Lajmet

363 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 29 qytetarë.

Published

on

Në vendin tonë po vazhdon të bie numri i rasteve me COVID-19. Aktualisht janë 363 raste aktive.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 29 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 645.

Lajmet

Basha: Do ta votojmë prapë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare

Published

on

By

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, rikonfirmoi se sërish do të votojnë për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.  

Pjesa e parë është që ne prapë do të votojmë pro dhe bllokimi vjen nga deputetë që votojnë kundër. E dyta: Konstituimi i Kuvendit bëhet me zgjedhjen e kryesisë. Kjo nuk i takon krejt VV-së. Argumenti i opozitës që po thirret se Haxhiu nuk duhet të bëhet kryeparlamentare, për shkak se është përçarëse në thellësi kjo është ofenduese. Haxhiu ka qenë deputete mbi dhjetë vjet, ministre mbi katër vjet dhe nuk e gjeni askund një njollë të vetmë gjatë këtyre viteve”, tha Basha.

Continue Reading

Lajmet

Murati bën thirrje për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të të gjitha partive në seancën e Kuvendit, duke theksuar rëndësinë e zhbllokimit të procesit të konstituimit të institucioneve.

Ai theksoi se gjithçka është duke u bërë në mënyrë transparente dhe se nuk bëhet fjalë për çështje të koalicioneve qeverisëse.

Atëherë jemi edhe sot në vazhdimin e seancës së radhës, po shpresoj që ngjashëm me ditën e bukur që është sot do të kemi një rezultat të kënaqshëm në Kuvend në mënyrë që të hapet rruga dhe të zhbllokohet institucionet kontitohet Kuvendi. Patjetër që është emrin e njëjtë lus edhe njëherë të gjitha partitë që me votën e tyre të marrin pjesë dhe të ndihmojnë në konstituimin e Kuvendit sepse kjo është detyrë e të gjithë deputeteve sipas Kushtetutës”, deklaroi Murati.

Murati shtoi se pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, mandatari do të ketë 15 ditë për të formuar qeverinë.

Ne kemi bërë ftesë dhe thirrje në mënyrë që të zhbllokohet procesi sepse nuk është vetëm emri i kryparlamentarit por edhe nënkryetarët që duhet të zgjidhen. Jo privatisht nuk kemi bërë ftesë është gjithçka transparence nuk është çështje e koalicioni qeverisës siç po pretendohet të prezantohet. Por koalicioni vlen për qeverinë që pas konstituimin mandatari ka kohë edhe 15 ditë të tjera ta formojë qeverinë”, shtoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Kurti prezanton 8 shërbime të reja digjitale në e-Kosova: Mbi 230 në total

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për tetë shërbime të reja digjitale të rëndësishme në e-Kosova, që sipas tij e rritin numrin e shërbimeve elektronike në mbi 230 sosh.

E-Kosova që tanimë është e qasshme edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android, ka më shumë se 1 milion përdorues të regjistruar. Më shumë shërbime, më pranë qytetarëve”, tha Kurti në rrjetin social Facebook.

Sipas njoftimit të platformës E-Kosova, në bashkëpunim me Agjencinë e Regjistrit Civil janë lansuan tetë shërbime të reja në kuadër të kategorisë “Gjendja Civile”: Certifikata e vendbanimit, Cerifikata e shtetësisë, Certifikata mbi statusin martesor, Certifikata e bashkësisë familjare, Certifikata e vendbanimit për anëtarë të familjes, 6.Certifikata e shtetësisë për anëtarë të familjes, Certifikata mbi statusin martesor për anëtarë të familjes, Certifikata e bashkësisë familjare për anëtarë të familjes.

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon për të tetën herë tentimi për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e tetë të seancës për konstituimin e legjislativit të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Vazhdimi i seancës nis në orën 10:00 dhe është caktuar nga kryesuesi Avni Dehari.

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës parasheh që çdo ndërprerje e seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.

Në pesë tentime, Lëvizja Vetëvendosje dështoi të sigurojë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të re të Kuvendit.

Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re, për të cilën Albin Kurti nuk i ka votat e nevojshme.

PDK dhe AAK kanë thënë se partia e parë fituese duhet ta propozojë një kandidat tjetër të pranueshëm për kryetar Kuvendi, derisa LDK ka paralajmëruar se nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së për kryeparlamentar.

Partitë politike nuk kanë përjashtuar shkuarjen në zgjedhje të reja, por për një gjë të tillë, së pari, duhet të bëhet konstituimi i legjislaturës së nëntë, pas së cilës ajo do të shpërbëhej dhe presidentja e Kosovës do të caktonte datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

 

Continue Reading

Të kërkuara