Kulturë

35 vjet nga protesta e parë antikomuniste në Shqipëri

Published

on

Më 26 mars të vitit 1990, Shqipëria do të shënonte një ngjarje historike që do të ndryshonte rrjedhën e fatit të saj politik dhe shoqëror. Ishte dita kur në qytetin e Kavajës u zhvillua protesta e parë antikomuniste, një ngjarje që do të shënonte fillimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt demokracisë dhe lirisë. Në përvjetorin e saj të 35-të, Muzeu Historik Kombëtar e kujtoi këtë ngjarje, e cila mbetet një simbol i guximit dhe shpresës për ndryshim.

Në fund të viteve ’80 dhe fillim të viteve ’90, Blloku Lindor ishte përfshirë nga një sërë ngjarjesh që do të ndryshonin rrënjësisht politikat dhe sistemet e shteteve komuniste. Rrëzimi i Murit të Berlinit në 1989 ishte një moment kyç në këtë proces, dhe ndikimi i tij u ndje gjithashtu në Shqipëri, ku regjimi komunist i Enver Hoxhës, pas vdekjes së udhëheqësit, po përballej me presionin e jashtëm dhe të brendshëm për ndryshim. Edhe pse Shqipëria ishte një nga shtetet e fundit që e përjetoi këtë valë të ndryshimeve, ajo nuk mund të qëndronte më indiferente ndaj erës së re të lirisë që po frynte kudo në Europë.

Protesta që ndodhi më 26 mars 1990 ishte pasojë e një ngjarjeje të tjera të rëndësishme që ndodhi më 25 mars 1990 në stadiumin “Besa” të Kavajës, gjatë ndeshjes futbollistike ndërmjet Besës dhe Partizanit. Ajo ditë shënoi shpërthimin e një revoltë spontane nga të rinjtë që ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen. Thirrjet “Poshtë regjimi”, “Liri, Demokraci” dhe kundërshtimi i hapur ndaj diktaturës komuniste morën ngjallje në zemrat e të rinjve, që kërkonin një të ardhme më të ndritur dhe më të lira. Gjatë kësaj proteste, autoritetet e kohës arrestuan një numër të konsiderueshëm protestuesish, ndërsa dhuna e përdorur tregoi se regjimi ishte ende i gatshëm të mbante me çdo çmim pushtetin.

Por, më 26 mars, një numër i madh qytetarësh, shumica e të rinjve, iu drejtuan rajonit të policisë me thirrje të tjera: “Lironi shokët tanë”, “Poshtë diktatura”, “Liri, Demokraci”. Kjo ditë u bë një simbol i shpresës dhe i forcës së popullit për të kërkuar të drejtat e tij, të drejtat për liri dhe dinjitet. Ajo ishte një pikë kthese në historinë e Shqipërisë, një hap i parë drejt shpërbërjes së një sistemi totalitar që kishte sunduar për më shumë se katër dekada.

Protesta e Kavajës nuk ishte thjesht një akt i një grushti të rinjsh që kërkonin më shumë liri. Ajo ishte një thirrje që erdhi nga thellësitë e zemrës së popullit shqiptar, një kërkesë për ndryshim që përfundimisht do të çonte në shembjen e regjimit komunist. Pas këtij momenti, Shqipëria hyri në një periudhë të pasigurisë, por gjithashtu në një periudhë shprese. Kjo protestë i hapi rrugën zhvillimeve që do të çonin në rënien e komunizmit në vitin 1992 dhe do të ndihmonte në ndërtimin e shtetit të ri shqiptar, të lirë dhe demokratik.

35 vjet më pas, kujtimi i kësaj proteste është një testament i guximit të të rinjve që u ngritën kundër padrejtësive të një regjimi që i kishte shtypur për shumë vite. Ajo mbetet një ditë që e kujtojmë me nderim dhe mirënjohje për ata që e bëri të mundur këtë ndryshim, dhe që na mësoi se forca e popullit është më e madhe se çdo diktaturë./UBTNews/

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Nderi” me premiere ne Tiranë dhe Prishtinë.

Published

on

Filmi i suksesshëm malazez “Nderi”, i realizuar në gjuhën shqipe dhe me regji nga Nikola Vukčević, do të shfaqet për herë të parë për publikun në Tiranë dhe Prishtinë. Ky produksion është përzgjedhur si kandidati zyrtar i Malit të Zi për çmimet prestigjioze Oscar (edicioni i 98-të) dhe ka arritur një sukses të gjerë ndërkombëtar, duke fituar 20 çmime në 31 festivale të ndryshme.Në mesin e festivaleve ku është vlerësuar filmi përfshihen edhe evente të rëndësishme të kategorisë A si Cairo International Film Festival dhe IFFI Goa. Përveç suksesit ndërkombëtar, “Nderi” ka shënuar rezultate të larta edhe në vendin e tij, me mbi 20 mijë bileta të shitura.Premiera në Tiranë u mbajt më 8 prill në Cineplexx, ndërsa publiku në Prishtinë do të ketë mundësinë ta ndjekë më 9 prill.

Filmi bazohet në ngjarje reale të Luftës së Dytë Botërore dhe rrëfen historinë e një fëmije ortodoks malazez, i cili duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehë në shtëpinë e një familjeje myslimane shqiptare. Kryefamiljari, Nuredin Doka, përballet me një zgjedhje të vështirë: të rrezikojë jetën e familjes së tij për të shpëtuar një fëmijë të panjohur apo të shkelë besën.Në rolet kryesore interpretojnë Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski dhe Elez Adžović.

Në konferencën për media në Tiranë ishte i pranishëm regjisori Nikola Vukčević, si dhe përfaqësuesja e Ambasadës së Malit të Zi, Esmira Beqoviq, e cila theksoi rëndësinë e kësaj premiere në kuadër të 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.Regjisori u shpreh se filmi ka vendosur rekord në shitjen e biletave në Mal të Zi dhe se historia e tij përcjell mesazhe të forta për pranimin e tjetrit dhe bashkëjetesën, duke shtuar se pret që edhe publiku shqiptar ta mirëpresë ngrohtësisht.

Pas shfaqjeve në Tiranë dhe Prishtinë, filmi do të vijojë rrugëtimin e tij në Beograd dhe Podgoricë.

Continue Reading

Kulturë

“Prishtina – vrasja e një ëndrre” sonte në Gjilan

Published

on

Shfaqja mysafire “Prishtina – vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” vjen sot, nga ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit.

Produksioni i Qendrës Multimedia, me tekst nga Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Neziraj, sjell një rrëfim të fuqishëm për fatin e një qyteti që humb ëndrrën e tij bashkë me arkitektin. Duke u mbështetur në historinë e arkitektit Rexhep Luci, shfaqja trajton përplasjen mes vizionit urban dhe interesave të mafisë së ndërtimit.

Përmes një narrative që ndërthur të kaluarën me të tashmen, ajo ngre pyetje të rëndësishme mbi mënyrën se si ndërtohen dhe shkatërrohen qytetet, si dhe mbi pasojat e transformimeve të pakontrolluara urbane. Njëkohësisht, shfaqja vjen si homazh për figurën e Lucit dhe si thirrje për reflektim mbi humbjen e identitetit të qytetit.

Në këtë produksion interpretojnë aktorët Armend Smajli, Verona Koxha, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi dhe Afrim Muçaj.

Continue Reading

Kulturë

Koncert që feston trashëgiminë dhe identitetin kulturor rom në Ditën Ndërkombëtare të Romëve

Published

on

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Shoqëria Kulturo-Artistike “Durmish Aslano” ka organizuar një koncert të veçantë, duke sjellë në skenë pasurinë e trashëgimisë shpirtërore rome përmes këngëve të vjetra dhe valleve tradicionale.

Interpretimet autoktone përcollën emocione të forta dhe reflektuan identitetin kulturor rom, ku çdo tingull dhe lëvizje rrëfente histori të ruajtura ndër breza. Publiku pati mundësinë të përjetojë nga afër një kulturë të pasur dhe autentike, e cila vazhdon të mbetet e gjallë përmes artit dhe traditës.

Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, në kuadër të programeve që synojnë ruajtjen, fuqizimin dhe promovimin e diversitetit kulturor në vend.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, si dhe zëvendësministrja Tijana Veljković.

Continue Reading

Kulturë

Arti kosovar prezantohet në Çeki

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës vazhdon prezantimin dinjitoz të artit tonë në skenat ndërkombëtare.

Sot, në Çeki, publiku ka mundësinë të ndjekë premierën e shfaqjes “TERMIN@L”, një vepër bashkëkohore që sjell në skenë fuqinë krijuese dhe nivelin artistik të baletit kosovar.

Kjo paraqitje është dëshmi e rrugëtimit të suksesshëm të institucioneve tona kulturore, që përmes artit po e prezantojnë Kosovën në botë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke forcuar identitetin tonë kulturor në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara