Lajmet

Kush e mori përgjegjësinë për gabimin me fetvotime në Mitrovicë, KQZ jep detaje

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se gjatë ditës së sotme ka pranuar sqarim zyrtare nga kompania sllovene lidhur me gabimin e evidentuar në disa fletëvotime të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit 2025 në Mitrovicë të Jugut dhe Gjakovë.

Sipas njoftimit, thuhet se pas pranimit të fotografive që tregonin gabimin, kompania ka zhvilluar një hetim të plotë të procesit të prodhimit dhe përgatitjes së të dhënave.

Hetimi ka zbuluar se problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”, thuhet në njoftim.

Sipas KQZ-së, kompania CETIS nga thekson se merr plotësisht përgjegjësinë për këtë gabim teknik, duke nënvizuar se fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që e bëjnë të pamundur falsifikimin ose kopjimin e tyre.

Kompania shpreh keqardhje të thellë për incidentin dhe konfirmon se mbetet në dispozicion të plotë të KQZ-së për çdo ndihmë në hetimin dhe verifikimin e fletëvotimeve për të sqaruar rrethanat e rastit”, njofton KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron po ashtu se për këtë përgjigje është njoftuar Prokuroria e Shtetit.

Ndryshe, sot, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar pezullimin e përkohshëm të numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, pas raportimeve për parregullsi gjatë procesit.

Sipas njoftimit zyrtar, komisionerët kanë ndërprerë punën pasi janë vërejtur dallime në numrat serikë të disa fletëvotimeve. Fillimisht është dyshuar për gabime teknike, por janë ngritur edhe pretendime për manipulim të qëllimshëm.

KQZ në njoftim ka bashkëngjitur edhe përgjigjen zyrtare të kompanisë në gjuhën angleze dhe e përkthyer në gjuhën shqipe./KP

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së thellojnë njohuritë praktike mbi hekurudhat në Fushë Kosovë

Published

on

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, të programit Ndërtimtari dhe Infrastrukturë, realizuan një vizitë studimore në Stacionin Hekurudhor të Fushë Kosovës, në kuadër të lëndës “Hekurudhat”.

Qëllimi i vizitës ishte njohja praktike me infrastrukturën e transportit hekurudhor, funksionimin e stacionit, sistemet e sinjalizimit dhe komunikimit, si dhe ndërlidhjen me format e tjera të transportit multimodal.

Vizita u zhvillua me 23 studentë, nën monitorimin e Dr. sc. Visar Baxhukut, ndërsa studentët u informuan nga z. Sabit Thaqi, Drejtor i Divizionit të Udhëheqjes së Trenave. Programi përfshiu një pjesë teorike mbi historikun e hekurudhave të Kosovës dhe një pjesë praktike në terren.

Gjatë vizitës, studentët u njohën me trasen e hekurudhës, binarët dhe lidhjet e tyre, pajisjet e sinjalizimit dhe komunikimit, sistemet e kontrollit të lëvizjes së trenave, si dhe sfidat aktuale në funksionimin e trafikut hekurudhor.

Bazuar në vlerësimet e ligjëruesve dhe reagimet e studentëve, u konstatua se vizita studimore arriti qëllimin e saj, duke ofruar përvojë praktike të vlefshme dhe duke forcuar lidhjen mes teorisë dhe praktikës profesionale.

Continue Reading

Lajmet

Gjakovë: Arrestohet një person për dhunë në familje

Published

on

By

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktima femra, nënën dhe bashkëshorten e tij.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor rreth orës 22:30. Si pasojë e dhunës, njëra nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka keqtrajtuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten e tij. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Goditje e rëndë për Liverpoolin, Isak thyen këmbën dhe futet në operacion

Published

on

Alexander Isak i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi theu këmbën në ndeshjen kundër Tottenhamit, konfirmoi Liverpooli.

Sulmuesi suedez pësoi frakturë të fibulës në momentin e golit të tij, kur këmba iu ngec mes mbrojtësve. Klubi bëri të ditur se pas diagnozës, sot u përfundua një operacion për një dëmtim të kyçit të këmbës që përfshinte një frakturë të fibulës, duke shtuar se ende nuk është vendosur një afat kohor për kthimin e tij.

Isak, i transferuar për një shifër rekord 125 milionë paund, ka pasur vështirësi për të gjetur vazhdimësinë te Liverpooli, me vetëm dy gola në ligë në 10 paraqitje dhe pa gola në Ligën e Kampionëve. Lëndimi vjen në një moment delikat për ekipin, i cili ndodhet i pesti në renditje dhe është tashmë pa Mohamed Salah për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Në mungesë të Isakut dhe Salahut, barra e sulmit pritet të bjerë mbi Hugo Ekitike, që po kalon formë të mirë me tetë gola në ligë. Situata rrit edhe më shumë presionin mbi klubin për të vepruar në afatin e janarit, ndërsa e ardhmja e Salahut mbetet në dyshim./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Karim Adeyemi në telashe te Borussia Dortmund

Published

on

Karim Adeyemi ka rikthyer polemikat te Borussia Dortmund pas sjelljes së tij jo profesionale gjatë ndeshjes kundër Borussia Mönchengladbach.

Pas zëvendësimit në minutën e 60-të, sulmuesi gjerman u drejtua direkt drejt dhomave të zhveshjes, duke shkaktuar reagim të ashpër nga drejtuesit e klubit.

Dortmundi pritet ta gjobisë lojtarin, ndërsa në klub po diskutohet seriozisht edhe mundësia e shitjes së tij në verën e ardhshme.

Incidentet e përsëritura kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Adeyemit, pavarësisht dëshirës së klubit për ta mbajtur atë përtej vitit 2027./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara