Shëndet

3 kura me xhenxhefil dhe mjaltë

Kundër të ftohurës, gripit e bronshitit.

Published

on

Për plot 5000 vjet me radhë, njerëzimi e ka përdorur xhenxhefilin për të trajtuar një sërë sëmundjesh dhe çrregullimesh. Xhenxhefili mund të përdoret i freskët, i tharë dhe në formën e pluhurit.

Ky zhardhok është shumë i pasur me vitaminë C, hekur, kalçium, fosfor dhe antioksidantë. Ju sjellim më poshtë tre receta me xhenxhefil dhe mjaltë kundër gripit, të ftohurës dhe gripit.

Si Ta Përdorni Xhenxhefilin Kundër Gripit Dhe Të Ftohurës
Gripi dhe e ftohura kanë simptoma të ngjashme siç janë: kolla, acarimi i fytit dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes. Në rastin e gripit, virusi infekton të gjithë trupin dhe shkakton temperaturë. Ndikimi i të ftohurës kufizohet në traktin e sipërm të frymëmarrjes.

Pastrimi i Rrugëve Të Frymëmarrjes Nga Sekrecionet
-2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë,
-4-5 kokrra piperi të zi,
-1 lugë çaji me mjaltë,
-1 gotë (250 ml) me ujë

Përgatitja:
Hidhni ujin në një tenxhere, shtoni xhenxhefilin dhe piperin e zi dhe pasi të marrë valë, lërini të ziejnë për 7 minuta. Fikeni zjarrin dhe lëreni lëngun të ftohet pak. Kullojeni, shtoni mjaltin dhe pijeni ngadalë dy ose tre herë në ditë për të paktën 3 ditë.

Kundër Gripit Dhe Të Ftohurës
Përbërësit

2 lugë gjelle me xhenxhefil të freskët të grirë hollë
2 limonë të përmasave mesatare të ndarë në copa
Çerek filxhani çaji me mjaltë

Përgatitja
Xhenxhefilin e grirë hidheni në një kavanoz. Shtoni copat e limonit dhe përziejini bashkë me lugë druri. Shtoni mjaltin dhe përziejini të gjithë sëbashku. Më pas merrni një lugë gjelle dhe hidheni në një filxhan me ujë të nxehtë. Ky çaj duhet pirë dy ose tre herë në ditë për të paktën 3-4 ditë me rradhë.

Xhenxhefil Kundër Bronshitit
Inflamacioni i rrugëve të frymëmarrjes shoqërohet me një akumulim të madh sekrecionesh. Kundër tyre, ekspertët rekomandojnë shfrytëzimin e vlerave të xhenxhefilit, kanellës dhe mjaltit.

Për këtë kurë ju nevojiten:
-1 lugë çaji me xhenxhefil të grirë
-Gjysëm luge çaji me kanellë,
-1 lugë çaji me mjaltë,
-1 gotë me ujë (250 ml)

Hidheni ujin në një tenxhere dhe shtoni xhenxhefilin dhe kanellën. Vendoseni tenxheren në zjarr dhe lëreni të marrë valë. Kur kjo të ndodhë mbylleni kapakun dhe lëreni të ziejë në një temperaturë të ulët për 5-7 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Më pas kullojeni lëngun dhe hidheni në një filxhan çaji. Shtoni mjaltin dhe pijeni ngadalë. Ky çaj duhet pirë 3-4 herë në ditë për të paktën 3 deri në katër ditë që të trajtoni bronshitin në mënyrë natyrale./AgroWeb.

Continue Reading

Shëndet

Një pilulë, një rrezik, mos vozitni nën ndikimin e barnave!

Published

on

Shumë aksidente rrugore ndodhin si pasojë e përdorimit të barnave, duke përfshirë edhe ato që duket se nuk janë të rrezikshme, si barnat për gripin.

Barnat që ndikojnë më shumë në aftësitë vozitëse janë anksiolitikët (për qetësim), që ngadalësojnë reagimin dhe vlerësimin e largësisë ndërmjet automjeteve.

Të shmangshme për shoferët janë edhe:

Antidepresivët – kundër depresionit

Analgjetikët e fortë – kundër dhimbjes

Antihistaminikët – kundër alergjisë

Statistikat tregojnë se 3–7% e aksidenteve ndodhin për shkak të përdorimit të këtyre barnave gjatë vozitjes. Për siguri, duhet të kalojnë 12 orë nga marrja e barnave deri tek momenti i vozitjes. Përdorimi i tyre më herët rrit ndjeshëm rrezikun për shoferin dhe të tjerët në rrugë.

Vlerësohet se afër 10% e shoferëve përdorin barna për qetësim, duke i ekspozuar veten ndaj rreziqeve të mundshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Hani këto fruta në mëngjes dhe ndjeni fuqinë e stomakut bosh

Published

on

Të hash fruta me stomak bosh në mëngjes është mënyra më e mirë për të nisur ditën.

