Lajmet

34 raste të reja me COVID-19, e 122 të shëruar

Publikuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 34 raste të reja me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka bërë të ditur se edhe 122 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID-19.

“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34!Bashkë për një rajon të shëndetëshëm.”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka mirartuar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për…

Posted by Armend Zemaj on Tuesday, October 6, 2020

Lajmet

Mediat amerikane: Izraeli e njoftoi ShBA-në paraprakisht për sulmin ndaj Iranin

Kështu thonë zyrtarët.

Publikuar

nga

SHBA-së iu thanë planet e Izraelit për të goditur Iranin, por ata nuk e miratuan veprimin, thonë zyrtarë të cilët deshën të mbesin anonim.

Si NBC, ashtu edhe CNN, kanë raportuar se zyrtarë që deshën të mbesin anonim duke thënë se Izraeli i dha Uashingtonit paralajmërim paraprak.

“Ne nuk e miratuam përgjigjen”, citoi CNN të thoshte një zyrtar.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk kanë dhënë ende ndonjë koment mbi sulmin e raportuar, për të cilin Irani thotë se përbënte vetëm disa dronë.

Irani ka hedhur poshtë raportet për një sulm raketor, me një zyrtar duke thënë se “lajmet e mediave amerikane nuk janë të vërteta”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Raketa izraelite ka goditur Iranin

Media shtetërore iraniane po raporton se fluturimet janë pezulluar mbi disa qytete.

Publikuar

nga

Një raketë izraelite ka goditur Iranin, i kanë thënë dy zyrtarë amerikanë partnerit amerikan të BBC-së, CBS News.

Media shtetërore iraniane po raporton se fluturimet janë pezulluar mbi disa qytete.

Irani ka qenë në gatishmëri të lartë pasi Izraeli tha se do t’i përgjigjej një sulmi iranian kundër tij të shtunën mbrëma./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Policia konfiskon disa armë në veri të Mitrovicës

Një rast ka ndodhur në Zubin Potok e tjetri në Zveçan.

Publikuar

nga

Njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të armeve të gjata dhe 13 pjesë të rrethatores së fishekëve në fshatin Jegenicë të Zubin Potokut. Rasti ka ndodhur dje me ç’rast është njoftuar edhe prokurori.

Kurse në fshatin Jeshevik të Zveçanit, është raportuar se njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar dy armë zjarri si dhe 32 fishekë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel

Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Publikuar

nga

Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiq i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera përmban pika që flasin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri.

Këto janë pikat e marrëveshjes për të cilat u pajtuan me 19 prill të 2013-ës Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Do të ketë një Asociacion/Komunitet të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësimi në të do të jetë i hapur edhe për komunat e tjera, të cilat përmenden në marrëveshje.

Komuniteti/Asociacioni do të krijohet përmes statutit. Shpërndarja e tij do të ndodhë vetëm përmes një vendimi të palëve pjesëmarrëse. Garancitë juridike do të sigurohen përmes ligjit në fuqi dhe ligjit kushtetues (përfshirë 2/3 e shumicës së trupit vendimmarrës).

Strukturat e Asociacionit/Komunitetit do të themelohen mbi po të njëjtat baza sikurse statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës, si për shembull, kryetari, zëvendëskryetari, Asambleja, Këshilli.

Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji i Kosovës, komunat pjesëmarrëse do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë gjatë ushtrimit të fuqive të tyre kolektive përmes Komunitetit/Asociacionit. Asociacioni/Komuniteti do të ketë qasje të plotë në fushat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë, urbanizmit dhe planifikimit rural.

Asociacioni/Komuniteti do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore.

Diskutimet lidhur me energjinë dhe telekomin do të intensifikohen nga të dyja palët, dhe do të përfundojnë deri më 15 qershor.

Është arritur pajtimi që asnjëra palë të mos e bllokojë, apo inkurajojë të tjerët për të bllokuar progresin e anës tjetër në rrugëtimin drejt BE-së.

Me ndihmën e BE, nga të dy palët do të krijohet një Komitet i Implementimit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara