Shëndet
3 vitaminat më të rëndësishme për të rritur sistemin tonë imunitar dhe ku t’i marrim ato
Konsumi i ushqimeve të pasura me vitaminat e duhura ndihmon sistemin tonë imunitar të luftojë sëmundjet.
Published
4 years agoon
By
UBT newsNjë dietë e mirë ushqimore është arma më e mirë në luftën kundër sëmundjeve.
Konsumi i ushqimeve të pasura me vitaminat e duhura ndihmon sistemin tonë imunitar të luftojë sëmundjet dhe në periudhën që po jetojmë të paturit e një sistemi imunitar të mirë ndihmon të përballojmë më mirë situata të krijuara nga viruse të tilla si COVD-19.
Ja cilat janë 3 vitaminat të cilat konsiderohen si shumë të rëndësishme për të rritur sistemin tonë imunitar:
• Vitamina C- është një nga nxitësit më të mirë të sistemit tonë imunitar. Mungesa e vitaminës C në organizëm bën që trupi tonë të jetë më shumë i ekspozuar karshi sëmundjeve të ndryshme. Ushqimet e pasura me vitaminë C janë: portokallet, qitrot, mandarinat, luleshtrydhet, specat e kuqe, kale, brokoli, spinaqi. Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë vitaminë C në bazë ditore është shumë i rëndësishëm duke qenë se organizmi ynë nuk e prodhon dhe as e ruan atë. Lajmi i mirë është që vitamina C është prezent në një numër të madh ushqimesh sa nuk kemi nevojë të marrim suplemente të vitaminës C, me përjashtim të rasteve kur përshkruhet nga mjeku.
• Vitamina B6 – është jetësore që të mbështesim reaksionin biokimik të sistemit tonë imunitar. Ushqimet e pasura me vitaminë B6 përfshijnë mishin e pulës dhe peshkun e ujrave të ftohta si salmoni dhe tuna. Vitamina B6 e gjejmë edhe në perimet e gjelbra dhe qiqrat.
• Vitamina E – është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon trupin të luftojë infeksionet. Ushqimet e pasura me Vitaminë E përfshijnë arrat, farërat e ndryshme dhe spinaqin.
Si të zgjidhni ushqimet e duhura që ju ndihmojnë në forcimin e imunitetit tuaj:
Një rregull shumë i thjeshtë është që kur shkoni në pazar të zgjidhni perimet dhe frutat e stinës dhe me ngjyra. Sa më shumë ngjyra të kenë aq më të mira janë për organizmin. Mundohuni të konsumoni fruta dhe perime të të gjitha ngjyrave, sepse vetëm në këtë mënyrë do t’i siguroni organizmit tuaj të gjitha vitaminat e duhura që ndihmojnë në rritjen e imunitetit.
E rëndësishme është të dini se një sistem i mirë imunitar ndërtohet duke mbajtur zakone të shëndetshme të të ushqyerit. Për shembull, nuk mund të konsumoni 4 portokalle për mëngjes dhe të mendoni që do t’ju mbrojnë nga viruset. Duhet ta edukoni veten në konsumin e një dietë të ekuilibruar dhe të larmishme ushqimore.
Po kështu, të qenit të hidratuar gjatë gjithë ditës ndihmon sistemin tonë imunitar prandaj mundohuni të pimi sa më shumë ujë gjatë ditës apo të konsumoni sa më shumë ushqime që kanë përmbajtje të lartë uji si: kastraveci, selinoja dhe limitoni pijet që ju dehidratojnë si kafeja./neps.al
Shëndet
Sa ujë duhet të pimë çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët
Published
22 minutes agoon
November 27, 2025By
UBT News
Gjithmonë dëgjojmë këshilla për të pirë sa më shumë ujë për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm.
Ka pasur shumë debate mbi sasinë e duhur të ujit që duhet të konsumojmë çdo ditë. CNN publikon një artikull që sqaron këtë çështje.
Sipas Akademisë Mjekësore Amerikane, konsumimi i ujit ndryshon bazuar në gjini.
Meshkujt rekomandohet të pinë 3.7 litra ujë në ditë, rreth 16 gota, ndërsa gratë 2.7 litra, ose rreth 12 gota.
Dehidratimi mund të shkaktojë lodhje të tepërt, mungesë motivimi dhe vështirësi për të kryer ushtrimet në mënyrën e duhur.
Ai gjithashtu ndikon në përqendrim, kujtesë dhe mund të shkaktojë nervozizëm dhe ankth.
Dy shenja kryesore që tregojnë hidratimin janë etja dhe ngjyra e urinës. Nëse nuk ndjen etje të shpeshtë dhe urina është e verdhë e hapur, kjo tregon që je i hidratuar mirë. Në të kundërtën, tregon se je i dehidratuar.
Dehidratimi ndikon edhe në qarkullimin e gjakut, mënyrën se si pompon zemra dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.
Po ashtu, kripa dhe mineralet që grumbullohen në trup formojnë kristale të vogla në traktin urinar, duke shkaktuar dhimbje.
Personat që vuajnë nga migrena mund të përjetojnë dhimbje më të shpeshta në rast dehidratimi. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Insulina pa gjilpëra, trajtimi i ri që aplikohet në lëkurë
Published
1 hour agoon
November 27, 2025By
UBT News
Krema transdermale e insulinës normalizon glukozën për 12 orë në testimet para-klinike.
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë ka zhvilluar një trajtim të ri revolucionar për diabetin: një krem transdermal që fut insulinën në organizëm përmes lëkurës, duke shmangur nevojën për injeksione.
Ky zbulim mund të hapë rrugën drejt eliminimit të gjilpërave për miliona njerëz që varen çdo ditë nga insulina.
Insulina mund të absorbohet përmes lëkurës
Deri më sot, përdorimi si trajtim lokal ishte konsideruar i pamundur për shkak të madhësisë së madhe të molekulave dhe natyrës hidrofile, që pengojnë depërtimin përmes shtresave yndyrore të lëkurës. Por, duke përdorur minj, mini-derra dhe lëkurë njerëzore të kultivuar, studiuesit arritën të demonstrojnë se insulina mund të futet në trup përmes një sistemi të ri transdermal.
Sipas ekipit kërkimor, polimeri depërtues i zhvilluar prej tyre mundëson shpërndarje jo-invazive të insulinës, duke hapur mundësi të reja për administrimin transdermal të proteinave dhe peptideve në të ardhmen. Rezultatet janë botuar në revistën Nature.
Sfida e barrierës së lëkurës
Aplikimi i barnave përmes lëkurës është i thjeshtë, pa dhimbje e lejon çlirim të kontrolluar të substancave. Stratum corneum, shtresa e jashtme e lëkurës është barrierë e fortë që lejon vetëm molekula të vogla dhe lipofile të depërtojnë.
Insulina, e madhe dhe hidrofile, nuk mund të kalojë natyrshëm këtë barrierë. Studiuesit shfrytëzuan një tipar tjetër të lëkurës, gradientin acid-bazë të pH-së, i cili është acid në sipërfaqe dhe neutral në shtresat e brendshme.
Si funksionon kremi?
Ekipi krijoi një polimer të quajtur OP (poli[2-(N-oksid-N,N-dimetilamino)etil metakrilat]), që ndryshon ngarkesën e tij në varësi të pH-së.
Ky polimer lidhet me insulinën dhe formon kompleksin OP-1:
Në sipërfaqen më të acidifikuar të lëkurës, OP ka ngarkesë pozitive dhe lidhet me lipidet. Në shtresat më të thella, ku pH është neutral, ai humbet ngarkesën dhe shkëputet, duke lejuar insulinën të kalojë pengesën e lëkurës.
Rezultatet para-klinike
Në testet laboratorike dhe eksperimentet me kafshë, OP-1 tregoi rezultate shumë premtuese. Minjtë diabetikë arritën normalizim të glukozës brenda një ore, dhe efekti zgjati 12 orë, me efikasitet të krahasueshëm me injeksionet nënlëkurore.
Mini-derrat diabetikë, modeli më afër njeriut, treguan të njëjtin efekt: glukoza u ul brenda 2 orëve dhe mbeti stabile për 12 orë.
Ky trajtim transdermal përfaqëson një hap të madh drejt mënyrave më të lehta, pa dhimbje e të sigurta të administrimit të insulinës në të ardhmen. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Mos e pini kafenë në çdo orar, ja koha më e mirë sipas ekspertëve
Published
2 hours agoon
November 27, 2025By
UBT News
Për shumë prej nesh, kafeja është një pjesë e domosdoshme e rutinës së përditshme. Ajo është aty për të na dhënë atë dozë të energjisë që na nevojitet gjatë ditës.
Megjithatë, kafeja nuk këshillohet të konsumohet në çdo orar.
Sipas studimeve, duhet të shmangni konsumimin e kafeinës pas orës 02:00 ose të paktën shtatë orë para se të flini gjumë, pasi mund të ndikojë negativisht në gjumin tuaj.
Një studim, botuar në Journal of Clinical Sleep Medicine, zbuloi se konsumimi i kafeinës gjashtë orë para se të shkoni në shtrat ndikonte në cilësinë e gjumit, edhe pse efektet e kafeinës mund të mos ndiheshin më.
Pjesëmarrësit e studimit ishin në gjendje të binin në gjumë pa problem, por cilësia e gjumit nuk ishte njësoj si te dikush që nuk kishte konsumuar kafe disa orë para gjumit.
Sipas studimeve të bëra nga studiues në Britani dhe SHBA, pirja e një ekspresi të dopio tri orë para gjumit mund të kthejë orën e trupit prapa pothuajse një orë. Kjo gjë lidhet me sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet neurodegjeneruese, të tilla si Alzheimeri.
Nuk bëhet fjalë vetëm për kafeinën që gjendet në kafe, por edhe për atë që gjendet te pijet me sodë apo ato energjike.
Koha më e mirë për të konsumuar kafe është ora 10 e paradites. Sa i përket konsumit të përgjithshëm, Klinika Mayo rekomandon mbajtjen e konsumit të kafeinës në 400mg në ditë, ose afërsisht katër filxhanë kafeje. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Shëro aneminë me këto ushqime të fuqishme
Published
20 hours agoon
November 26, 2025By
UBT News
Një ditë, teksa ngjitesh shkallët, ndjen lodhje të tepërt. Më vonë vëren se zemra të rreh më fort se zakonisht, pa ndonjë arsye të qartë.
Kjo të shqetëson dhe vendos të shkosh te mjeku. Për fat të mirë, nuk është asgjë serioze, thjesht hemoglobinë e ulët, pra anemi.
Atëherë lind pyetja: çfarë duhet të hash për të rritur hemoglobinën?
Mëlçia
Ndër burimet më të pasura me hekur, i cili është thelbësor për prodhimin e hemoglobinës. Edhe pse disa njerëz nuk e preferojnë për shkak të shijes, i’a vlen ta provoni. Me kohën mund të mësoheni dhe përfitimet janë të mëdha.
Bishtajoret dhe perimet
Vetëm bishtajoret nuk sigurojnë sasi të larta hekuri, këshillohet t’i kombinoni me ushqime të pasura me vitaminë C, që ndihmon në përthithjen e hekurit. Perimet që përmbajnë vitaminë C, duhen ngrënë të freskëta janë: specat, brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit, speci djegës, spinaqi, majdanozi, karotat dhe panxhari.
Ushqimet e pasura me acid folik
Acidi folik është i rëndësishëm jo vetëm gjatë shtatzënisë, por edhe në rastet e anemisë, pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ushqimet që janë të pasura me acid folik: asparagët, portokajtë, kokrrat e grurit, avokadon, fasulet, sojën dhe farat e kungullit.
Peshqit e kaltër
Ofrojnë yndyra të shëndetshme, vitamina të grupit B dhe Omega-3, të rëndësishme për shëndetin e rruazave të kuqe të gjakut. Disa prej tyre janë salmoni, toni, sardelja dhe skumbria. /A.Z/UBT News/
Biblioteka Kombëtare e Kosovës hap “Koha e shndërrimit: Kosova 1968–1981, dokumente dhe dëshmi”
Sa ujë duhet të pimë çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët
Renault Group shpallet “Prodhuesi i Vitit”
Insulina pa gjilpëra, trajtimi i ri që aplikohet në lëkurë
40 vjet karrierë dhe mirënjohje, Adelina Ismaili nderohet nga Presidentja Osmani
Ndikimi i zakoneve prindërore në zhvillimin e vetëbesimit të fëmijëve
Mos e pini kafenë në çdo orar, ja koha më e mirë sipas ekspertëve
Qeveria e Kosovës mblidhet në ora 12:00
“Dita e Forcës”, Ushtria e Kosovës hap dyert për qytetarët
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së fiton grant prestigjioz kërkimor në Universitetin Çarls të Pragës
