Lajmet
35 për qind e premtimeve të kryetarëve të komunave as nuk kanë filluar të përmbushen
Kështu bëri të ditur Instituti GAP në një konferencë për media.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiRreth 35 për qind të premtimeve ende nuk kanë filluar të zbatohen nga kryetarët e komunave të Kosovës deri në qershor të këtij viti. Ndërkaq, 26 për qind e premtimeve janë përmbushur, 16 për qind janë gjysmë të përmbushura, derisa 23 për qind prej tyre kanë filluar të realizohen. Kështu bëri të ditur Instituti GAP në një konferencë për media derisa prezantoi të dhënat e përmbushjes së premtimeve nga komunat e Kosovës.
Aty u tha se arsimi, kultura, ekonomia dhe shërbimet publike janë në fokus të komunave me më së shumti premtime të realizuara, derisa urbanizmi dhe infrastruktura janë lënë “ pas dore” nga kryetarët në përmbushjen e premtimeve.
Drejtori i hulumtimeve në Institutin GAP, Agron Demi tha se ndër vite janë rritur premtimet e kryetarëve, pasi sipas tij, gara për mandat është shumë e ngushtë.
“Një tjetër që ka ndryshuar prej vitit në vit apo prej zgjedhjeve në zgjedhje, është që numri i premtimeve është rritur, edhe kjo ka ardhur si rezultat i garës së ngushtë në të gjitha komunat, sidomos nga viti 2013 e tutje. Pjesa më e madhe e kryetarëve të komunave ka qenë të rinj dhe kandidatët për kryetarë të komunave e kanë kuptuar që pa punë nuk mund ta risigurojnë mandatin, edhe se nuk e ka askush të garantuar, nuk ka më bastione. Bashkëpunimi me kryetarët e komunave ka ndryshuar dukshëm, përderisa në vitin 2009, në kërkesën tonë për komente janë përgjigjur vetëm dy komuna, këtë vit janë 24 komuna të cilat në mënyrë pro aktive edhe para se të fillojmë ne monitorimin e premtimeve na kanë dërguar informacione”, tha Demi.
Ndërkaq, hulumtuesi nga Instituti GAP, Bekim Salihu tha se komunat e Kosovës kanë realizuar 26 për qind të premtimeve të tyre, derisa 35 për qind ende nuk kanë filluar të përmbushen.
“Nga 1 mijë e 816 premtime që kryetarët e komunave, 27 komuna kanë dhënë në fushatën e kaluar zgjedhore, 473 premtime rezultojnë të përmbushura, 285 premtime rezultojnë gjysmë të përmbushura, 422 premtime janë të filluara apo janë evidentuar nisma në përmbushjen e tyre, ndërkaq 636 premtime akoma nuk ka ndonjë ndërmarrje që ato të përmbushen, pra janë jo të përmbushura. Shprehur në përqindje 26 për qind e premtimeve janë përmbushur, 16 për qind e premtimeve janë gjysmë të përmbushura, 23 për qind e premtimeve janë të filluara dhe 35 për qind e premtimeve nuk kanë nisur të përmbushën”, tha Salihu.
Tutje Salihu tha se numri më i madh i premtimeve që janë përmbushur nga komunat i përkasin fushës së arsimit dhe kulturës, duke lënë mbrapa më një numër të vogël ato që i përkasin fushës së infrastrukturës dhe urbanizmit.
“Numri më i madh i premtimeve të përmbushura i takojnë fushës së arsimit, kulturës, ekonomisë dhe shërbimeve publike, Ndërkaq, numri më i vogël i premtimeve janë përmbushur në fushën e urbanizmit dhe të infrastrukturës. Në vitin 2017, përkatësisht në vitin 2019 të mandatit të kaluar në periudhën e njëjtë, kur është bërë përditësimi për mandatin e kaluar ka dalur që fusha e infrastrukturës ka qenë fusha ku ka dominuar me numrin e përmbushjes së premtimeve, përderisa në këtë mandat është e kundërta. 09:25 Nga 199 premtime që kryetarët e komunave kanë dhënë në fushën e infrastrukturës, deri në fund të qershor të këtij viti dalin të përmbushura vetëm 13 premtime në këtë fushë. Edhe në mandatet e kaluara por edhe në këtë mandat, premtimet që më së vështiri po përmbushen i takojnë fushës së urbanizmit”, u shpreh Salihu.
Sipas raportit, komuna e Prishtinës nga 206 premtime të dhëna, i ka përfunduar 29 prej tyre, derisa 85 prej tyre nuk kanë nisur ende. Po ashtu, edhe komuna e Gjakovës, nga 35 premtime të dhëna deri në qershor të këtij viti i ka realizuar vetëm gjashtë prej tyre, ndërkaq 14 prej tyre listohen si të pafilluara.
Ndërkaq, komuna e Pejës, nga 25 premtime të dhëna, vetëm tri prej tyre ka arritur që t’i përmbushë, e që tetë të tjera nuk janë filluar ende realizimin e tyre.
Instituti GAP njofton se gjatë këtij viti pritet që të bëhen edhe dy përditësime të tjera, sa I përket prezantimit të të dhënave mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
15 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Lajmet
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Published
48 minutes agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Lajmet
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
2 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
