Të qenit i uritur ka një efekt negativ në të mësuar dhe punuar dhe madje mund të shkaktojë depresion, thonë studiuesit. Shumë persona akoma mendojnë se të shkosh i uritur në shtrat është një ide e mirë sepse kjo mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.
Por në fakt rezulton e kundërta!
4 arsyet e mëposhtme me gjasa do t’ju bindin përse duhet të hiqni dorë njëherë e mirë nga ky zakon i gabuar:
Mund të humbisni masë muskulare
Për ata që po përpiqen të fitojnë masë muskulore, të uriturit është një zgjedhje e keqe, sipas specialistëve. Ju mund ta kaloni darkën tuaj, por keni nevojë për lëndë ushqyese për të shndërruar proteinat në muskuj.
Mund të fitoni peshë
Po, mund të ketë efektin e kundërt! Studimet që promovojnë humbjen e peshës duke mos ngrënë para shtratit janë të diskutueshme. Pra, ana negative mund të jetë sepse anashkaloni vaktin tuaj dhe më pas hani shumë në mëngjes ose drekë, pasi jeni të uritur. Me fjalë të tjera, ushqimi bëhet dy herë më tërheqës dhe papritmas rrezikoni të hani më shumë. Në këtë rast, ka shumë të ngjarë të fitoni peshë.
Deklaratat e shpeshta se metabolizmi ynë është i ngadaltë gjatë natës është i diskutueshëm dhe nuk ka asnjë provë për ta mbështetur atë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani një pjesë të madhe pak para shtratit. Ngrënia e 2-3 orëve para se të flini është mirë, për sa kohë që është një vakt i shëndetshëm.
Mund të flini më keq
Nëse doni të flini mirë, thjesht mos vdisni nga uria, sipas specialistëve. Kjo e fundit gjatë natës do t’ju stresojë edhe më shumë!
Mund të humbisni energji
Nëse nuk hani, nuk keni “karburant” për t’ju mbajtur aktiv gjatë ditës. Ky është një rregull i vjetër. Eshtë shumë e rëndësishme të ndihemi mirë në mëngjes sepse duhet të shkojmë në punë dhe truri ynë duhet të jetë aktiv. Studiuesit kanë vërejtur se shumë efekte anësore të urisë mund të jenë të dëmshme, si lodhja dhe depresioni. Nëse vendosim të qëndrojmë të uritur një natë më parë dhe të zgjohemi me një humbje energjie dhe me humor të keq, kjo do të jetë e dëmshme për ju në punë./neps.al
Prishtinë – Lëvizja pa dhimbje nuk është vetëm një dëshirë, por një objektiv i arritshëm kur trajtimi bazohet në diagnostikim profesional, teknologji bashkëkohore dhe kujdes të personalizuar. Pikërisht mbi këto parime funksionon Departamenti i Fizioterapisë në United Hospital, ku pacientët përfitojnë rehabilitim të avancuar për rikthimin e funksionit të plotë të sistemit muskuloskeletor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
I pajisur me teknologjinë më të fundit dhe i udhëhequr nga fizioterapistë me përvojë, departamenti ofron programe rehabilitimi të përshtatura sipas nevojave individuale të çdo pacienti. Qasja multidisiplinare synon jo vetëm lehtësimin e dhimbjes, por edhe trajtimin e shkakut të saj, duke mundësuar rikthim të sigurt në aktivitetet e përditshme.
Shërbimet përfshijnë rehabilitimin e patologjive të shtyllës kurrizore, përfshirë herniet diskale cervikale, torakale dhe lumbale, rehabilitimin ortopedik dhe post-operativ pas ndërhyrjeve të ligamenteve (ACL/PCL), menisqeve dhe vendosjes së protezave të gjurit apo kërdhokullës. Po ashtu, trajtohen me sukses dhimbjet muskulore, tendinitet, spasticiteti dhe mbingarkesat funksionale, ndërsa programe të veçanta janë të dedikuara për korrigjimin e posturës dhe edukimin e pacientëve për një qëndrim të shëndetshëm të trupit.
Në United Hospital, fizioterapia nuk kufizohet vetëm në trajtim, por përfaqëson një proces të plotë rehabilitimi, ku çdo pacient udhëhiqet me profesionalizëm drejt rikuperimit të qëndrueshëm dhe një jete më aktive. Investimi në rehabilitim të hershëm dhe të specializuar mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar komplikimet afatgjata dhe për të rikthyer mirëqenien fizike./rajonipress/
Për termine dhe konsultë profesionale:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë – Kosovë
Me teknologji moderne, staf të specializuar dhe përkushtim ndaj çdo pacienteje, United Hospital po ndërton një model të kujdesit shëndetësor ku profesionalizmi, diagnostikimi i hershëm dhe komunikimi i bazuar në shkencë janë çelësi për një shtatzëni të sigurt dhe një jetë më të shëndetshme për çdo grua.
Në një kohë kur informacionet për shtatzëninë shpesh përzihen mes këshillave popullore dhe miteve të trashëguara ndër breza, United Hospital vazhdon të promovojë një qasje moderne, të bazuar në evidencë shkencore dhe standarde bashkëkohore të kujdesit shëndetësor për gruan.
Nën kujdesin profesional të Dr. Sebajdin Gjinit, specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, pacientet përfitojnë një shërbim të integruar që mbulon të gjitha fazat e shëndetit riprodhues nga kontrollet parandaluese dhe diagnostikimi i hershëm, deri te ndjekja e shtatzënisë, trajtimet gjinekologjike dhe ndërhyrjet kirurgjikale minimalisht invazive.
Nëpërmjet këshillimit profesional, Dr. Gjini ndihmon gratë të dallojnë faktet mjekësore nga besimet e pabazuara. Ai thekson se gjatë shtatzënisë nuk është e nevojshme “të hahet për dy”, por të ushqehet me cilësi; aktiviteti fizik i moderuar është i dobishëm për shumicën e grave shtatzëna; forma e barkut nuk përcakton gjininë e foshnjës; përdorimi i bojërave moderne për flokë është zakonisht i sigurt pas konsultimit me mjekun, ndërsa konsumimi i moderuar i kafesë mund të lejohet sipas rekomandimeve individuale.
Përveç ndjekjes së shtatzënisë dhe udhëheqjes profesionale të lindjes, United Hospital ofron një gamë të gjerë shërbimesh gjinekologjike, përfshirë PAP-testin, ultrasonografinë, diagnostikimin e sëmundjeve gjinekologjike, trajtimin e infertilitetit, planifikimin familjar, si dhe procedura të avancuara si laparoskopia dhe histeroskopia për trajtimin e miomave, kisteve dhe endometriozës.
Me teknologji moderne, staf të specializuar dhe përkushtim ndaj çdo pacienteje, United Hospital po ndërton një model të kujdesit shëndetësor ku profesionalizmi, diagnostikimi i hershëm dhe komunikimi i bazuar në shkencë janë çelësi për një shtatzëni të sigurt dhe një jetë më të shëndetshme për çdo grua.
Në këtë institucion, shëndeti i gruas nuk trajtohet vetëm si një shërbim mjekësor, por si një mision i vazhdueshëm për të garantuar siguri, mirëqenie dhe cilësi jete në çdo etapë të saj./rajonipress/
Prishtinë – Shëndeti nuk matet vetëm me mungesën e dhimbjes, por edhe me aftësinë për të njohur në kohë sinjalet që organizmi dërgon. Një nga këto sinjale, që shpesh neglizhohet, është rënia e pashpjegueshme në peshë – një simptomë që mund të fshehë probleme serioze shëndetësore dhe që kërkon vlerësim të menjëhershëm nga specialistët.
Rënia e pashpjegueshme në peshë: Pse nuk duhet ta neglizhoni asnjëherë? Humbja e peshës trupore pa ndryshime në regjimin ushqimor apo pa rritje të aktivitetit fizik mund të perceptohet si një zhvillim pozitiv.
Megjithatë, nga këndvështrimi mjekësor, një ndryshim i tillë mund të përfaqësojë një sinjal të rëndësishëm biologjik, që kërkon vlerësim të kujdesshëm klinik. Në shumë raste, rënia e pashpjegueshme në peshë është një nga simptomat e para të çrregullimeve metabolike, sëmundjeve kronike ose patologjive serioze, ndaj nuk duhet nënvlerësuar apo lënë pa u ekzaminuar nga specialistët.
Me një qasje profesionale dhe të orientuar drejt parandalimit, United Hospital vazhdon të promovojë kulturën e diagnostikimit të hershëm, duke sensibilizuar qytetarët që të mos injorojnë ndryshimet e papritura në organizëm. Përmes këshillave të gastroenterologëve të tij, spitali thekson se humbja e konsiderueshme e peshës pa dietë apo aktivitet fizik, sidomos te personat mbi moshën 50-vjeçare, mund të jetë një shenjë alarmuese që kërkon ekzaminime të specializuara.
Sipas ekspertëve, situata bëhet edhe më serioze kur rënia në peshë shoqërohet me dhimbje barku, shqetësime pas ushqimit, fryrje të vazhdueshme apo simptoma të tjera të traktit gastrointestinal. Këto mund të jenë tregues të sëmundjeve që, nëse zbulohen në fazat e hershme, kanë mundësi shumë më të mëdha trajtimi dhe shërimi.
Në këtë drejtim, United Hospital vë në pah rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe konsultave me gastroenterologun, duke e konsideruar diagnostikimin e hershëm si një nga armët më të fuqishme në luftën kundër sëmundjeve të traktit tretës, përfshirë edhe ato malinje.
Përmes teknologjisë moderne diagnostikuese, stafit të specializuar dhe përkushtimit ndaj pacientit, United Hospital vazhdon të jetë një adresë e besueshme për kujdes shëndetësor cilësor në Kosovë. Mesazhi i specialistëve është i qartë: mos prisni që simptomat të përkeqësohen. Një kontroll në kohën e duhur mund të bëjë dallimin mes një trajtimi të suksesshëm dhe një sëmundjeje të zbuluar me vonesë.
Në mjekësi, çdo ditë ka rëndësi. Kujdesi për shëndetin fillon me ndërgjegjësimin, ndërsa vendimi për t’u kontrolluar në kohë është investimi më i vlefshëm që secili mund të bëjë për jetën e vet./rajonipress/
Sezoni i pushimeve në Kosovë nuk është vetëm një mundësi për t’u ribashkuar me familjen dhe miqtë, por edhe koha ideale për t’i kushtuar vëmendje shëndetit. Me këtë synim, United Hospital ka lansuar pako të veçanta të kontrolleve mjekësore, të dedikuara për mërgimtarët që kalojnë pushimet në vendlindje.
Duke pasur parasysh se në shumë shtete evropiane vizitat specialistike dhe ekzaminimet diagnostike shoqërohen me lista të gjata pritjeje, United Hospital u ofron bashkatdhetarëve mundësinë që të kryejnë kontrollet e nevojshme shpejt, me diagnostikë moderne dhe kujdes profesional, pa e humbur kohën e çmuar të pushimeve.
Edmond Hajrizi, drejtues i United Hospital dhe një personalitet i njohur i botës akademike me arritje të spikatura shkencore e inovative, e konsideron diasporën shqiptare një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës. Duke qenë se vetë është rritur dhe shkolluar në Perëndim, ai e njeh nga afër realitetin dhe sfidat me të cilat përballen bashkatdhetarët në sistemet shëndetësore të vendeve ku jetojnë.
Sipas Hajrizit, ofrimi i kujdesit shëndetësor cilësor, të shpejtë dhe të standardeve ndërkombëtare për mërgimtarët është një prioritet strategjik i United Hospital. “Diaspora ka një rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin e Kosovës dhe ne kemi përgjegjësi t’i ofrojmë shërbime shëndetësore që i japin siguri, besim dhe qetësi gjatë qëndrimit në vendlindje,” thekson ai, duke e cilësuar investimin në shëndetin e mërgimtarëve si një investim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjeve dhe në të ardhmen e vendit.
Paketat promocionale përfshijnë kontrolle të planifikuara sipas nevojave të pacientëve, duke mundësuar vlerësim të hershëm të gjendjes shëndetësore dhe parandalim të sëmundjeve. Qasja multidisiplinare, teknologjia bashkëkohore dhe stafi i specializuar synojnë t’u ofrojnë mërgimtarëve një përvojë të sigurt dhe efikase gjatë qëndrimit në Kosovë.
Nga United Hospital theksojnë se investimi në shëndet është investimi më i rëndësishëm, duke i ftuar mërgimtarët që ta shfrytëzojnë kohën e pushimeve për kontrolle parandaluese dhe diagnostikim në kohë, në mënyrë që të rikthehen në vendet ku jetojnë me më shumë siguri dhe mirëqenie.
Për informata dhe rezervime, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat 038 60 70 70 dhe 046 60 70 70, ose të vizitojnë United Hospital në M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë./rajonipress/