Shëndet

4 ushqimet më të këqija dhe 4 ushqimet më të mira përpara gjumit

Një ndër rregullat kryesore për një gjumë cilësor është kujdesi me ushqyerjen e tepërt.

Published

on

Ekspertët thonë se ngrënia përpara gjumit jo domosdoshmërisht luan rol në shtimin në peshë.

Megjithatë sipas tyre, ushqyerja në orët e vona prish gjumin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nuk duhet të hani ushqim të paktën 2-3 orë përpara fjetjes.

Ky rekomandim bazohet në faktin se stomaku i një personi normal kërkon të paktën 2-3 orë për të shpërbërë ushqimin.

Nëse njeriu shtrihet për të fjetur pa mbaruar këtë proces nuk do të bëjë një gjumë të qetë.

Për më tepër, stomaku do të nxitojë për të transferuar çdo mbetje të patretur ushqimore në zorrë që do të pengojë përthithjen e ushqyesve dhe tretjen e mirë.

Tretja e vonuar jo domosdoshmërisht mund t’ju zgjojë natën, por njeriu do të zgjohet të nesërmen i lodhur.

Ekspertët shpjegojnë se ngrënia e një sasie të vogël ushqimi përpara gjumit është e pranueshme.

Lexoni më poshtë të listuara nga AgroWeb.org , ushqimet që nuk duhen konsumuar kurrësesi përpara se të shtriheni për të fjetur si dhe ushqimet më të mira për gjumin.

Ushqimet që nuk duhen ngrënë përpara gjumit:
Çokollata  

Çokollata mund të jetë një burim i fshehur i kafeinës.

Mjafton pak kafeinë që procesi i çlirimit të hormoneve të gjumit të ndërpritet dhe fjetja bëhet problematike.

Ushqimet Me Yndyrë

Qumështi, kosi, avokado, akullorja, gjalpi dhe arrorët nuk duhen konsumuar përpara gjumit.

Djathi është më i keqi nga të gjithë, thonë ekspertët, sipas të cilëve ky produkt bulmeti ju lë pa gjumë.

Ushqimet Me Aciditet Të Lartë

Ushqimet pikante ose ato me bazë salcë domateje siç është pica duhen shmangur plotësisht përpara gjumit.

Ato jo vetëm shkaktojnë urth por edhe ju lënë pa gjumë.

Alkooli

Alkooli mund t’ju përgjumë, por sërish do të jeni të pafjetur.

Alkooli prish fazën REM të gjumit dhe falë tij do të rrotulloheni syhapur në shtrat.

Ushqimet që mund të hahen përpara gjumit:
Bananja

Banania përbëhet nga karbohidrate që treten shpejt.

Ajo është burim i mirë i magnezit që qetëson hormonin e stresit dhe lehtëson gjumin.

Drithërat E Plota

Karbohidratet që konsumohen një deri në dy orë përpara gjumit nxisin çlirimin e serotoninës, melatoninës dhe disa transmetuesve nervorë që promovojnë gjumin.

Biskotat me drithëra të plota, buka ose kokoshkat janë alternativa të mira gjumë-sjellëse.

Kujdes me sasinë.

Veza

Veza përmban proteinë dhe tretet shumë shpejt. Gjithsesi mos hani shumë vonë.

Nëse hani vezë përpara gjumit skuqeni atë me pak yndyrë mundësisht vaj ulliri, dhe mund të flini rehat.

Veza e zier tretet me më vështirësi.

Kivi

Sipas studimeve, ngrënia e kivit përpara gjumit e përmirëson cilësinë e tij.

Ai përmban antioksidantë dhe serotoninë që sjell gjumin më shpejt./AgroWeb.org

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Uleni temperaturën pa ilaçe, këshilla të thjeshta dhe efektive

Published

on

Virozat e ndryshme shkaktojnë temperaturë të lartë trupore, e cila mund të shkaktojë lodhje dhe ndjesi jo komode.

Ekzistojnë disa mënyra për të ulur temperaturën pa përdorur ilaçe, por është e rëndësishme të mbani mend se nëse zgjat për disa ditë, duhet të konsultoheni me mjekun.

Kjo sepse trupi mund të jetë duke luftuar ndonjë infeksion më serioz.

Ja dy metoda të thjeshta dhe efektive që mund t’ju ndihmojnë:

1. Patate:

Merrni një patate dhe pritini në rrathë të hollë. Vendosini rrathët brenda çorapeve dhe vishni, duke i mbajtur derisa të ndjeni se temperatura ka rënë. Patatja ndihmon në ftohjen e trupit në mënyrë natyrale. Kujdes: mos e mbani shumë gjatë, pasi mund të ulë temperaturën në nivele të tepërta.

2. Dush me ujë të vakët:

Kur keni temperaturë, dush me ujë të vakët ndihmon në uljen e saj. Mos përdorni ujë të ftohtë, sepse kjo shkakton të dridhura dhe të përkeqësojë gjendjen tuaj. Një dush i vakët ndihmon trupin të freskohet pa stres dhe rrit komoditetin gjatë shërimit.

Përveç këtyre, është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar, të pushoni, të hani ushqime të lehta.

Kujdesi natyral dhe pushimi janë çelësi për rikuperim më të shpejtë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Keni ngrënë aksidentalisht disa fara molle? Ja çfarë duhet të dini

Published

on

Nëse keni ngrënë disa fara molle pa dashje, zakonisht nuk ka arsye për shqetësim.

Lëvozhga e fortë e jashtme i mbron substancat e tyre të dëmshme, prandaj shumica e njerëzve nuk përjetojnë efekte anësore.

Por, nëse farat përtypen, shtypen ose konsumohen në sasi të mëdha, ato mund të bëhen toksike.

Rreziqet kryesore:

Mbytja: Farat e vogla mund të bllokojnë rrugët e frymëmarrjes, veçanërisht tek fëmijët ose personat me vështirësi në gëlltitje. Për këtë arsye, është më e sigurt të hiqni bërthamën para se të hani.

Helmimi: Farat përmbajnë amigdalinë, që në trup mund të shndërrohet në cianur hidrogjeni, një substancë toksike. Gëlltitja e farave të plota zakonisht nuk është e rrezikshme, por përtypja rrit rrezikun. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje koke, të përziera, marramendje, rrahje të shpejta të zemrës dhe në raste të rënda humbje të vetëdijes.

Probleme tretjeje: Përtypja e një numri të madh farash shkakton fryrje ose dhimbje barku, sidomos tek personat me probleme të tretjes.

Alergjitë: Rrallë, disa persona mund të kenë reaksione alergjike ndaj farave, duke përfshirë skuqje, ënjtje ose vështirësi në frymëmarrje. Në këtë rast, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.

Sa është e rrezikshme?

Ekspertët vlerësojnë se një dozë toksike për një të rritur është rreth 150–200 fara të përtypura, varësisht nga pesha dhe lloji i mollës. Pra, ngrënia aksidentale e disa farave nuk paraqet rrezik.

Hiqni gjithmonë bërthamën dhe farat para konsumimit, veçanërisht për fëmijët.

Mos përtypni farat e mëdha ose të shumta rregullisht. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara