Kronikë e zezë

44-vjeçari nga Kosova dënohet në Zvicër pasi ngacmoi seksualisht kolegen e tij

Published

on

Gjykatësi i Gjykatës Penale të Zugut e ka dënuar 44-vjeçarin kosovar për ekzibicionizëm dhe ngacmim të shumëfishtë seksual.

Ai është 44 vjeç, i martuar, baba i tre fëmijëve dhe donte të bindte një kolege të re për cilësitë e tij “si burrë” por me metoda nganjëherë brutale.

Gjykatësi i Gjykatës Penale të Zugut e ka dënuar 44-vjeçarin kosovar për ekzibicionizëm dhe ngacmim të shumëfishtë seksual, shkruan gazeta Luzerner Zeitung.

Dënimi që i është shqiptuar për këto vepra penale është 60 njësi ditore prej 100 frangash (periudha e provës: dy vjet) dhe një gjobë prej 2,000 frangash. Zyra e prokurorit publik ka apeluar kundër vendimit. Për këtë arsye departamenti penal i Gjykatës së Lartë Zug po merret me lëndën.

Prokurori publik ka kërkuar që i dënuari të shpallet fajtor edhe për tentativë shtrëngimi seksual dhe abuzim të një sistemi të telekomunikacionit, përveç ngacmimeve të shumta seksuale.

Për këto, sipas prokurorisë duhet të shqiptohet dënimi me kusht prej dhjetë muajsh dhe një gjobë.

Departamenti penal i Gjykatës së Lartë ka mbështetur vendimin e gjykatës më të ulët, por ka dyfishuar gjobën në 120 njësi ditore prej 100 frangash me një periudhë prove prej dy vjetësh.

Por, ajo nuk e ka shpallur atë fajtor për tentim sulmi seksual ose keqpërdorim të sistemit të telekomunikacionit.

Babai i martuar i tre fëmijëve punonte si përgjegjës në një kantier ndërtimi në kantonin Zug. Ai i kishte vënë syrin koleges së tij 22-vjeçe e cila ishte punësuar përkohësisht në atë kantier.

Sipas fakteve të përshkruara në aktgjykimin e gjykatës së lartë, burri i ishte afruar punëtores së re që në fillim dhe i kishte kërkuar numrin e telefonit.

Ajo ja kishte dhënë numrin sepse kishte supozuar se ishte e detyruar ta bënte këtë, pasi, duke qenë përgjegjës pune, ai ishte supozuar të jetë eprori i saj.

Që nga ai moment ishte përshkallëzuar situata. Pasi ai i kishte kërkuar asaj që ta linte ta puthte – gjë që ajo e kishte refuzuar “qartë” sipas gjykimit – ai i ka shkruar dhe dërguar asaj mbi 30 mesazhe në një ditë, disa prej tyre banale, përfshirë kërcënimet për përdhunim.

Një herë, shkruan prokurori publik në apelin e tij, 44-vjeçari i qe afruar gruas së re pa u vënë re, e kishte kapur, ngritur dhe shtyrë përpara në një dhomë. Aty ai ishte ekspozuar para saj, dhe i kishte kërkuar të prekte organet gjenitale të tij . Por, ajo e kishte larguar atë.

Sipas zyrës së prokurorit publik, kosovari e kishte krijuar me qëllim këtë situatë dhe kishte pritur derisa e kishte gjetur viktimën vetëm.

Sipas gjykatës së lartë, nga deklaratat e gruas nuk është e qartë se i akuzuari ka rezistuar kur ajo e ka larguar atë ndërsa ai e kishte ngacmuar, përcjell albinfo.ch. Një rezistencë e tillë nga ana e të akuzuarit do të ishte e nevojshme për përmbushjen e veprës së shtrëngimit seksual.

Edhe nëse gruaja tani thotë, “është e mundur që i akuzuari të jetë mbrojtur pak kundër shtyrjes së saj, por nuk ka pasur grindje”, kjo deklaratë bie në kundërshtim me atë të mëparshmen. Prandaj, në këtë rast duhet të vendoset sipas parimit “indubio pro reo – në rast dyshimi për të akuzuarin”.

Ngacmimi seksual me fjalë

Ngacmimi seksual mund të ndodhë si përmes fjalëve të shkruara ashtu edhe të folura. Gjykata e lartë e sheh këtë njësoj si gjykata e ulët. Po kështu, fakti i ekzibicionizmit, del i përmbushurpasi i akuzuari kishte ekspozuar organin seksual.

Gjykata e lartë ka dyfishuar gjobën për të akuzuarin i cili nuk kishte precedentë penalë. Dënimi i është dhënë sepse ai e dinte që gruaja i urrente veprimet e tij dhe nuk donte të kishte asnjë kontakt me të. Por ai nuk ishte zmbrapsur, gjë që dëshmon për një “qasje perfide dhe energji të konsiderueshme kriminale”.

Kështu, tashmë i dënuari duhet të paguajë kostot procedurale të gjykatës së ulët, rreth 6000 franga, dhe gjysmën e atyre të procesit të apelimit, rreth 1600 franga.

Ai duhet t`i kompensojë shtetit për kostot e mbrojtjes zyrtare sapo ta lejojnë rrethanat ekonomike.

Continue Reading

Lajmet

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nën masa të larta sigurie, nis gjykimi ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Pejë po mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, i akuzuar për kanosje ndaj saj.

Seanca, e caktuar për orën 11:00, po zhvillohet pa praninë e publikut, bazuar në vendimin e gjykatës të datës 10 nëntor 2026.

Mediumi Arbresh.info ka publikuar pamje të momentit kur Njësia Speciale Intervenuese e ka sjellë Sylajn në gjykatë, nën masa të larta sigurie.

Sylaj akuzohet për kanosje ndaj Arlinda Zekajt, e cila tashmë ka ndërruar jetë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të vdekur dhe disa të bllokuar pas shembjes së një ndërtese në New York

Published

on

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, pasi një ndërtesë trekatëshe është shembur të mërkurën pasdite në Brooklyn të New Yorkut, pranë një kantieri ndërtimi.

Rreth 250 zjarrfikës dhe pjesëtarë të policisë janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit, duke përdorur pajisje të ndryshme për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja.

Sipas autoriteteve, të paktën 17 persona janë dërguar në spital, katër prej tyre në gjendje kritike. Ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë nën rrënoja, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar gjatë natës.

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani, e ka cilësuar situatën jashtëzakonisht sfiduese, për shkak të strukturave të paqëndrueshme dhe hapësirave të rrezikshme nën rrënoja.

Sipas komisionerit të Departamentit të Ndërtesave në New York, Ahmed Tigani, shembja ndodhi në kohën kur punëtorët po gërmonin në një parcelë të zbrazët pranë ndërtesës, ku planifikohej ndërtimi i një objekti të ri. Megjithatë, shkaku i saktë i shembjes mbetet nën hetim.

Ndërtesa kishte banesa në katet e sipërme dhe lokale afariste në katin përdhes. Edhe objekti fqinj, i cili ndante një mur me ndërtesën e shembur, pësoi dëme të konsiderueshme.

Gjatë operacionit, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin disa persona të gjallë nga rrënojat, përfshirë edhe shtatë fëmijë. Një zjarrfikës pësoi lëndime të lehta gjatë ndërhyrjes.

Mes personave të prekur ishte edhe Anderson Velez, i cili në momentin e shembjes ndodhej në punë. Ai i tha gazetës “New York Post” se bashkëshortja e kishte njoftuar përmes telefonit se kishte mbetur nën rrënoja së bashku me dy fëmijët e tyre, të moshës dy dhe shtatë vjeç.

Velez tregoi se më vonë kishte marrë lajmin se familjarët e tij ishin nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Burimi: New York Post

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara