Kulturë

4 kategori të reja shtohen në Grammy Awards

Ceremonia e vitit 2023 kishte 91 kategori.

Published

on

“Grammy Awards” kanë shtuar edhe tri kategori të reja për ceremoninë e vitit 2024.

Akademia e ndarjes së çmimeve të 66-ta vjetore “Grammy” do të përfshijnë kategori shtesë: Performanca më e mirë e muzikës afrikane, albumi më i mirë alternativ i xhazit dhe kënga më e mirë dance-pop që do të thotë se çmimet e vitit 2024 do të jenë 102 kategori të mëdha në total.

Ceremonia e vitit 2023 kishte 91 kategori, pa përfshirë tetë kategori çmimesh speciale – Grammy Global Impact Award, Lifetime Achievement Award, Trustees Award, Technical Grammy Award, Grammy Legend Award, Grammy Hall of Fame Award, The MusiCares Person of the Year Award dhe Best Song for Social Change. Producenti i vitit, kategoritë jo-klasike dhe kompozitori i vitit, kategoritë jo klasike do të zhvendosen gjithashtu në fushën e përgjithshme që do të thotë se të gjithë votuesit e “Grammy”-t do të lejohen të votojnë në kategoritë – të cilat më parë ishin kategori të specializuara të cilat vetëm anëtarë që punonin në ato fusha mund të votonin.

Në një deklaratë, CEO Harvey Mason Jr.,tha “Akademia është krenare të njoftojë këto ndryshime të fundit të kategorisë në procesin tonë të çmimeve”.

“Këto ndryshime pasqyrojnë angazhimin tonë për të dëgjuar në mënyrë aktive dhe për t’iu përgjigjur reagimeve nga komuniteti ynë muzikor, për të përfaqësuar me saktësi një gamë të larmishme të zhanreve përkatëse muzikore dhe për të qëndruar në linjë me peizazhin muzikor gjithnjë në zhvillim”.

Ndryshimet u votuan dhe kaluan në mbledhjen gjashtëmujore të Bordit të Administratorëve të Akademisë së Regjistrimit./lapsi.al

Kulturë

Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin

Published

on

Mbrëmë në Berlin, Filharmonia e Kosovës realizoi një koncert të jashtëzakonshëm, duke shënuar një moment të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

Nën drejtimin e dirigjentes Marion Wood, orkestra së bashku me kore ndërkombëtare sollën një eksperiencë unike korale 360°, e cila u prit me entuziazëm nga publiku gjerman.

Në këtë mbrëmje performuan edhe solistët Kaltrina Miftari, Elona Sadiku, Flaka Goranci, André Khamasmie dhe Simon Robinson, me interpretime të nivelit të lartë artistik.

Ky koncert shënon debutimin e Filharmonisë së Kosovës në kryeqytetin gjerman, një hap i rëndësishëm në prezantimin e artit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Filmi shqiptar “Burri i shtëpisë” vlerësohet me çmim special në Festivalin e Barit

Published

on

By

Filmi shqiptar “Burri i Shtëpisë”, me regji nga Andamion Murataj, është shpërblyer me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bari (BIF&ST).

Juria vlerësoi në mënyrë të veçantë interpretimin e Drita Kaba Karagës, duke e cilësuar atë si të thellë dhe mbresëlënës. Filmi u vlerësua në seksionin “Meridiana”, duke u renditur ndër projektet më të spikatura të këtij edicioni.

Gjatë marrjes së çmimit, regjisori Andamion Murataj u shpreh i emocionuar për rikthimin në Bari pas shumë vitesh, duke theksuar se filmi nuk është vetëm shqiptar, por një bashkëprodhim shqiptaro-italian. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe institucionet që mbështetën realizimin e projektit që në fazat e para.

Juria ndërkombëtare, e përbërë nga emra të njohur të kinematografisë, vlerësoi interpretimin e Karagës si një portretizim të fuqishëm dhe kompleks të një personazhi që sfidon normat, duke trajtuar tema si identiteti dhe amësia.

“Burri i shtëpisë” sjell në qendër historinë e një burrneshe në një shoqëri moderne shqiptare në ndryshim të vazhdueshëm. Performanca e Drita Kaba Karagës u konsiderua si një nga pikat më të forta të festivalit, duke u vlerësuar për mënyrën e natyrshme dhe të fuqishme të interpretimit të një personazhi kompleks.

Continue Reading

Kulturë

Filharmonia e Kosovës drejt debutimit në Berlin, mbahen provat e përbashkëta me korin gjerman

Published

on

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka zhvilluar provat e përbashkëta me Konzertchor Münster për koncertin që mbahet sot.

Dy koret do të interpretojnë veprat “Requiem für Mignon” nga Robert Schumann dhe “Ballin Lartë!” nga Valton Beqiri.

Ky koncert shënon një moment të rëndësishëm për Filharmoninë e Kosovës, pasi për herë të parë Orkestra dhe Kori i saj do të performojnë në sallën prestigjioze të Filarmonisë së Berlinit në Berlin.

Continue Reading

Kulturë

Përmbyllet programi GENESIS, mbështetje për të rinjtë në animacion në Kosovë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të programit GENESIS, i cili synon fuqizimin profesional të të rinjve në fushën e animacionit dhe zhvillimin e këtij sektori në Kosovë.

Programi u realizua nga Anibar në bashkëpunim me Institut français du Kosovo dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, duke përfshirë trajnime, masterclass-e, mentorim dhe prezantime projektesh me mundësi edhe për promovim ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse u prezantuan projektet e pjesëmarrësve dhe u shpërndanë certifikatat, ndërsa ministrja Bogujevci theksoi rëndësinë e këtij programi për zhvillimin e industrisë kreative dhe përkrahjen e të rinjve.

Ndërkohë, Anibar vazhdon të mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me një program trevjeçar, duke dëshmuar rolin e saj të rëndësishëm në skenën kulturore dhe kreative në vend.

Continue Reading

Të kërkuara