Lajmet

30 thënie që janë të mbushura me urtësi

Published

on

1. Vetë-disiplina është gjithçka – Auto-disiplina është gjithçka. Nëse mundesh të vësh nën kontroll qenien tënde mendore dhe fizike, mund të kesh nën kontroll gjithë botën.

2. Një moment durimi – Një moment durimi në një çast zemërimi, ju shpëton njëqind momente pendese.

3. Shih pas në jetën tënde dhe thuaj – Më mirë të shohësh pas në jetën tënde dhe të thuash: “Nuk më besohet që e kam bërë atë gjë”, se sa të thuash: “Ah, sa do të doja ta bëja atë”.

4. Këto dy gjëra përcaktojnë atë që ti je – Dy gjëra përcaktojnë atë që ti je: Durimi kur nuk ke asgjë, dhe sjellja kur nuk ke asgjë

5. Duhet kurajë – Duhet kurajë për t’u rritur dhe për t’u bërë ai që je në të vërtetë

6. Të mençurit nuk janë gjithmonë të heshtur – Njerëzit e mençur nuk janë gjithmonë të heshtur, por ata e dinë se kur duhet të jenë.

7. Ajo që Suzi thotë për Sallyn – Ajo që Suzi thotë për Sallin flet më shumë për Suzyn se sa për Sallyn.

8. Kur ditët tona janë më të lumtura – Ditët tona janë më të lumtura kur u japim njerëzve pakëz nga zemra jonë, se sa një copë nga mendja jonë.

9. Të jetosh, gjëja më e rrallë në botë – Të jetosh është gjëja më e rrallë në botë. Shumica e njerëzve thjeshtë ekzistojnë.

10. Të bësh dallimin – Të bësh dallimin nga të tjerët, duhet që të rehatohesh me të ndjerit i parehatshëm.

11. Mund t’i japësh një personi dije – Mund t’i japësh një njeriu dije, por nuk mund ta bësh të mendojë. Disa njerëz duan të mbeten budallenj, vetëm sepse e vërteta kërkon që të ndryshosh.

12. Atë që një i mençur e di – Një njeri i mençur e di se kudo ka nga një gjë për të mësuar.

13. Mos ndalo për të hedhur gurë – Nuk do të mbërrish asnjëherë në destinacion, nëse ndalesh dhe hedh guri drejt çdo qeni që leh.

14. Stërvite mendjen që të shohë të mirën – Stërvite mendjen që të shohë të mirën në çdo situatë.

15. Nuk ke lindur fitues – Nuk ke lindur fitues. Nuk ke lindur humbës. Ke lindur një njeri që zgjedh.

16. Mos shpreso kurrë më shumë – Mos shpreso kurrë më shumë për një gjë, nga sa punon për atë gjë.

17. Mësoju fëmijëve se si të mendojnë – Fëmijët duhet të mësohen se si të mendojnë, jo çfarë të mendojnë.

18. Kur jeta të fut në situata të vështira – Kur jeta të fut në situata të vështira, mos thuaj “Përse unë?”, por thuaj: “Provomë!”

19. Merr frymë thellë – Merr frymë thellë! Është thjeshtë një moment i keq. Jo një jetë e keqe.

20. Gota është gjysmë bosh, apo gjysmë plot? – Njerëzit që mendojnë nëse gota është gjysmë bosh a gjysmë plot, nuk kuptojnë kryesoren. Që gota mund të mbushet prapë.

21. Veprimet e një personi të thonë gjithçka – Veprimet e një personi të thonë gjithçka që ke nevojë të dish.

22. Shanset janë si lindja e Diellit – Shanset janë si lindja e Diellit. Nëse pret shumë, e humbet.

23. Vrite mendjen për të dashur veten – Vrite mendjen që të duash veten, në vend se të dashurohesh me idenë që të tjerët të të duan ty.

24. Ndonjëherë jeta ka të bëjë me rrezikimin e gjithçkaje për…- Jeta ka të bëjë me rrezikimin e gjithçkaje për një ëndërr, që askush nuk mund ta shohë përveç teje.

25. Vazhdo bëj mirë  – Vazhdo të bësh mirë. Do të të kthehet dhjetëfish, në mënyra që as nuk i pret.

26. Ja misioni im në jetë – Të jem kaq i zënë duke jetuar dhe dashur jetën time, saqë të mos kem kohë për urrejtje, pendesë, shqetësim apo frikë.

27. Ditët kur je më shumë në parehati – Ditët kur je më pak rehat janë ditët kur mëson më shumë për veten tënde

28. Si të jetosh një jetë krijuese – Që të bëjmë një jetë krijuese, duhet të humbasim frikën se mos e kemi gabim.

29. Ja një arsye pse njerëzit i rezistojnë ndryshimit – Një arsye pse njerëzit i rezistojnë ndryshimit, është se ata përqëndrohen tek ajo nga e cila duhet të heqin dorë, në vend të asaj që do të fitojnë.

30. Nuk ka problem të jesh i zemëruar – Nuk ka problem të jesh i zemëruar. Problem është të jesh mizor.

Lajmet nga UBT

Fondacioni “UBT Jim Xhema” hap konkursin për ndarjen e bursave për studime Bachelor dhe Master

Published

on

Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave të studimeve për nivelin Bachelor dhe Master në UBT. Ky konkurs vjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe statutin e fondacionit, duke synuar të ofrojë mundësi konkrete për zhvillim akademik dhe profesional për studentët e shkëlqyer në Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

Konkursi synon të mbështesë studentët e dalluar, të cilët kanë treguar rezultate të larta akademike dhe potencial për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm shkencor dhe kërkimor. Përmes bursave të ofruara, Fondacioni synon të fuqizojë kapacitetet e gjeneratës së re dhe të krijojë mundësi reale për zhvillim profesional në drejtimet bashkëkohore që ofron UBT.

Kriteret e aplikimit

Kandidatët për studime Bachelor duhet të bashkëngjitin:

  • Dëshmi nga shkollimi i mesëm me notë mesatare së paku 4.5;
  • Dokument që vërteton vlerësimin në vendet e para në gara të fushës së edukimit;
  • Ekstraktin e lindjes;
  • CV-në personale.

Kandidatët për studime Master duhet të bashkëngjitin:

  • Diplomën e fakultetit (origjinale ose kopje të noterizuar) me notë mesatare jo më pak se 9.0;
  • CV-në;
  • Ekstraktin e lindjes;
  • Dy rekomandime nga ekspertë të njohur të fushës.

Në të dy nivelet, komisioni përzgjedhës rezervon të drejtën të kërkojë dokumente shtesë për verifikim dhe plotësim të rastit.

Aplikimi realizohet vetëm online përmes linkut të dedikuar: LINKU I APLIKIMIT ONLINE

Kandidatët duhet të dorëzojnë të gjitha dokumentet e kërkuara — aplikacionet jo të plota nuk do të merren në shqyrtim.

Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, lista e studentëve përfitues do të publikohet në uebfaqen zyrtare të Fondacionit “UBT Jim Xhema”.

Konkursi është i hapur nga 04 dhjetor 2025 deri më 15 dhjetor 2025, në ora 24:00.

Pas shpalljes së rezultateve, kandidatët që nuk janë përzgjedhur kanë të drejtë ankese brenda afatit prej 7 ditësh. Ankesat dorëzohen në arkivin e Fondacionit dhe shqyrtohen nga komisioni përkatës.

Ky konkurs paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë ambiciozë që synojnë të avancojnë arsimimin e tyre në një institucion të akredituar, modern dhe të orientuar drejt inovacionit. Fondacioni “UBT Jim Xhema” vazhdon misionin e tij për mbështetjen e talenteve të reja dhe krijimin e kushteve për zhvillim akademik cilësor në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Lajmet

Protesta në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup

Published

on

By

Protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas raportimit të Nacionale, protesta do të nisë nga ora 13:00. Deri më tani, tubime të ngjashme janë organizuar në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.

Continue Reading

Lajmet

​Ekstradohet nga Hungaria i dënuari me katër vjet burg

Published

on

By

Sot është realizuar me sukses ekstradimi nga Hungaria në Kosovë i shtetasit S.T. (49), nga fshati Gjonaj i Prizrenit, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Sipas autoriteteve, ai ishte dënuar për disa vepra penale, përfshirë blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve, kultivimin e bimëve narkotike si dhe posedimin e paautorizuar të armëve. Ndaj tij ishte shqiptuar dënimi prej tre vjet e 10 muaj burgim dhe një gjobë prej 4 mijë eurosh, të cilit i ishte shmangur.

Continue Reading

Lajmet

​Superkompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës

Published

on

Superkompjuteri i Opta-s ka analizuar mijëra skenarë për Kupën e Botës 2026 dhe në krye të favoritëve del Spanja e Luis de la Fuentes.

Kampionët e Evropës shfaqen me një probabilitet 17 për qind për të fituar trofeun dhe modeli statistikor i vendos ata qartë përpara rivalëve.

Pas tyre vjen Franca me 14.1 për qind, e cila kërkon të shkruajë histori duke synuar finalen e tretë radhazi, një arritje që deri tani i përket vetëm Gjermanisë dhe Brazilit.

Në vendin e tretë qëndron Anglia me një shans 11.8 për qind, një ekip i fortë statistikisht por i penguar prej dekadash nga mungesa e trofeve të mëdha.

Argjentina, kampionia aktuale e botës, ka vetëm 8.7 për qind për të përsëritur suksesin e vitit 2022, megjithatë mbetet kombi jo-evropian me shanset më të mira. Ndërkohë Portugalia, me 6.6 për qind, shihet si ekipi më premtues që nuk ka fituar kurrë një Kupë Bote dhe kërkon të shfrytëzojë momentin e mirë pas triumfit në Ligën e Kombeve.

Sa i përket mikpritësve, vetëm Meksika ka një shans të matshëm me 1.3 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja mbeten shumë larg garës për titull. Nga Afrika, Maroku ruan statusin e ekipit më konkurrues, me 1.1 për qind, duke u mbështetur në ecurinë historike të vitit 2022.

Superkompjuteri ka dhënë verdiktin e tij dhe nëse statistikat dalin të sakta, Spanja duhet të fillojë të përgatisë hapësirën për një trofe të ri në muzeun e saj./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara