Lajmet

356 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 53 pacientë.

Published

on

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 356 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shëruar edhe 53 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 158 mijë e 195. Kurse në total numri i rasteve aktive është 2 mijë e 83.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 mijë e 232 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 697 mijë e 901 doza të vaksinës./UBTNews

Lajmet

Publikohet traileri i filmit “HANA” nga regjisori Ujkan Hysaj

Published

on

Është publikuar traileri i filmit debutues “HANA”, me regji nga regjisori i vlerësuar Ujkan Hysaj.

Filmi zhvillohet në Kosovën e pasluftës dhe ndjek historinë e një aktoreje që merr pjesë në një program të terapisë artistike për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. Gjatë këtij procesi, ajo përballet papritur me traumën e saj të fshehur.

“HANA” sjell një rrëfim emocional mbi kujtesën, guximin dhe shërimin, duke eksploruar mënyrën se si arti mund të shndërrohet në një rrugë për rimarrjen e zërit dhe forcës personale./Qendra Kinematografike e Kosoves/

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Fillojnë xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”

Published

on

Më 14 qershor 2026 kanë filluar xhirimet e filmit të shkurtër “Ni latte pa qumësht”, me skenar dhe regji nga Mjellmë Istrefi dhe producent Shkumbin Istrefi.

Në këtë projekt filmik marrin pjesë aktorë të njohur si Tristan Halilaj, Ilire Vinca, Gentrit Shala, Blerta Ismaili, Selman Jusufi, Orgeta Brahimi, Liza Curri, si dhe aktorë të tjerë.

Drejtor i fotografisë është Naum Doksevski.

Filmi është prodhim i Mayfly Productions dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

KFOR transporton kontejnerë banimi për futbollistët e rinj në Bërnicë

Published

on

Kontejnerë banimi që ishin të vendosur në Zonën Industriale të Prishtinës dhe janë në pronësi të KFOR-it, janë duke u transportuar drejt fushave lokale të futbollit në zonën e Bërnicës.

Ky veprim është bërë pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), me qëllim përmirësimin e kushteve për futbollistët e rinj, njofton KFOR.

Sipas njoftimit të KFOR-it të datës 16.06.2026, kontejnerët do të shërbejnë për ndërrimin e pajisjeve, përgatitjet para ndeshjeve dhe krijimin e kushteve më të mira për stërvitje.

KFOR thekson se mbetet i përkushtuar për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe për garantimin e lirisë së lëvizjes, në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Trump pritet të publikojë marrëveshjen paraprake për konfliktin me Iranin

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mund të publikojë para së premtes një marrëveshje paraprake që synon t’i japë fund konfliktit me Iranin.

Zëvendëspresidenti JD Vance ka konfirmuar se dokumenti është një memorandum mirëkuptimi prej rreth një faqe e gjysmë.

Sipas deklaratave, Trump ka bërë të ditur se marrëveshja tashmë është nënshkruar, gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron në kuadër të samitit të G7 në Francë.

Ai është shprehur se “jam shumë i lumtur të them se është nënshkruar, marrëveshja është plotësisht e nënshkruar”.

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë bërë të ditur se dokumenti është firmosur në mënyrë elektronike nga Trump, JD Vance dhe kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf.

Sipas tyre, marrëveshja parasheh edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit të premten, ditën kur pritet të nënshkruhet zyrtarisht në Gjenevë.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara