Lajmet

30 pacientë në oksigjenoterapi në Spitalin e Gjakovës

Published

on

Në spitalin rajonal të Gjakovës aktualisht janë të hospitalizuar 47 pacientë, prej tyre 30 janë me oksigjenoterapi dhe tre në gjendje të rëndë, dhe trajtimi i tyre po bëhet me CPAP maskë. Nga ky spital thonë se janë mirë të furnizuar edhe me oksigjen, por edhe me terapi mjekësore.

Drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala për KosovaPress, tha se në pritje të rezultateve për koronavirus janë gjashtë qytetarë nga kjo komunë.

“Ne i kemi 47 pacientë të cilët janë të dyshuar apo me COVID që janë duke u trajtuar. Nga këta 28 janë pozitiv, pjesa tjetër janë negativ dhe një pjesë presin të testohen. 30 pacientë janë me oksigjenoterapi, 3 janë në CPAP maskë. Gjendja e tyre është stabile e mirë, në përjashtim tek këta tre që janë me CPAP maskë që gjendja e tyre është pak më e vështirë”, tha ai.

Meqenëse në nivel vendi është zvogëluar numri i qytetarëve të infektuar, Shala thotë se edhe në Spitalin e Gjakovës ka rënie të pacientëve që po kërkojnë trajtim mjekësor, por shton se menaxhimi i pacientëve në valën e fundit ka qenë sfidues.

“Ka qenë shumë sfiduese ngase nuk e kemi pritur këtë fluks të madh, pikun e keni pasur 115 pacientë të cilët kanë qenë të hospitalizuar për COVID, ne i kemi pasur në dispozicion rreth 30 përqind të shtretërve, kemi qenë të përgatitur që nëse ka nevojë të hapim prapë hapësira të reja, por fatmirësisht në javën e fundit vetëm ka rënie të pacientëve që janë me COVID”, u shpreh Shala.

Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala ka folur edhe rreth furnizimit me oksigjen. Ai dekoroi se kanë pasur vështirësi si spital në këtë aspekt, por që asnjëherë nuk kanë pasur mungesa. Shala u shpreh se furnizimi me oksigjen bëhet në bazë të nevojave ditore të pacientëve.

“Nuk ka sepse ne i kemi edhe aparaturat me rrymë rreth 40 aparatura në rast se nuk ka oksigjen i kemi përdorur aparaturat me rrymë, por fatmirësisht nuk ka ardhur deri tek ajo gjendje. Dihet se Kosova nuk prodhon oksigjen jemi të varur nga shtetet tjera, ka qenë problem madhor jo vetëm tek ne, por në të gjitha anët, por fatmirësisht nuk kemi pasur mungesë të oksigjenit, kemi pasur vështirësi por jo mungesë”, deklaroi ai.

Shala thotë se spitali që ai drejton ka qenë mirë i pajisur me medikamente mjekësore. Ai tha se dy ditë ka pasur mungesë të barit, fraksiparinë, por që tashmë janë furnizuar dhe gjendja është stabile.

“Sa i përket terapisë me barna dhe material shpenzues ka pasur raste kur janë shpenzuar, deri në furnizimin e radhës i kanë blerë edhe vetë pacientët. Ne jemi të obliguar që si institucione shëndetësore me ligj ta mbulojmë listën esenciale, ndërsa ato që nuk janë në listën esenciale nuk është në kompetencën tonë që t’i blejmë. Javën e fundit e kemi pasur fraksiparinën, një bari antigoagulues që ka qenë problem në gjithë Kosovën, por kjo vetëm dy ditë dhe tash jemi furnizuar dhe po vazhdon trajtimi i pacientëve”, deklaroi drejtori i Spitalit të Gjakovës.

Sipas tij, rreth 21 përqind e personelit shëndetësor janë infektuar me COVID-19. Krahas shërbimeve për pacientët me koronavirus, Hilmi Shala thotë se përveç shërbimeve që kanë mundur të presin të gjitha shërbimet tjera në Spitalin e Gjakovës janë ofruar pa ndërprerë.

Vetëm në 24 orëshin e fundit në qytetin e Gjakovës kanë rezultuar 11 raste pozitive me COVID-19.

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Lajmet

KURIOZITETET E DITËS

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Peshqit formojnë radhë të rregullta në raste urgjence. Kur evakuohen nëpër hapësira të ngushta në situata të dyshimta, tufa peshqish rreshtohen në mënyrë që të mos përplasen ose të mos bllokojnë vijën. Shkencëtarët e interpretuan këtë sjellje si një tregues se peshqit mund të respektojnë rregullat shoqërore edhe në situata emergjente, ndryshe nga ne njerëzit.

 

  1. Ka më shumë qeliza bakteriale në trupin tuaj sesa qeliza njerëzore. Njeriu mesatar ka rreth 56 për qind baktere. Kjo u zbulua në një studim të vitit 2016 dhe është shumë më pak se vlerësimet e mëparshme prej 90 për qind. Megjithatë, meqenëse bakteret janë kaq të lehta në peshë, çdo person është mbi 99.7 për qind njeri.

 

  1. Shumica e maceve ngjyrë xhenxhefili janë meshkuj. Ka afërsisht tre mace ngjyrë xhenxhefili meshkuj për një femër ngjyrë xhenxhefili. Kjo ndodh sepse gjeni i xhenxhefilit gjendet në kromozomin X, që do të thotë se macet femra do të kishin nevojë për dy kopje të gjenit për t’u bërë ngjyrë xhenxhefili, ndërsa meshkujt kanë nevojë vetëm për një.

 

  1. Thonjtë tuaj rriten më shpejt në verën e nxehtë. Kjo ndoshta për shkak të rritjes së furnizimit me gjak në majat e gishtave. Mund të jetë gjithashtu sepse jeni më pak të stresuar gjatë pushimeve, kështu që ka më pak gjasa t’i përtypni.

 

  1. Trekëndëshi i Bermudës nuk është më i rrezikshëm se çdo rrugë tjetër oqeanike e ngarkuar. Misteri i kësaj pjese deti fitoi status legjendar në shekullin e 20-të, por numri i incidenteve në Trekëndëshin e Bermudës nuk është dukshëm më i lartë se në çdo pjesë tjetër të oqeanit.

Continue Reading

Të kërkuara