Sport

FFK: Sot është ditë e veçantë për Kosovën

Published

on

Sot është një ditë e veçantë për futbollin dhe për Kosovën, pasi vendi ynë mirëpret për herë të dytë presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Në prag të vizitës së tij, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për liderin e futbollit botëror, duke theksuar se kjo vizitë është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme që FIFA i jep Kosovës dhe FFK-së.

Vizita e Presidentit Infantino është dëshmi e qartë e mbështetjes që FIFA i kushton Kosovës dhe federatës sonë. Kosova gëzon respekt dhe simpati të madhe tek Presidenti Infantino, edhe për faktin që në Kongresin e tij të parë si President, në vitin 2016, FFK u pranua si anëtarja më e re e FIFA-s, një moment historik për vendin tonë”, ka theksuar Ademi.

Ai kujtoi se që nga ajo ditë, futbolli kosovar ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, falë përkushtimit të institucioneve, klubeve, trajnerëve, lojtarëve dhe mbështetjes së vazhdueshme nga FIFA dhe UEFA.

Sipas Ademit, programi “FIFA Forëard” ka luajtur rol kyç në ngritjen e infrastrukturës sportive, zhvillimin e futbollit të femrave dhe të rinjve, si dhe në përmirësimin e standardeve profesionale në futbollin kosovar.

Vizita e tij e dytë dhe dekorimi nga presidentja Vjosa Osmani nuk është vetëm simbol nderimi, por edhe frymëzim për gjeneratat e reja. Kjo na kujton se përmes sportit mund të bashkojmë njerëz, të ndërtojmë ura miqësie dhe të promovojmë respektin dhe barazinë”, shtoi kreu i FFK-së.

Në fund të mesazhit të tij, Ademi i shprehu mirëseardhje Infantinos me fjalë mirënjohjeje:

“Mirë se vjen sërish në Kosovë, President Infantino! Kosova është shtëpia juaj!”

Vizita e Gianni Infantinos në Kosovë pritet të kulmojë me ceremoninë solemne të dekorimit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani./D.B/KP

Lajmet

Vdes në moshën 74-vjeçare boksieri Nazif Gashi

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e boksierit, Nazif Gashi i cili ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.

Ajo ka thënë se kujtimi për Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.Si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit. Fitoret dhe paraqitjet e tij na bënë krenar dhe e shndërruan Prishtinën në njërin prej klubeve më të suksesshme të kohës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes.

Gashi ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vite, dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.

Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Kupa e Kosovës: Shorti prodhon dy super derbi

Published

on

Dy ndeshjet kryesore të 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës në futboll janë Prishtina- Ballkani dhe Drita- Llapi.

Të katër këto skuadra e kanë fituar së paku një herë trofeun e këtij kompeticioni.

Ndërsa Gjilani do të luajë kundër Lirisë, Feronikeli 74’ do ta ketë përballë Dinamon, teksa Drenica sfidon Ferizajn.

Dukagjini ballafaqohet me Prishtinën e Re, Vushtrria ndeshet me Vëllaznimin dhe Trepça 89 pret Malishevën.

Shorti është hedhur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Sergio Ramos drejt gjigantit anglez

Published

on

Sergio Ramos nuk do të vazhdojë kontratën me Rayados de Monterrey dhe pritet të kthehet në Evropë gjatë merkatos së dimrit.

Megjithëse edhe pse ka pasur interesim nga Boca Juniors, mbajtja pranë familjes dhe dëshira për të luajtur në nivel të lartë e bëjnë Manchester United destinacionin e mundshëm për të.

Sipas mediave angleze, Man Utd i ka ofruar një kontratë afatshkurtër me role kyçe dhe pagesë të kënaqshme, duke e parë Ramos si një udhëheqës të nevojshëm për mbrojtjen./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Barcelona rikthehet në një ndeshje evropiane në “Camp Nou” pas 1140 ditësh

Published

on

Barcelona sonte do t’i bëjë konak Eintracht Frankfurtit në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo që do të luhet në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve këtë edicion.

Takimi do të jetë i veçantë edhe në një aspekt tjetër, pasi Barcelona rikthehet të luajë një ndeshje evropiane në shtëpinë e saj, pas një kohe të gjatë.

Barça luan në “Camp Nou” pas saktësisht 1140 ditësh, nga ora 21:00

Herën e fundit luante ndaj Bayern Munchenit në kuadër të fazës së grupeve të sezonit 2022/23.

Barcelona mposhtej 3-0, me golat që i shënonin Sadio Mane, Eric Maxim Chuopo-Moting dhe Benjamin Pavard./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara