Bota

486 raste të reja me COVID-19 në Skoci

Publikuar

Në Skoci janë regjistruar 486 raste të reja me COVID-19 – shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministrja Nicola Sturgeon tha se shifrat ishin shqetësuese dhe nënvizoi pse ishin vendosur masa të reja. Por ajo u shpreh se tani po ka më shumë testime sesa në pikun e pandemisë.

Që nga sot, qytetarëve të Skocisë iu ndalohen vizitat, teksa Sturgeon thotë se virusi rrezikon ‘të dalë jashtë kontrollit’./UBTNews

Bota

BE masa kundër Francës dhe Italisë për nivele të larta të borxhit

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur procedimet disiplinore kundër Francës, Italisë dhe pesë vendeve të tjera anëtare të BE-së për marrjen e borxhit të ri në nivele të larta, në kundërshtim me rregulloret e BE-së.

Belgjika, Hungaria, Malta, Polonia dhe Sllovakia janë kritikuar gjithashtu nga krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian për nivelin e borxhit të tyre kombëtar dhe deficitet buxhetore që ata kanë.

Vendimi i komisionit është hapi i parë në një proces të quajtur – procedura e deficitit të tepërt (EDP) – duke udhëzuar shtatë vendet e BE-së të reduktojnë shpenzimet e tyre publike. Ministrave të Financave të BE-së do t’u kërkohet të miratojnë vlerësimin e komisionit në korrik.

Më pas, nën mbikëqyrjen e komisionit, vendet që i nënshtrohen EDP-së duhet të paraqesin masa për të reduktuar borxhin dhe deficitin e tyre për katër vjet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

OKB: Përdorimi i bombave nga Izraeli mund të jetë një krim lufte

Publikuar

nga

Izraeli nuk i ka kushtuar vëmendje të mjaftueshme mbrojtjes së civilëve kur përdor bomba gjatë luftës në Gazë, tha sot Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Kërkesa për të zgjedhur mjetet dhe metodat e luftës që shmangin ose të paktën minimizojnë në çdo masë dëmin civil – duket se është shkelur vazhdimisht në fushatën e bombardimeve të Izraelit”, tha komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, në Gjenevë.

Zyra ka hetuar gjashtë sulme izraelite në Rripin e Gazës midis 9 tetorit dhe 2 dhjetorit. Supozohet se janë përdorur bomba të llojeve GBU-31, GBU-32 dhe GBU-39, të cilat mund të depërtojnë në beton dhe të shkatërrojnë disa kate të një ndërtese.

“Ato u përdorën për të sulmuar ndërtesat e banimit, një shkollë, një kamp refugjatësh dhe një treg”, tha agjencia.

Të paktën 218 persona ishin vrarë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Italia mbështet Ukrainën, planifikon ta furnizojë me raketa Storm Shadow

Publikuar

nga

Italia planifikon të furnizojë Ukrainën me raketat me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow, sipas mediave italiane. Këto armë do të jenë pjesë e paketës së nëntë të ndihmës ushtarake italiane për Ukrainën për të cilën ministri i mbrojtjes Guido Krosetto pritet të raportojë në fund të këtij muaji para komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës.

Pjesë e kësaj pakete, sipas mediave italiane,  është edhe sistemi i mbrojtjes ajrore SAMP/T. Ukraina ka marrë dhe në vitin 2023 një sistem të tillë mbrojtës nga Italia.  Të gjitha armatimet që Italia ka dërguar deri tani në Ukrainë janë konsideruar si sekret zyrtar dhe nuk është bërë asnjëherë e ditur lista e saktë e këtyre armëve./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Bota

Kryeministri holandez është “optimist” për zgjedhjen e tij në “timonin” e NATO-s

Publikuar

nga

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se ai është “optimist i kujdesshëm” në lidhje me mbështetjen e kundërshtarit kryesor – Hungarisë – për kandidaturën e tij për zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, u tha ai gazetarëve pas samitit jozyrtar të BE-së mbi emërimet e ardhshme në krye të BE-së. 

“Unë jam mesatarisht optimist për Hungarinë”, u tha z. Rutte përgjithësisht shihet si pasardhësi i preferuar i Jens Stoltenberg, norvegjezi i cili do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s deri në fund të vitit 2024, pasi ka siguruar mbështetjen e shumicës së shteteve anëtare të aleancës, përfshirë SHBA-në.

Por deri më sot Orban kundërshton kandidimin e tij, ndërsa konkurrent ka edhe presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis.

Orban ka thënë se është i gatshëm t’i japë fund kundërshtimit të tij ndaj kandidaturës së zotit Rutte nëse kryeministri holandez kërkon falje për komentet në lidhje me Hungarinë, të cilat i konsideroi fyese, dhe nëse Budapesti zgjedh të mos ketë një rritje të planifikuar të ndihmës ushtarake të ofruar nga aleanca në Ukrainë.

Megjithatë, zoti Rutte tha se Orbán “nuk meritonte një falje” dhe “nënvizova se sigurisht, regjistrova” reagimin e shoqërisë hungareze “për atë që thashë dy vjet më parë”.

“Ne qëndruam atje, në procesverbal, duke pritur me padurim, dhe ai nuk kërkoi falje,” insistoi ai.

Vendet anëtare të NATO-s duan një marrëveshje për pasardhësin e Stoltenberg përpara samitit të liderëve të tyre në Uashington në korrik./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara