Teknologji

Njihuni me aplikacionin që po zëvendëson Instagramin me hapa të shpejtë

Published

on

Në vitet e fundit, një valë e re e platformave sociale ka fituar popullaritet. Një prej këtyre tyre është BeReal, e cila ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e brezit Gen Z, duke sjellë një qasje më autentike dhe më të sinqertë se Instagram-i. Por, pse po ndodh ky zëvendësim?

Çfarë e bën BeReal dhe platforma të ngjashme kaq tërheqëse për këtë brez?

Brezi i ri është rritur në një kohë kur rrjetet sociale janë të mbushura me imazhe perfekte e të kuruara. Instagrami, i cili fillimisht ishte një platformë për ndarjen e momenteve të përditshme, është kthyer në një hapësirë ku njerëzit shfaqin vetëm anët më të mira të jetës së tyre.

Për shumë të rinj, kjo paraqitje e përsosur duket artificiale dhe shkakton stres.

BeReal ofron një qasje tjetër: përdoruesit ndajnë një foto pa filtra në një moment të rastësishëm të ditës. Kjo i detyron ata të tregojnë realitetin ashtu siç është, pa mundësinë për të manipuluar pamjen. Në Instagram, popullariteti matet nga numri i ndjekësve dhe pëlqimeve, gjë që krijon “garë” të padukshme për të fituar vëmendje. BeReal heq këtë element presioni, pasi nuk ka algoritëm që promovon përmbajtjen bazuar në pëlqime apo numrin e ndjekësve.

Instagrami promovon më shumë ndarjen e postimeve me një audiencë të gjerë, BeReal fokusohet në ndarjen e momenteve me një grup të ngushtë miqsh

Në platforma si Instagram, algoritmet diktojnë atë që përdoruesit shohin, duke promovuar përmbajtje komerciale ose me pagesë. Shumë të rinj e shohin një manipulim të eksperiencës së tyre sociale e ndihen të lodhur nga mbingarkesa e reklamave. Platforma si BeReal dhe të ngjashme synojnë t’u ofrojnë përdoruesve përmbajtje të papërpunuar, pa ndërhyrje të shumta komerciale dhe pa ndikimin e algoritmeve, duke i bërë të ndihen në kontroll të përvojës online.

Këto arsye duket se po largojnë shumë abonues nga Insgrami por se sa ky trend do të vazhdojë do të shihet ndër vite. /UBT News/

Teknologji

Apple dhe Google i nënshtrohen ligjit të ri në Teksas, që hyn në fuqi më 1 janar

Published

on

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott ka nënshkruar ligjin me të cilin kompanitë si Apple dhe Google, u kërkohet të verifikojnë moshën e përdoruesve të dyqaneve të tyre online të aplikacioneve.

Ligji do të duhej  të hynte në fuqi më 1 janar 2026, do kërkojë pajtimin e prindërve për marrjen apo blerjen e aplikacioneve për përdoruesit nën 18-vjeç, shkruan Reuters.

Utah është shteti i parë amerikan që ka marrë një vendim të ngjashëm më herët gjatë këtij viti, kurse anëtarët e Kongresit amerikan gjithashtu kanë zbuluar ligjin federal.

Një tjetër projektligj i Teksasit, i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Teksasit dhe që pret një votim në Senat, do të kufizonte aplikacionet e mediave sociale për përdoruesit mbi moshën 18 vjeç.

Agjencia vëren se kufizimet e moshës dhe pëlqimi prindëror për aplikacionet e mediave sociale janë një nga fushat e pakta me konsensus të gjerë në SHBA.

Një sondazh dy vjet më parë zbuloi se 81 përqind e amerikanëve mbështesin kërkesën që prindërit t’u lejojnë fëmijëve të krijojnë llogari në mediat sociale me pëlqimin e prindërve, dhe 71 përqind janë në favor të verifikimit të moshës para përdorimit të mediave sociale. /Telegrafi/

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Lajm i mirë për pronarët e automjeteve elektrike

Published

on

Për herë të parë, ka më shumë se një milion karikues publik për vetura në Evropë.

Ky informacion u raportua së fundmi nga organizata e pavarur ICCT (Këshilli Ndërkombëtar për Transport të Pastër) në raportin e saj mbi lëvizshmërinë për tremujorin e parë të 2025.

Raporti i ICCT thekson se rritja e numrit të karikuesve të shpejtë DC është rritur veçanërisht në tremujorin e parë të 2025.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja është 54%.

Tani ka më shumë se një milion stacione karikimi publik, të përbërë nga rreth 810,000 karikues AC (kryesisht 22 kW) dhe rreth 190,000 karikues të shpejtë DC.

Duke parë dendësinë e pikave të karikimit, të dhënat më të fundit tregojnë renditjen e mëposhtme: Norvegjia vazhdon të kryesojë me pothuajse 46 pikë karikimi për 1000 automjete elektrike. Kjo pasohet nga Islanda (35 pikë karikimi), Danimarka (30) dhe Suedia (22).

Është interesante se Gjermania është në fund të listës, me një mesatare prej vetëm 1.6 stacione karikimi publik për 1000 automjete elektrike. Italia dhe Spanja janë dukshëm prapa, me vetëm një stacion karikimi për 1000 automjete elektrike.

Continue Reading

Teknologji

WhatsApp po teston një opsion të thjeshtë Logout

Published

on

WhatsApp vazhdimisht punon në funksione të reja, të cilat shfaqen në versionet beta para se të bëhen të disponueshme për të gjithë përdoruesit. Një nga funksionet e reja është opsioni i ardhshëm Logout në cilësimet e llogarisë.

Logout ofron dy zgjedhje: njëra kryen daljen nga llogaria duke fshirë të dhënat e cilësimet, tjetra do të mbajë të dhënat dhe cilësimet. Opsioni i parë është i njëjti me çinstalimin e WhatsApp-it, do ta dalë përdoruesin dhe do të fshijë të gjitha të dhënat dhe cilësimet e aplikacionit, por përdoruesi nuk do të hiqet nga grupet.

Opsioni i dytë nuk fshin të dhënat, po e del përdoruesin pa ndikuar në bisedat, bisedat në grupe, të dhënat dhe cilësimet, kështu që gjithçka do ta presë përdoruesin kur ai të vendosë të kthehet në WhatsApp.

Prandaj është e mundur të rikthehen të gjitha shpejt, vetëm duke u kyçur përsëri me numrin e telefonit. Duket se kjo funksion është krijuar për ata që duan të marrin një pushim të shkurtër nga WhatsApp për arsye të ndryshme.

Opsioni Logout mban etiketën “internal”, që tregon se po testohet brenda ekipit të zhvillimit të WhatsApp-it. Hapi tjetër pritet të jetë një lëshim më i gjerë beta për të gjithë përdoruesit, dhe më pas një version stabil.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Gjigandi japonez nis të shes përsëri makina në Rusi

Published

on

Mazda ka rifilluar zyrtarisht dërgesat e automjeteve të saj në Rusi. Kthimi vjen pas largimit të Mazdës nga tregu rus në vitin 2022 pas pushtimit rus të Ukrainës.

Kompania japoneze i dorëzoi modelet e saj CX-5 dhe CX-50 përmes partnerëve lokalë, me disa automjete që janë tashmë të disponueshme në sallone ekspozitash dhe të tjera të ruajtura në një depo qendrore.

Deri në vitin 2022, marka japoneze prodhonte makinat e saj (Mazda6, CX-5 dhe CX-9) në Vladivostok, dhe tani produktet e tyre të reja do të vijnë nga fabrikat në Kinë. Do të ketë një garanci prej tre vitesh ose 100,000 kilometrash.

E gjithë historia u konfirmua nga zyra ruse e Mazda-s (Mazda Motor Rus LLC):

“Shitësit në koncesione kanë dy modele, Mazda CX-5 e Mazda CX-50. Disa nga makinat janë në sallonet e ekspozitës së shitësve. Ato mund të blhiihen menjëherë. Një pjesë e tyre është në magazinën qendrore”, tha shërbimi për shtyp.

Continue Reading

Të kërkuara