Google ka lansuar një funksion të ri me Inteligjencë Artificiale që u lejon përdoruesve të provojnë rroba virtualisht duke ngarkuar një foto të plotë të trupit të tyre.
Ky shërbim është tashmë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe mund të përdoret përmes Google Search, Google Shopping dhe Google Images.
Pasi të përzgjidhet një produkt, mjafton të shtypet ikona “try it on” për të nisur provën virtuale.
Përdoruesit mund të ruajnë pamjet dhe t’i ndajnë me miqtë. Ky funksion shënon një hap para nga versionet e mëparshme që shfaqnin rrobat vetëm në modele të ndryshëm.
Paralelisht, Google po teston edhe aplikacionin eksperimental Doppl, që krijon video AI për të paraqitur se si duket një veshje në lëvizje.
Një veçori tjetër që pritet këtë vjeshtë do të ofrojë ide për kombinime veshjesh apo dizajn dhomash përmes teknologjisë gjeneruese vizuale.