Lajmet

Osmani i drejtohet Kushtetueses me kërkesë për sqarim pas afatit për konstituimin e Kuvendit

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot në një konferencë për media se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim juridik lidhur me situatën e krijuar pas përfundimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Osmani tha se kjo kërkesë është bërë me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe për të shmangur dëmet e pariparueshme që mund të shkaktohen në mungesë të një zgjidhjeje politike.

Osmani kërkon pezullimin e rrjedhjes së këtij afati dhe qartësimin e pasojave ligjore, duke shtuar se në rast të arritjes së ndonjë marrëveshjeje politike, kërkesa mund të tërhiqet.

Dua të ju njoftoj që sot, në përmbushje të përgjegjësisë time kushtetuese, kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetues.  Kjo është një kërkesë që paraqitet pas një situate të paprecedentë, ku pas aktgjykimit i cili ka përcaktuar afatin e detyrueshëm, kanë mbetur vetëm pak ditë dhe nuk shihet ndonjë kompromis. Kërkesa jonë sot në thelb është për qartësimin e pasojave juridike për moskonstituimin e Kuvendit për afatin prej 30 ditësh. Kërkesa nuk e paragjykon epilogun, në rast se ka ndonjë sukses ne mund ta tërheqim kërkesën, edhe pse qartësitë që kemi ngritur në këtë kërkesë janë esenciale jo vetëm për këtë legjislaturë, por edhe për të ardhmen. Bashkë me këtë kërkesë kemi kërkuar edhe për pezullim të rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh. Të parandalohet dëmi i pariparueshëm, dhe të mbrohet interesi publik.

Osmani theksoi se qëllimi i saj është të parandalohet një krizë kushtetuese dhe të sigurohet funksionimi i rregullt institucional në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Lajmet

Sulm ndaj zyrtarëve policorë në Rahovec, një person dërgohet në mbajtje

Published

on

Në Rahovec është arrestuar një person pasi dyshohet se, së bashku me familjarët e tij, ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë një intervenimi.

Sipas Policisë, të dyshuarit nuk i kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe më pas kanë ndërmarrë sulm fizik ndaj tyre.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Inspektim në 65 auto-parkingje në Prishtinë, evidentohen shkelje tatimore

Published

on

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit, kanë realizuar një aksion inspektimi në 65 auto-parkingje në rajonin e Prishtinës.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga institucionet përkatëse në përputhje me kompetencat ligjore.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të luftimit të shmangies nga tatimi dhe respektimit të obligimeve ligjore nga bizneset./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan për ngacmim seksual

Published

on

Në Lipjan është arrestuar një person pasi dyshohet se në vazhdimësi ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 29 korrik 2026, ndërsa pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Në Mitrovicën e Veriut është arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 28 korrik 2026, ndërsa në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara