Lajmet

Kërcënimi i strehimit në Belgjikë, 4 mijë refugjatë në rrugë

Published

on

Belgjika, një vend i njohur për politikën e tij të strehimit, po përballet me një krizë të thellë humanitare. Afërsisht 4 mijë refugjatë që kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare janë duke pritur për një vend strehimi, ndërsa shumica e tyre janë të detyruar të jetojnë në rrugë. Ky problem, i cili ka vazhduar për rreth 3 vjet, ka arritur një pikë kritike.

Sipas burimeve nga mediat belge, kapaciteti i qendrave për refugjatët është i tepruar. Nga 35.704 shtretër të disponueshëm, mbi 95 për qind janë të mbushur, duke lënë një boshllëk të madh për ata që kërkojnë mbrojtje. Në fillim të vitit, numri i refugjatëve në pritje ishte rreth 3 mijë, por tani ka arritur në 4 mijë, një rritje e konsiderueshme që pasqyron intensifikimin e krizës.

Viti 2024 ka shënuar një rekord të ri për numrin e kërkesave për azil në Belgjikë. Sipas të dhënave, deri tani janë pranuar mbi 20 mijë kërkesa për azil, me rreth 7 mijë aplikime vetëm në dy muajt e fundit të vitit të kaluar. Thomas Willekens, përgjegjës për “Refugee Work Flanders”, një nga OJQ-të kryesore që merret me refugjatët, ka paralajmëruar se nëse trendi i kërkesave vazhdon, Belgjika mund të përballet me një numër rekord të aplikimeve për azil.

Kriza e strehimit ka përkeqësuar ndjeshëm situatën. Shteti belg është kritikuar për mosrespektimin e detyrimeve të tij ndaj refugjatëve, ndërsa qendrat e pritjes janë të mbushura në kapacitet të plotë. Avokatët vullnetarë kanë filluar të fitojnë shumë çështje kundër shtetit belg në gjykatat e Brukselit, dhe disa çështje janë dërguar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).

Edhe pse GJEDNJ ka lëshuar urdhra për të detyruar Belgjikën të ofrojë strehim për azilkërkuesit, shumë prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë, duke përjetuar kushte të pasigurta dhe të papërshtatshme për jetesë. Kjo situatë e ndërlikuar ka bërë që disa ekspertë të paralajmërojnë për pasojat afatgjata dhe ndikimin mbi mirëqenien e refugjatëve. Ndërsa autoritetet belge përpiqen të menaxhojnë krizën, është e qartë se do të nevojiten masa emergjente për të përballuar këtë sfidë të rëndë dhe për të siguruar që të drejtat e refugjatëve të respektohen dhe mbrohen./UBTNews/

Lajmet

Ky është rezultati nga rinumërimi i 120 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, VV ka fituar 46.19% të votave.

PDK renditet e dyta me 21.42%, LDK e treta me 14.40% dhe AAK ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimi.

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Të kërkuara