërthamore dhe autor kryesor i studimit.

Sipas tij, këto modele janë më të shpeshta, por mungojnë udhëzime ndërkombëtare që të standardizojnë mënyrën e interpretimit të tyre.

Ekipi kërkimor po planifikon të zgjerojë studimin në qendra të tjera të imazherisë dhe të krijojë bashkëpunim ndërkombëtar për të ndërtuar udhëzime të qarta për interpretimin e imazheve PET-CT tek pacientët që përdorin këto barna.

Aktualisht, studiuesit nuk rekomandojnë ndërprerjen e agonistëve GLP-1 para skanimit, por këshillojnë dokumentim të kujdesshëm të përdorimit të tyre në mënyrë që radiologët dhe onkologët të interpretojnë saktë rezultatet.

“Njohja e modeleve karakteristike ndihmon në shmangien e ankthit të panevojshëm e sigurimin e një kujdesi të saktë dhe në kohë,” përfundoi Dr. Strouhal. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara