Lajmet

Epilogu i papritur: Blerina Rogova-Gaxha e vetmja e suksesshme në konkursin e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

Published

on

Procesi pesëmujor për zgjedhjen e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës po përfundon me një epilog të papritur. Fillimisht, konkursi nisi me 13 kandidatë të cilët aplikuan për pozitën e drejtorit, por vetëm shtatë prej tyre arritën të kalonin fazën e parë të testit me shkrim. Për shkak të kritereve të larta, asnjëri prej këtyre shtatë kandidatëve nuk arriti të arrinte pikën minimale për të kaluar në fazën e dytë të seleksionimit.

Në fazën e dytë, dhjetë kandidatë u konsideruan të kualifikuar për të vazhduar më tej, pasi plotësuan kriteret e konkursit sipas njoftimit të verifikimit paraprak të datës 21 mars. Konkursi u mbajt nga 9 shkurti deri më 9 mars, ndërsa disa nga kandidatët si Defrim Gashi, Murteza Osdautaj dhe Samir Sallahu nuk arritën të shkojnë në test. Disa kandidatë të tjerë si Akif Shkreta, Flamur Maloku dhe Ismail Gagica ishin refuzuar që në fazën fillestare të seleksionimit.

Në konkursin e dytë, Blerina Rogova – Gaxha ishte e vetmja kandidate që arriti të kalonte testin me shkrim, duke arritur të kalonte pragun që ishte mbi 50 pikë, që ishte pragu minimal për këtë fazë. Kjo e bëri të përshtatshme për vlerësimin dhe shqyrtimin më të thelluar për pozitën e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Procesi i intervistimit të saj u mbajt të enjten para Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ndërsa pritet që Ministria e Kulturës të bëjë një njoftim zyrtar për zyrtarizimin e saj si drejtoreshë e re e Bibliotekës.

Në biografinë e saj, Rogova-Gaxha renditet si fituese e disa çmimeve ndërkombëtare për letërsinë, duke përfshirë “Crystal Vilenica Award” në Slloveni në vitin 2015 dhe Çmimin Kombëtar për veprën më të mirë në poezi në Kosovë në vitin 2020. Ajo gjithashtu ka prezantuar punën e saj në festivale të letërsisë dhe ka qenë e ftuar në rezidencat e shkrimtarëve ndërkombëtarë në Vjenë, Split dhe Novo Mesto.

Fazli Gajraku, drejtori i mëparshëm i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, qëndroi në detyrë për dy mandate të mëparshme, por nuk arriti të kalonte testin për të qenë kandidat për një mandat të tretë. Ky ndryshim në drejtimin e bibliotekës vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimin kulturor dhe akademik në Kosovë.

Theksohet nga Koha Ditore, se procedurat e konkursit janë bërë në përputhje me Ligjin për Bibliotekat, ku kandidatët duhet të plotësojnë kritere të rëndësishme akademike dhe profesionale për të qenë të përshtatshëm për pozitën e drejtorit të këtij institucioni kulturor të rëndësishëm në Kosovë. Kriteret për pozitën e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës përfshijnë diplomë universitare në disa fusha specifike si Fakulteti i Arteve, Filologjik dhe Filozofik, së paku gjashtë vjet përvojë pune profesionale, duke përfshirë së paku tre vjet në pozita drejtuese. Mandati është katërvjeçar me mundësi të rinominimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit përfshijnë udhëheqjen, organizimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë dhe funksionimit të bibliotekës, propozimin e planeve vjetore dhe financiare për Këshillin Drejtues, raportimin dhe përgjigjen ndaj Këshillit Drejtues, pjesëmarrjen në mbledhjet e Këshillit Drejtues pa të drejtë vote, përfaqësimin e bibliotekës brenda dhe jashtë vendit, si dhe ushtrimin e detyrave dhe autorizimeve të tjera në përputhje me ligjin në fuqi.

Kurse sipas burimeve të siguruara nga Koha Ditore mësohet se testi përfshinte pyetje nga fusha e letërsisë, juridikut dhe drejtshkrimit. Testi kishte detyra për korrigjim të gabimeve drejtshkrimore dhe për përdorimin e fjalëve në fjali./UBTNews/

 

 

 

 

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara