Lajmet

46 raste të reja me COVID-19 dhe 101 të shëruar

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë.”, njofton IKSHPK-ja.

Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 379 raste nga 64 mijë e 894 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 617 raste të vdekjes.

IKSHPK-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 13 mijë e 88, e raste aktive janë 1 mijë e 674./UBTNews

Lajmet

Tragjedi në Turqi: Katër të vrarë nga të shtënat me armë në një shkollë

Published

on

By

Një sulm i përgjakshëm ka tronditur sot qytetin e Kahramanmarashit në Turqi, ku të shtëna armësh në një shkollë të mesme të ulët kanë lënë të paktën katër viktima dhe 20 të plagosur.

Guvernatori i rajonit njoftoi se motivet e këtij sulmi mbeten ende të panjohura, ndërsa Ministri i Arsimit dhe ai i Brendshëm janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.

Kjo ngjarje e rëndë pason një tjetër sulm të ngjashëm që ndodhi ditën e martë në juglindje të Turqisë.

Atje, një ish-nxënës hapi zjarr duke plagosur 16 persona para se të vriste veten, duke ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në institucionet arsimore të vendit.

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal me traktor në Istog: Humb jetën një person nga Klina

Published

on

By

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Polanë të Istogut, ku një person ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor.

Sipas raportit të Policisë, viktima nga fshati Leskoc i Klinës kishte shkuar në pyll për dru, kur mjeti i tij u rrotullua duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Rreth orës 11:20, trupi i viktimës është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet kompetente policore, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

Continue Reading

Lajmet

Distria Krasniqi kërkon titullin e katërt të Evropës në kryeqendrën gjeorgjiane

Published

on

By

Kosova nis nesër rrugëtimin në Kampionatin e 75-të Evropian të xhudos, ku sytë janë kthyer nga kampionia jonë olimpike, Distria Krasniqi.

Si bartësja e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë, Distria konsiderohet favoritja kryesore për të mbrojtur titullin dhe për të fituar medaljen e saj të katërt të artë në kontinent.

Përveç saj, në ditën e parë të garave në Gjeorgji, në tatam do të zbresin edhe Erza Muminoviq në kategorinë deri 48 kilogramë dhe Fatjona Kasapi në kategorinë deri 52 kilogramë, të cilat synojnë të befasojnë pas rikthimit nga lëndimet.

Ethet e garës do të vazhdojnë edhe të premten, ku në kërkim të medaljeve do të jenë Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.

Laura vjen si bartësja e katërt dhe pretendente serioze për podium, ndërsa Akil Gjakova do të përballet me konkurrencën më të fortë të mundshme në mesin e 41 xhudistëve në kategorinë deri 73 kilogramë.

Në këtë kampionat madhështor marrin pjesë mbi 400 sportistë nga 46 shtete të ndryshme, ndërsa ekipi i Kosovës udhëton me synime të qarta për të vazhduar dominimin në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Konfirmohet rasti i parë me linë e deleve në Kosovë: Ndalohen tregjet dhe lëvizja e bagëtive në Ferizaj e Gjilan

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar zyrtarisht se pas analizave laboratorike është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes virale “Lija e Deleve dhe Dhive” (Sheep Pox/Goat Pox) në një fermë në fshatin Sazli të Ferizajt.

Menjëherë pas këtij konfirmimi, këtë të mërkurë, Ministria e Bujqësisë ka vendosur masa të rrepta kontrolli që prekin kryesisht regjionin e Ferizajt dhe atë të Gjilanit.

Sipas vendimit të AUV-së, ndalohet plotësisht lëvizja e deleve dhe dhive nga fermat, tregtimi i tyre në tregje, si dhe shitblerja, ndërsa të gjithë menaxherët e tregjeve janë urdhëruar të pezullojnë punën për kafshët e imta.

Fermat ku është konfirmuar prezenca e virusit janë vendosur në karantinë të plotë, duke ndaluar çdo hyrje-dalje, ndërkohë që fermerët janë të obliguar të raportojnë çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve në numrin pa pagesë 0800 500 95.

Masat parashikojnë gjithashtu që komunat të përcaktojnë lokacione specifike për groposjen e kafshëve të ngordhura, ndërsa lëvizja lejohet vetëm nga fermat e lira direkt drejt thertoreve të licencuara me pëlqim paraprak të inspektorit.

Megjithëse lija e dhenve është një sëmundje shumë ngjitëse për kafshët dhe shkakton temperatura të larta e plagë në lëkurë, autoritetet qetësojnë qytetarët duke theksuar se kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk paraqet asnjë rrezik për njerëzit. Policia e Kosovës dhe inspektorët komunalë do të asistojnë në mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave urgjente në terren.

Continue Reading

Të kërkuara