Kjo ndihmon në pastrimin e organizmit, rrit energjinë, përmirëson tretjen dhe ndihmon në humbjen e peshës.

Frutat janë të pasura me vitamina dhe minerale, por përthithja e tyre maksimale varet nga koha e konsumit.

Nëse hani fruta pas vakteve, vlerat ushqimore ulet, sepse  fermentohen me ushqimin tjetër, duke krijuar acid dhe duke penguar tretjen.

Frutat më të mira për mëngjes:

Kivi: Burim i shkëlqyer i magnezit, kaliumit, vitaminës E dhe C.

Molla: Përmban antioksidantë dhe flavonoidë që ndihmojnë vitaminën C.

Luleshtrydhet: Antioksidantë që mbrojnë nga radikalet e lira dhe probleme të zemrës.

Portokalli: Ul kolesterolin, parandalon gurët në veshka dhe forcon imunitetin.

Fiqtë: Japin energji, qetësojnë organizmin dhe rregullojnë presionin e gjakut.

Shalqini: Përbëhet 92% nga uji, hidratuese dhe e pasur me vitamina, kalium dhe antioksidantë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Studimi i ri: Omega-3 nuk jep përfitime për diabetikët

Published

on

Shtesat me Omega-3, acide yndyrore që gjenden kryesisht tek peshqit dhe që shpesh rekomandohen për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, nuk ofrojnë mbrojtje për personat me diabet, sipas një studimi të ri britanik.

Ky përfundim i shtohet disa hulumtimeve të mëparshme që vënë në dyshim efektin mbrojtës të Omega-3.

Në studim morën pjesë mbi 15,000 persona me diabet, por pa histori sëmundjesh të zemrës.

Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht në dy grupe: njëri mori çdo ditë kapsulë Omega-3, ndërsa grupi tjetër një kapsulë placebo me vaj ulliri.

Ata u monitoruan për më shumë se shtatë vjet. Rezultatet, të publikuara në revistën amerikane “New England Journal of Medicine”, treguan se numri i sulmeve të zemrës, kancereve dhe vdekjeve ishte pothuajse i njëjtë në të dy grupet.

Nuk u vu re asnjë përfitim nga përdorimi i përditshëm i Omega-3 për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare tek diabetikët.

Këto gjetje përputhen edhe me një analizë të gjerë të 10 studimeve, që përfshinë 78,000 persona dhe u botuan në “JAMA Cardiology” në vitin 2018, e cila arriti në përfundimin se Omega-3 nuk parandalon sëmundjet e zemrës tek personat e rrezikuar. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Marramendja që paralajmëron goditjen në tru, si ta identifikoni?

Published

on

Truri reagron ndaj mungesës së oksigjenit me shenja të lehta që shpesh ngatërrohen me lodhje.

Një nga më të rëndësishmet është marramendja, e cila mund të jetë e padëmshme, por në disa raste sinjalizon goditje në tru.

Kur marramendja lidhet me goditjen në tru

Shfaqet papritur, pa shkak dhe e bën të pamundur ecjen e pavarur, tregon dëmtim në trungun e trurit ose trurin e vogël. Ajo shpesh shoqërohet me përzierje, humbje ekuilibri dhe ndjesinë sikur gjithçka rrotullohet.

Marramendja qendrore

Ndryshe nga marramendjet e shkaktuara nga çrregullimet e veshit, marramendja qendrore zgjat më gjatë (20 minuta deri 24 orë), shoqërohet me shenja neurologjike si shikim i dyfishtë, vështirësi në të folur, dobësi në gjymtyrë dhe ecje të paqëndrueshme. Kjo formë lidhet me dëmtim të përhershëm të qelizave të trurit, nëse nuk trajtohet.

Faktorët e rrezikut

Hipertensioni, diabeti, kolesteroli i lartë dhe duhanpirja rrisin rrezikun e goditjes, ndaj vlerësimi i shpejtë mjekësor është thelbësor.

Simptoma tjera paralajmëruese:

dobësi ose mpirje e papritur në fytyrë, krah apo këmbë

vështirësi në të folur ose kuptim

humbje e shikimit / shikim i dyfishtë

humbje ekuilibri

dhimbje koke shumë e fortë dhe e menjëhershme

konfuzion ose humbje vetëdijeje

Çdo marramendje e fortë dhe e papritur është shenjë alarmi. Diagnostikimi dhe trajtimi i menjëhershëm mund të parandalojnë dëmtime të përhershme dhe të shpëtojnë jetë. /A.Z/UBT News/

 

 

 

 

ChatGPT can make mistakes. Check important info.

Continue Reading

Të kërkuara