Lajmet
3000 vite më parë ishin një super-fuqi, çfarë ndodhi me “Popujt e Detit”?
Popujt e Detit janë një shembull veçanërisht intrigues i kulturave të zhdukura.
Published
3 years agoon
By
UBT newsQë në fillimet e njerëzimit, qytetërimet janë shfaqur dhe zhdukur, duke na lënë pas artefakte, histori dhe legjenda misterioze. Popujt e Detit janë një shembull veçanërisht intrigues i kulturave të zhdukura, të cilët lanë një gjurmë të pashlyeshme në botën tonë moderne.
Popujt e Detit ishin një konfederatë detarësh që udhëtuan në të gjithë rajonet e Mesdheut dhe Levant gjatë shekullit XIII Para Krishtit. Deri më sot, ne ende nuk e dimë saktësisht pse u zhdukën aq papritur. Por dimë është se trashëgimia e tyre vazhdon në gjuhë, fe, mitologji dhe letërsi.
Por kush ishin Popujt e Detit dhe nga erdhën ata? Ndonëse origjina e tyre mbetet e panjohur, shumë studiues besojnë se ata erdhën nga pjesë të ndryshme të Egjeut, Anadollit dhe Levantit. Popujt e Detit janë më të njohur për bastisjet e tyre në shkallë të gjerë në qytetet dhe vendbanimet bregdetare, që shpesh shkaktuan shkatërrime të shumta.
Dëshmitë arkeologjike, sugjerojnë se ata përdornin teknika të avancuara të ndërtimit të anijeve, si dhe armatime që u dhanë mundësinë të kryenin sulme të suksesshme. Ka të ngjarë që faktorët socialë apo ekonomikë si mbipopullimi ose mungesa e burimeve në vendlindjet e tyre, t’i ketë nxitur të kërkojnë mundësi të reja gjetkë.
Popujt e Detit kishin qasje tek armë të fuqishme që u dhanë atyre një avantazh ndaj qytetërimeve të tjera në atë kohë, duke i lejuar ata të krijonin rrjete tregtare në të gjithë Evropën, Afrikën dhe Azinë e Vogël. Kjo gjë i dha mundësinë të bëheshin një fuqi detare me ndikim gjatë kësaj periudhe të historisë.
Po pse u zhdukën? Teoritë janë të shumta, por ajo më e gjithë–pranuara është se u shfarosën nga një kombinim i armëve, sëmundjeve dhe fatkeqësive natyrore. Harqet e përbëra mendohet se kanë qenë arma kryesore e përdorur kundër tyre.
Ky lloj harku përbëhej nga copa të shumta druri dhe brirë kafshësh, duke lejuar rritjen e fuqisë dhe saktësisë në krahasim me harqet tradicionale. Ka të ngjarë që këto armë të jenë përdorur nga armiqtë ose rivalët e Popujve të Detit për t’i larguar ata nga vendbanimet bregdetare.
Një teori tjetër sugjeron se Popujt e Detit, ishin veçanërisht të prekshëm ndaj sëmundjeve të caktuara për shkak të mungesës së imunitetit. Si një popull detar, ka të ngjarë që ata të kenë pasur pak kontakt me qytetërimet e tjera, pra nuk kanë krijuar rezistencë ndaj sëmundjeve të tilla si lija ose gripi që ishin shumë të përhapura në atë kohë.
Së fundi, disa studiues kanë argumentuar se fatkeqësitë natyrore si thatësirat ose përmbytjet, mund të kenë luajtur një rol në zhdukjen e tyre. Ndërsa nuk ka asnjë provë konkrete për të mbështetur këtë pretendim, është sugjeruar se moti ekstrem mund të ketë shkaktuar zi buke ose ndërprerje të rrjeteve tregtare, duke çuar në vështirësi ekonomike për shumë prej vendbanimeve të tyre.
Pavarësisht nga të gjitha këto teori, nuk ka ende një konsensus të qartë se çfarë e shkaktoi përfundimisht rënien e tyre, një mister që mbetet ende sot i pazgjidhur. Megjithatë ajo që ne dimë, është se trashëgimia e tyre jeton në kulturën moderne përmes mitologjisë, letërsisë, gjuhës dhe fesë, një kujtesë e një qytetërimi të lashtë që dikur lulëzoi në këto ujëra, por që tani shtrihet i “fjetur” nën thellësitë e tij.
Përveç objekteve fizike, qytetërimet e lashta ofrojnë rrëfime të shkruara të pranisë së Popujve të Detit në zonë. Të dhënat nga Egjipti, Asiria dhe perandoritë e tjera në rajon i përshkruajnë ata si luftëtarë të fortë detarë, të cilët i kishin frikë për aftësitë e tyre bastisëse.
Kjo mbështetet më tej nga veprat e lashta të artit që përshkruajnë betejat mes tyre dhe forcave kundërshtare. Teoritë e asimilimit, gjithashtu sugjerojnë se disa elementë të kulturës së popujve të detit mund të ekzistojnë ende sot. Emra të ngjashëm të përdorur nga kulturat afër dhe larg vendbanimeve të tyre origjinale, tregojnë se me kalimin e kohës shumë aspekte të gjuhës u adoptuan në dialekte të tjera.
Besimet fetare të përbashkëta mes kulturave anembanë Evropës, mund të jenë gjithashtu një dëshmi e ndikimit të tyre në kulturën moderne. Tipare gjuhësore si strukturat gramatikore ose zhvendosjet fonetike, besohet se janë adoptuar prej tyre nga qytetërime të ndryshme gjatë historisë.
Së fundi, disa elementë kulturorë nga Popujt e Detit kanë qëndruar gjatë gjithë kohës, si praktikat rituale ose instrumentet muzikore tradicionale, të cilat kanë një ngjashmëri të habitshme me ato të përdorura gjatë kësaj periudhe të historisë. / history of yesterday – bota.al
You may like
Lajmet
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Published
7 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
13 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
15 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
