Magazinë

Victoria Beckham: S’jam perfekte, por përpiqem të jem versioni më i mirë i vetes

Published

on

Victoria Beckham është shprehur se përpiqet çdo ditë të jetë nënë e bashkëshorte e mirë, pa pretenduar se është perfekte.

Në një intervistë për serinë në YouTube “Reviewed By Osa”, 51-vjeçarja, e cila ka katër fëmijë, me ish-futbollistin David Beckham, ka rrëfyer se pavarësisht angazhimeve si nënë punëtore dhe sipërmarrëse, prioritet është të jetë njeri i mirë.

“Do të doja të mendohej se jam nënë e mirë, grua e mirë. Përpiqem të jem më e mira që mundem. Punoj shumë. Dua të mendoj se jam person i sjellshëm. Jam shumë pozitive. E dua energjinë e mirë”, ka  thënë ajo.

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”, e cila është ikonë mode me brendin e saj të njohur, ka theksuar se nuk e ka pasur kurrë synim të jetë perfekte, por thjesht të japë më të mirën e saj.

“Nuk përpiqem të jem perfekte, nuk kam qenë kurrë. Thjesht dua të jem më e mira e mundshme. I pranoj të metat. Gjithçka ka të bëjë me atë për ta nxjerrë më të mirën nga vetja. Këtë e bëj përmes një diete të shëndetshme, stërvitjes së përditshme dhe stilit të jetesës që më përfaqëson”, ka shtuar ajo.

Ylli ka cekur se përkushtimi ndaj vetes është pjesë e përkushtimit të saj ndaj familjes.

“Thjesht përpiqem të jem ‘unë’ në formën më të mirë, që të jem nëna më e mirë, bashkëshortja më e mirë dhe profesionistja më e mirë që mund të jem”, ka thënë ajo.

Beckham ka pranuar se përballet me dyshime ndaj vetes, por i sheh ato si diçka që e mbajnë me këmbë në tokë.

“Kam dyshime për veten, por nuk lejoj që të më rëndojnë. Besoj se një element i tillë është gjithmonë i nevojshëm, sepse përndryshe, njeriu do të bëhej jashtëzakonisht arrogant. Unë jam mjaft e përulur si njeri”, ka thënë disenjatorja.

Në mars, çifti Beckham organizoi një festë të hershme për 50-vjetorin e Davidit në Miami, Florida.

Megjithëse djali i madh, Brooklyn Beckham dhe gruaja e tij Nicola munguan në festë, David u shoqërua nga emra të njohur si Lionel Messi, Luis Suarez, Tom Brady, Justin Theroux dhe Fisher Stevens.

Magazinë

Bebe Rexha tërheq vëmendjen në New York me performancë të re dhe stil të veçantë

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë një performance të fundit në New York, ku u shfaq me një stil të veçantë flokësh me bikodina, duke rikujtuar pamjen e saj nga videoklipi i këngës “Çike Çike”.

Pamja e artistes është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat e kanë lidhur menjëherë me projektin e saj më të ri muzikor, duke e vlerësuar si një qasje kreative në promovimin e identitetit vizual të këngës.

“Çike Çike” është pjesë e albumit të saj të ri “Dirty Blonde”, i cili është publikuar së fundmi dhe shënon një etapë të re në karrierën e saj. Ky është albumi i katërt në studio i Rexhës dhe projekti i parë si artiste e pavarur pas ndarjes nga shtëpia e mëparshme diskografike.

Albumi ka marrë reagime pozitive nga publiku dhe kritika, ndërsa ndër këngët më të komentuara përfshihen “New Religion” në bashkëpunim me Faithless dhe “Sad Girls” në bashkëpunim me David Guetta.

Me energjinë dhe projektet e reja muzikore, Bebe Rexha po vazhdon të forcojë praninë e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj.

Burimi: BBC

/A.K/

Continue Reading

Magazinë

Producenti i njohur Tay Keith gjendet i vdekur në moshën 29-vjeçare

Published

on

Producenti i nominuar për çmimin Grammy, Tay Keith, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Nashville të Tennessee-s, në moshën 29-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se nuk dyshohet për ndonjë vepër penale, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur dhe pritet të përcaktohet pas autopsisë.

Tay Keith ishte i njohur për bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës hip-hop, përfshirë Drake, Travis Scott, Eminem dhe Beyoncé.

Ai arriti famë ndërkombëtare me bashkëprodhimin e hitit “Sicko Mode”, i cili i solli nominimin e parë për Grammy në vitin 2019. Gjatë karrierës së tij ka punuar edhe me artistë të tjerë të njohur si Lil Baby, 21 Savage, J. Cole dhe Sexyy Red.

Burimi: BBC

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Studiuesit zbulojnë dobësi në ChatGPT, OpenAI ndërhyn me masa shtesë

Published

on

Studiues të sigurisë së inteligjencës artificiale kanë ngritur shqetësime pasi zbuluan se versioni më i fundit publik i ChatGPT-së mund të manipulohej për të gjeneruar imazhe me përmbajtje seksuale ose të dhunshme përmes udhëzimeve të modifikuara.

Sipas raportimit të BBC-së, kompania britanike e sigurisë kibernetike Mindgard arriti të anashkalojë disa prej mbrojtjeve të sistemit, duke bërë që modeli të krijonte imazhe grafike dhe shqetësuese.

OpenAI ka reaguar duke deklaruar se pas identifikimit të problemit janë vendosur masa shtesë mbrojtëse për të parandaluar gjenerimin e përmbajtjeve që shkelin rregullat e platformës.

Megjithatë, studiuesit pretendojnë se me ndryshime të vogla në udhëzime, sistemi vazhdonte të prodhonte materiale problematike, përfshirë skena të dhunshme dhe përmbajtje të papërshtatshme.

Sipas ekspertëve të Mindgard, rasti tregon sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen kompanitë e inteligjencës artificiale në kontrollin e përmbajtjes së gjeneruar nga modelet e avancuara.

/A.K/

Continue Reading

Magazinë

“The Devil Wears Prada 2” kalon 620 milionë euro fitime në kinema

Published

on

Filmi “The Devil Wears Prada 2” po shënon sukses të madh në kinematë botërore, duke arkëtuar mbi 620 milionë euro në arkat globale.

Me këtë rezultat, franshiza ka tejkaluar shifrën prej 900 milionë eurosh fitime, kur llogaritet edhe filmi origjinal “The Devil Wears Prada”, i cili kishte gjeneruar rreth 300 milionë euro.

Që nga premiera në fillim të majit, filmi ka dominuar në kinema, duke mbledhur rreth 200 milionë euro në Amerikën e Veriut dhe 420 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.

Në suksesin e vazhdimit ka ndikuar edhe rikthimi i kastit origjinal, ku luajnë Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci.

Filmi sjell ngjarjet dy dekada pas historisë së parë, duke ndjekur rikthimin e Andy Sachs në botën e modës dhe revistës “Runway”.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara